Në vijim të vizitës në Paris, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka deklaruar se Shqipëria është duke punuar shumë për përmirësimin e imazhit të saj.
Ajo ka qenë e ftuar si paneliste në konferencën “Reputation War ”, me temë: “Si të ndryshosh imazhin mbas një dekade të një reputacioni negativ”. Ministrja foli për sfidat e vendit pas viteve ‘90, imazhin e Shqipërisë në botë dhe punën e reformat që janë bërë për ta ndryshuar konkretisht vendin dhe imazhin pas shumë vitesh reputacion jo të mirë.
Gjatë fjalës së saj në konferencë, Gjermeni theksoi ndër të tjera se 2014-a ka qenë një vit i mbarë për Shqipërinë në kuadër të njohjes dhe një prezantimi dinjitoz të vlerave të vendit.
Gjatë ditës së dytë të vizitës së saj në Paris, Gjermeni është takuar edhe me Këshilltarin Special të Ministres së Mjedisit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjetikës Jean – Louis Bianco.
Ata kanë biseduar mbi mundësi bashkëpunimi në kuadër të eficencës së energjisë veçanërisht në banesat sociale duke reduktuar kështu kostot e energjisë elektrike.
Nga ana e saj Gjermeni njohu zyrtarin francez me nismat e ndërmarra nga institucioni që ajo drejton, kryesisht në planifikim, urbanizimin e ndërtimeve informale dhe projektimit të vend depozitimeve të mbetjeve urbane.
“Ne e konsiderojmë bashkëpunimin me Francën dhe Ministrinë e Mjedisit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjetikës të frytshëm dhe urojmë që në të ardhmen ky bashkëpunim të intensifikohet dhe me projekte të tjera të përbashkëta dhe ofrimin e ekspertizës franceze dhe në fusha të tjera.
Ajo çka ne po realizojmë me Conservatoire Littoral për Ligjin e Bregdetit dhe projekti për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ishullit të Sazanit i shërben jo vetëm zhvillimit të turizmit por zhvillimit të integruar të territorit duke mbrojtur dhe ruajtur natyrën dhe mjedisin”, tha Gjermeni. /gj.k/
Mos u tall o Mero me kete te shkreten… Fshati qe duket zdo kallauz…
Eshte takuar me keshilltarin e homologut te saj ? Kjo po qe eshte arritje !
Ministrja Gjermeni takohet me KESHILLTARIN e ministrit te per te diskutuar punet e shtetit ..
Goxha imazh te mire paska qeveria.
Mbi mundesi bashkpunimi,……nismat e ndermarra,…..urojme qe ne te ardhmen ky bashkim te intesifikohet,……ajo çka ne po ralizojme,……
Gjermeni: Po punojmë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë,……prit magjar te te bie bar i thojne kesaj pune
Te rrofte vizita me leket e tax paguesve
Edhe veten turiste do e llogarisi kur te kthehet kjo ministria e fermes clirimi. Mire qe si kane cuar pastrueses per takim por keshilltarin. Ministri idiote per nje sektor strategjik. Ministri me ministre mediokre e plot te pa afte. Edhe saliu e kishte me seriozisht turizmin se kjo
Zhvillim i qendrueshem i ishullit te SAZANIT?
Ore seriozisht e ka Rama me kete apo po tallen me ne. Si do zhvillohet ky ishull, cfare produkti turistik do zhvillohet , cfare target grupi do i drejtohet, me ke do konkuroje, sa eshte investimi, dhe cilat jane mendjent e ndritura ne ministrine e turizmit qe kane aftesi per kete projekt. Cilet jane ata qe kane kompetenca dhe aftesi per te zhvilluar Sazanin?
Dhe nese ka nje projekt per zhvillim te qendrueshem a mjafton qe lajmi te jepet te rreshti i fundit i nje vizite mediokre ku se takon as homologu i vet po dergon nje shokun e vet……..
Jean Louis bianco eshte keshilltar,po ishte shet kabineti i Présidentit Mitterrand,zedhenese i disa qeveri socialiste…edhe kojshi i shqiptareve ne jug te Frances,ku femijet e tij Jane ditur me shqipet!
a po eshte dhe komshi me shqiptar qenka ne rregull pastaj. kerkojme ndjese se qenkemi nxituar ne komente. Dmth MINISTREN e takon dikush qe nuk eshte minister po ka qene shef dikur e eshte edhe komshi me shqipe ne france ?
Te ka lali shpirt oteka lali xhan
Ne nuk duam permiresim imazhi,por duam permiresim real,kio e siell imazhin e deshirueshem.
2 here minister ,e jo minister ne shqiperi,Shet kabineti te Préside tit Francez e jo te presidentit alla berisha axho!