Pezullohet kompania e kontraktuar për "Rrugën e Kombit"

16 Janar 2015, 13:10Ekonomia TEMA

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit pezullon aktivitetin e firmës së ndërtimit “Victoria Invest-Internacional” me motivacionin e moszbatimit të procedurave.

Kompania në fjalë  është kontraktuar në vitin 2006 për ndërtimin e segmentit të tretë të rrugës Durrës-Morinë. Para se të bëhej pezullimi i aktivitetit të këtij subjekti, Inspektorati i kishte vendosur një gjobë prej 1 milion lekësh disa ditë më parë.

Kryeinspektori Ergys Agasi ka deklaruar se: Subjektit i pezullohen punimet deri në plotësimin e procedurave për dokumentacion”.

Kjo do të thotë se për këtë pezullim nuk ka afate të parapërcaktuara pasi në momentin e parë që do të bëhet plotësimi i procedurave për dokumentacionin ky subjekt do të rinisë aktivitetin e saj në Shqipëri.

Deri në plotësimin e dokumentacionit ky subjekt është i detyruar të pezullojë të gjitha punimet. /gj.k/

8 komente në “Pezullohet kompania e kontraktuar për “Rrugën e Kombit””

  1. dealfa says:

    Mendjen e kane te vjedhja……dhe jo te mirembajtja e rruges se KOMBIT !!!!

  2. stili says:

    Me ne fund erdhi shteti vdiq rrumpalla dhe hajduteria,,bravo cuna ,,,!

    1. i says:

      Erdhi shteti??? Pezullim pq afat do te thote qe mbas 2 vjetesh ai vjen dhe vazhdon punimet. Qe do te thote punimet do ti bej ajo firme gjithsesi deri sa ti japi leket atyre tek ministria e mjedisit. Nqs donin i prishnin kontraten atyee qe nuk kane respektuar procedurat

  3. Pilo Lala says:

    Bravo Qeveria.
    Zgjidhni cdo kontrate qe ka bere Berisha, se vetem hajdute ka kontraktuar.

  4. arjani says:

    Sa injorante qe jeni o zot. Ketu po shkaterrohet cdo gje, e po terrorizohet nje popull i tere ju thoni bravo, mallkuar qofte e majta, fatkeqesia e ketij populli.

    1. ardi says:

      njerez si arjani jane shushunja qe pine gjakun e ketij populli,jane mesuar me te vjedhur,vrare e duke qeshur me vuajtjet dhe lotet e ketij populli-tani qe po kryhen reforma kudo njerez parazit si komentuesi i mesiperm shprehin mllefin e korrupsionit me mentalitetin berishian………sa keq per kete popull

      1. arjani says:

        Cilat reforma mo ditezi ? Ju bete 21 Janarin per Ilir Meten dhe tani bashkeqeverisni me te. Qe ne vitin 1941.qe jeni krijuar vetem vuajtje keni sjell per kete popull.

  5. Luciano Boci says:

    Bukur.
    Kjo firme pastron Tiranen dhe ka si pronare reale 2 vellezer nga Elbasani te cilet kane qene nen kerkim per vrasje per 7 vjet nen qeverine socialiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje