Kompensimi i energjisë/ Veliaj: Mbajmë premtimin për 203.928 familje

16 Janar 2015, 16:22Ekonomia TEMA

Ministri i Mirëqenjes Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, publikon kadegoritë që do të përfitojnë nga heqja e fashës mbrojtëse për energjinë, duke pohuar se ne mbajmë premtimin për 203.928 familje.

“ Mbajmë Premtimin për 203.928 familje. Nga 1 janari, pensionistët kryefamiljarë, familjet në nevojë dhe PAK e nisin vitin me 648 lekë (të reja) më shumë çdo muaj për kompensimin e energjisë”, shkruan Veliaj në statusin e tij Facebook dhe orientuar për të klikuar për më shumë informacion në faqen zyrtare të ministrisë http://www.sociale.gov.al/.

Kategoritë përfituese janë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, qe do të marrin 648 lek/muaj si kompensim pas heqjes së fashës për energjinë elektrike. Kurse, mosha e daljes në pension për funksionarët e lartë të shtetit do të rritet me pesë vjet, nga 55 që ishte, në 60 vjeç. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, njoftoi gjatë një konference për shtyp dy vendimet e qeverisë shqiptare.

Sipas statistikave, “familje me ndihmë ekonomike 88.094, kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti  80.000, familje që kanë në përbërje PAK ,  7000, të verbër (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016, para e tetraplegjikë (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818, punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj , 9000 dhe janë gjithësej 203.928 familje, të cilat do të marrin kompensim për energjinë elektrike”.

Ministri Veliaj e shoqëron postimin e tij me një foto ku citohet “Nga janari 648 leke çdo muaj për kompensim të energjisë elektrike”. /gj.k/

6 komente në “Kompensimi i energjisë/ Veliaj: Mbajmë premtimin për 203.928 familje”

  1. safeti says:

    6 dollar cdo muaj? gjys kile mish cdo muaj? me ke tallesh ti more karagjoz

    1. meri says:

      safet gurmazi gjalle qenke .. me bureket e pushtetit qe ishe dje rron akoma o matuf.. lanaraq, humbe keq e o zbikth

  2. anonim1234 says:

    punonjesit e privatit diskriminohen me te shtetit pa asnje arsye te ligjshme!

  3. feniks says:

    Kompesimi per energjine elektrike si rrjedhoje e heqjes se fashes deri ne 300kw,eshte shume i sakte.
    Deri ne 300 kw nuk paguajme asnje qindarke me shume se me pare!
    Ajo,qe vlen te theksohet eshte se shqiptaret me kete ndyshim,jo vetem nuk do paguajne me shume per energjine elektrike,por nga ulja e cmimit te mewparshem nga 13,5 leke per kw/h qe ishte,tani u be 9.5 leke per kw/h,pra do paguajme me pak!
    Ketu kane te drejte vetem “CUBAT” e Berishes qe nuk kane paguar asnje lek per 24 vjet rresht dhe tani TMERROHEN se nuk mund te vjedhin dot!
    MORI FUND “LUMTURIA” e juaj!
    Ja per keto leshime e donit Berishen ju,shpellare te ndyre!!!

    1. anonim1234 says:

      o shoku injorant po 500 mije famije qe nuk kompesohen dhe nuk shpenzojne me shume se 450 kw si do ja bejne me kete cmimin e “mesatarizuar” ?! Ik mor toc partishe andej!

  4. anonim1234 says:

    premtimi do te ishte mbajtur po te ishte ulur cmimi dhe tvsh per energjine ne 6%! Legena!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje