Braçe: Çmimi i naftës, jo për shkak të taksave, por mungesës së konkurencës

18 Janar 2015, 12:41Ekonomia TEMA

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe ka reaguar sërisht përmes një komenti në Facebook në lidhje me cmimin e naftës në Shqipëri.

Deputeti socialist duke iu rikthyer edhe njëherë situatës në tregun shqiptar dhe cmimeve të shitjes thekson se ato nuk janë rezultat i taksave, por i mungesës së konkurencës dhe normës së lartë të fitimit të vendosur nga kompanitë që importojnë naftën dhe benzinën në vend.

Në këtë kuadër Brace i apelon institucioneve shtetërore për të ndërhyrë dhe ushtruar kontroll në mënyrë që të shmangen cmimet abuzive.

“E vërteta për cmimin e naftës dhe benzinës , taksat dhe cmimin përfundimtar në tabelat e pikave të shitjes!!

Për 1 litër naftë/ të dhënat nga dogana në datën 15 Janar:

Vlera e importit në Portin e Durrësit- 47,663 lekë

Tatimet dhe taksat;

Akciza- 37 lekë

Taksa e Qarkullimit- 27 lekë

Taksa e Karbonit- 3 lekë

Tatimi mbi Vleren e Shtuar- 22,933

Totali: cmimi 1 litër naftë të importuar (bashkë me kostit e transporteve etj) plus taksat dhe tatimet 137,596 lekë të reja 

Cmimi i naftës në pompë 167 lekë të reja, diferenca 30 lekë për litër.

Kjo diferencë, sipas tregëtareve janë shpenzime të brendshme dhe fitimi!!!

20% e vlerës së 1 litër naftë të importuar plus taksat!!!

Për 1 litër benzinë/ të dhënat nga dogana në datën 16 janar:

Vlera e importit në portin e Durrësit- 42,856 lekë

Tatimet dhe taksat: 

Akciza- 37 lekë

Taksa e Qarkullimit- 27 lekë

Taksa e Karbonit- 1.5 lekë

Tatimi mbi Vleren e Shtuar- 21,671 lekë

Totali: Cmimi 1 litër benzië të importuar (bashkë me kostot e transportit etj) plus taksat dhe tatimet  130,027 lekë të reja

Cmimi i benzinës në pompë 170-172 lekë të reja, diferenca 40 lekë për litër.

Kjo diferencë sipas tregtareve janë shpenzime të brendshme dhe FITIMI!!!

30% e vlerës së 1 litër naftë të importuar plus taksat!!!

Tani, disa të vërteta të tjera;

E para, shpenzimet e familjeve për nafte, benzinë e gas janë vetëm 3% e shpenzimeve familjare; nuk kanë qenë kurrë 10 %, pra janë vetëm 3 lekë në 100 lekë shpenzime;

E dyta, nuk jane taksat që frenojne uljen e cmimit; përkundrazi sic është verifikuar dhe gjatë muajve të fundit, cmimi në pompë është ulur pavarësisht taksave; sa herë ulet cmimi i importit të naftës e benzinës, për shkak të tvsh , ulet dhe vlera e taksave që paguhen.

E treta, vlera e taksave të paguara nuk është 1000 lekë të vjetra për litër dhe kjo verifikohet lehtë në doganë llogaria e së cilës është më lartë;

E katërta, mungesa e konkurences në treg mban të larta, sic i shihni normat e fitimit të kompanive të tregtimit të hidrokarbureve; kontrolli i tregut për të dy produketet nga vetëm 3 kompani , udhëzimi në fuqi që ka kthyer kompanitë e tregëtimit me pakicë në agjentë të kompanive të shumicës , të cilat përcaktojnë cmimet, cilësia jo standarde e naftës së tregëtuar, ka cënuar rëndë konkurencën dhe bën që në treg të kemi cmime të padrejta të naftës dhe benzinës!!

Këto cmime po pasurojnë tregëtarët që kanë nën kontroll tregun!!

Ndaj edhe një herë: institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë për të ndryshuar ligjet, udhëzimet, kontrolluar sasinë e cilësinë e naftës e benzinës në cdo pompë për të cliruar tregun dhe reflektuar plotësisht uljen e cmimit të naftës e benzinës!!”, shkruan Brace në Facebook. /gj.k/

8 komente në “Braçe: Çmimi i naftës, jo për shkak të taksave, por mungesës së konkurencës”

  1. qeveria vs popullin says:

    erion palla
    mungesa e konkurences i ka rrenjet tek korrupsioni i qeverise
    harrove sa pika karburanti u fute fadromen per interesa te kunkuruesve ne lidhje te afert me kurvat e qeverise

  2. Dibrani says:

    Kur flet ky me ze barku

  3. Zef Kallami says:

    Tashti Ejron.Ose po punohet ne tregun me pakice te karburantit me ligjet e Berishes ose me ligjet e juaja.Nese jane me te Berishes i ndryshoni ne favor te tregut me pakice per popullin.Nese jane ligje te vendosur nga pushteti i juaj jeni te gabueshem,korigjohuni dhe sherbini popullit.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nafta kovertohet me dollarin,kur ai eshte i dobet ngrihet cmimi i naftes,kur forcohet dollari ulet ulet cmimi i naftes.
    Cmimi i naftes ne Shqiperi,nuk duhet te ishte ngritur,sepse dollari ishte ulur ne vlere me lekun,z ekonomist !

  5. fiqiri says:

    Ky bracja as llogari nuk di te beje. Po pse nga Durresi deri ne korce tropoje konispol si shkon Nafta fluturon? Po pagat e pononjesve neper pikat e shitjes po dritat qe ne shume pika ikin dhe i duhet qe te ndezin gjeneratore per te punuar. Kjo llogaria jote eshte qesim, O loqe je kryetari i komisionit te ekonomise dhe jo Mero Baze nuk mund te besh ti keshtu llogarishe as neper facebook. Po kostot per rezerven e detyrushme qe duhet te mbajne Firmat ku e ke jane cisterna ekstra qe shteti ngaqe nuk i nderton dot vete ja ka kaluar ne kurriz privatit. TI e ke mbingarkuar aty ku svete me kete treg. Me siguri qe dhe Firmat qe importojne japin ne dogane nje cmim me te ulet se ai qe e blejne ne realitet se po te taksoheshin me cmimin qe e blejne realisht Disel apo benzine cmimi duhet te ishte shume me i larte. Thjeshte me sasine qe harxhon shqiperia edhe sikur te ishte nje shperndares nuk mund te marresh Disel apo benzine me cmimin e burse po te pakten 20 a 30 dollare me lart.

  6. k....ALB says:

    Ky nuk eshte erion palla por erion PYKA.
    per kete fajn e ka akoma Berisha.
    Vetem te lehe di,e kane fajn konkurenca,institucionet dhe jo qeveria.
    Kur nuk ishin ne pushtet e kish fajIn qeveria dhe jo institucionet.
    kur eshte puna per pushime masive nga puna per mos-pagese korenti nuk pyeten institucionet,por me nje fiale te Rames i pushuan nga puna.
    keni qeverine,keni gjithcka ne dore,por te pakten mos lihni si zagare,se nuk keni faj.Ose pranoni qe kompanite e tregetimit te karburanteve i kane deputetet tuaj,ose e ndajne fitimin me ju HAIDUtE.
    MOS FOL ME ERION SE jE KAtANDISUR SI BLEONA,PER PAK VEMENDjE NUK DI SE CFARE FLEt.
    ME VjEN PER tE VjELLE,KUR E DEGjOj EMRIN tEND

  7. treporti says:

    Jepni licenca import exporti pikave te shitjes,qe ta marrin naften lire dhe te konkurojne me cmimet!E keni lene importin e naftes ne dore te dy tre felliqesirave,qe merren vesh mes tyre dhe nuk ngopen duke rrjepur kete popull.Pastaj ankoheni se ju vene vlonjatet bomba poshte karreklles.Po eshte haku i popullit dhe nuk na dhimbseni fare!

  8. Adri says:

    Po mire e thua ti se harrove qe kur hipe ne pushtet e rrite taksen me 10 lek/l dhe tani me vendim te k…. te ministrave e rrite lejen e shfrytezimit te bashkise (komunes) 16 here ku do dalin keto pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje