Haxhinasto: Prioriteti madhor, siguria e qytetarëve në rrugë

17 Janar 2015, 15:01Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi ditën e sotme inspektimin pranë Shërbimit të Kontrollit të Transportit Rrugor, pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Haxhinasto vlerësoi Shërbimin e Kontrollit të Transportit Rrugor, si një strukturë të rëndësishme për sistemin e transportit, pasi ky shërbim me ushtrimin e veprimtarisë së tij siguron kontrollin e shfrytëzimit ekonomik të mjeteve tregtare, kontrollin e shfrytëzimit e infrastrukturës rrugore në vend, kontrollin e gjendjes fizike të automjeteve tregëtare që përdoren në transport dhe garantimin e sigurisë rrugore për  përdoruesit e rrugës.

Ministri nënvizoi se në funksion të objektivave kryesorë të këtij shërbimi kjo strukturë duhet të ofrojë etikë të lartë dhe marrëdhënie korrekte me biznesin dhe qytetarët.

Sa i përket organizimit, kapaciteteve njerëzore dhe aftësive profesionale të tyre, ai theksoi rritjen e këtyre kapaciteteve me qëllimin final rritjen e cilësisë së shërbimit.

“Prioriteti madhor i juaji theksoj është siguria e qytetarëve në rrugë, kjo është pjesë e planit kombëtar për sigurinë rrugore i cili ka arritur rezultate të dukshme gjatë vitit të kaluar, por detyrat dhe sfidat mbeten të mëdha, pasi në shfrytëzimin  e rrugëve si  aset kombëtar apo për garantimin e sigurisë rrugor. Ky shërbim ka edhe një mision tjetër të rëndësishëm, i cili është rregullimi i sistemit të përgjithshëm të  transportit, për shfrytëzimin harmonik të të gjithë formave të transportit, me qëllim që rrugët  të mos keqpërdoren dhe të mund të përdoren forma të tjera të transportit siç është hekurudha” – tha Haxhinasto.

Ai theksoi se transporti i mallrave të rënda, veçanërisht ai i naftës dhe mineraleve duhet të shkojë drejt transportit hekurudhor.

Ministri Haxhinasto vijoi me rëndësinë që ka zbatueshmëria e ligjit për Shërbimin e Kontrollit të Transportit Rrugor dhe  kërkoi që gjobat mos të shndërrohen në qëllim në vetvete, por të jenë masa parandaluese dhe dekurajuese për çdo formë shkelje

Në fund të fjalës së tij ai garantoi vëmendje dhe angazhim maksimal në këtë strukturë dhe vendosjen e një komunikimi  të drejtëpërdrejtë intensiv me këtë shërbim, për realizimin me sukses të objektivave parësorë për sigurinë e qytetarit dhe ruajtjen e rrugëve.

5 komente në “Haxhinasto: Prioriteti madhor, siguria e qytetarëve në rrugë”

  1. Job says:

    Bisedoje njher me Liken per pune te prioritetit se to vete nuk ke ndonje prioritet vec sherbimit te Likes

  2. taku says:

    po pra filloje nga karrocat me kale dhe papaqat pa targe qe qarkullojne ne rruge se lat name

  3. Arben says:

    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

  4. Arben says:

    BURG BURG BURG

    SEKUESTRIM PASURIE
    SEKUESTRIM PASURIE
    SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR MUTIN DHE BANDEN E TIJ

  5. arjani says:

    Me cilet do ta besh kontrrollin me keta militante te LSI qe ke mbledh ketu ? Keni qe kur keni ardh qe i keni dhene dermen kesaj drejtorie, hajduta me cizme, sa turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje