PD: Taksat e Ramës e bëjnë karburantin më të shtrenjtin në botë

19 Janar 2015, 12:16Ekonomia TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë, se është përgjegjëse për mos uljen e çmimit të karburanteve në vend.

Sipas deputetes Jorida Tabaku, shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë në botë karburantin, edhe pse çmimi i tij është ulur në mënurë drastike.

Tabaku tha se kjo ndodh për shkak të taksave të qeverisë.

Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin se rritja e taksave është një faktor kyç që ka ndikuar drejtpërdrejtë në mos uljen e çmimit të naftës aq sa vendet e rajonit.

Për dy vite me radhë qeveria ka rritur taksën e qarkullimit çdo herë me 120 lekë. Si rezultat i këtyre dy rritjeve shqiptarët paguajnë shtesë 240 lekë për çdo litër karburant që përkthehet në 1000 lekë taksa për çdo litër karburant.

Qytetarët e vendit paguajnë 1.40 euro/litër diesel në pikat e karburantit më shtrenjtë se sa Gjermanët që e paguajnë 1.34 euro/litër, Hungarezët 1.26 euro/litër apo edhe maqedonasit që paguajnë 1 euro/litër. Pra, jemi një vend lider për sa i përket çmimit të dieselit në treg dhe kjo falë taksës së qarkullimit e cila është rritur gjatë dy paketave fiskale të qeverisë së rilindjes.

Konsumatorët, paguajnë 240 lekë më shumë për taksën e qarkullimit se sa në dhjetorin e vitit 2013. Nëse në Dhjetorin e vitit 2013 qytetarët paguanin 538 lekë/litër taksa pa TVSH-në e përfshirë, falë dy rritjeve të taksave ato paguajnë 240 lekë/litër më shumë. Kjo rritje ka ndikuar drejtpërdrejtë në çmimin e karburantit që megjithëse cmimi për barrelë në krahasim me dhjetorin 2013 ka rënë me 30$, cmimi në vendin tonë nuk lëviz. Duke ndikuar edhe tek bizneset, që kanë rritur çmimet e produkteve të tyre, sidomos produktet e fermerëve duke ndikuar drejtë për drejtë tek çmimet e produkteve bujqësore.

Për ato që nuk kanë sy të shikojnë e veshë të dëgjojnë, llogaritë janë të qarta plot 1000 lekë taksa për litër! E ndërkohë që cmimi në bursa ndryshon, e kursi i këmbimit ndryshon si përqindje taksat vazhdojnë të rriten!

Duke patur parasysh pagën mesatare mujore në Shqipëri, që është 52150 lekë/muaj, llogaritë janë të thjeshta dhe shqiptarët paguajnë 10% të të ardhurave të tyre si rezultat i rritjes së cmimit të karburantit. Nuk e dimë se sa do t’i vijnë në ndihmë qeverisë, politikat e saj patetike në të mirë të shëndetit ndërsa qytetarëve të vendit kjo papërgjegjshmëri do t’i kushtojë sipas institucioneve ndërkombëtare një dëm prej 0.7% të produktit të brendshëm. Dëm, që na vjen si dhuratë për shkak të mos uljes së çmimit të karburanteve që po ndikon në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe konsumit.

Për sa më sipër, jemi të vendosur në betejën tonë, për të mbrojtur dhe për të qenë zëri i qytetarëve kundër një qeverie që dita ditës po i merr frymën. Për këtë arsye i kërkojmë qeverisë të rishikojë paketën fiskale për të ulur taksën e qarkullimit e cila po ka efekte të konsiderueshme në ekonomi. I kërkojmë qeverisë që t’i thërrasë arsyes, jo sepse kështu kërkon opozita, por sepse i ka vendosur lakun në fyt ekonomisë dhe konsumit të qytetarëve. Sepse kjo është kërkesa e përsëritur e bizneseve, qytetarëve, dhomave të tregtisë e fermerëve”, u shpreh deputetja demokrate./b.l

12 komente në “PD: Taksat e Ramës e bëjnë karburantin më të shtrenjtin në botë”

  1. Hanifja says:

    U t’ rafte pika mi Jorida

    E gjete ene ti nji sebep me dal cdo dit n’ televizoj.

    Ani ska gajle se goc simpatike je. Ne durojm tu pa cdo dit Grigje Sumen jo ty qe fundja je vajz e ndershme.

    1. Xha Barka says:

      Te gjithe 1 mu,t jeni ju,po edhe ky Rama po na del legen burre!

    2. dimri kuq says:

      A ka noi njoni noi gjo per lajmin,,,,o militante te trashe

      apo pa buke e pa uje rrime,vec ju mos u zini,,,,popull skizofren

    3. goni says:

      Jo moj Jorida, ta ka ne thene gabim.Nuk e rrit cmimin taksa e qeverise nga e cila merr dhe ti rrogen por fitimi 25% per liter qe fitojne matrapazet qe e tregetojne.Ne 100 mije leke nafte, 25 mije i merr fitim tregtari shto ketu dhe 10 mije nga shitja e sapunit per djathe( abuzim me cilesine.Nje fitim kaq i madh konsiderohet i palogjikshem dhe abuzues sidomos ne nje vend prodhues nafte.Norma e fitimit nuk duhet te jete me teper se 15%.

    4. jani says:

      Oj Hanife,po mire e the !

  2. hoxhë efendiu says:

    Pse mos e uli ndonjehere saliu me 40 hjadutet kur ishte ne maje te kalit ?

    1. ALB. says:

      Po ne ate po themi,njeri me mjalte se tjetri.

  3. tom says:

    Zonje e nderuar per ta bere te besueshem dhe trasparent artikullin tuaj duhet ti shtoni dhe argumentin e forcimin te dollarit kundrejt lekut. Ndoshta do ta kuptoni…

  4. Kritiku says:

    Makineria Rrumpalle e PD-se vazhdon punen e saj. Njerez komplet analfabete funksionale qe nuk kuptojne as vete ato qe flasin. Tabaku si pjese e grupit “na bashkoi injoranca”(PD), e tregon vete se sa injorate eshte dhe jo me te merret me ekonomine e vendit. Ajo nuk e ka idene kur flet per shifra dhe nje here flet me “leke te vjetra” dhe nje here me “leke te rinj”. Thote qe taksa eshte rritur 240 leke/liter!
    Perse nuk permend Tabaku qe edhe ne kohen e “largqoftit” dhe me nder Berisha si Kryeminister, kishim te njejten ulje te çmimit te karburantit ne Bote dhe ne Shqiperi as qe u reflektua fare? Apo ato qe bejme ne jane te drejta dhe çdo qe bejne te tjeret jane gabim?

  5. neveri says:

    O burra te bashkohemi me PD, se per 24 vjet beri shaka kurse tani e tutje per kusurin e jetes tone qe na ka mbetur do te beje mrekullira.

  6. maximus says:

    keta majmunet e pd-se na çane k***n, kaq shume po u dhimbset ky popull sa si ze gjumi naten, sepse kur ishin ne pushtet as qe u vinte nder mend se populli ekzistonte, dhe i bene te 1000-at atij per ta varferuar dhe poshteruar. yyyyytttttt race e ndyre, kurse sa per çmimin, shikoheni tek tregtaret se ata e mbajne çmimin kaq te larte, nje tregtar karburanti ne BE fiton , nga 7-14%, dmth ne 1 l nuk fiton me shume se 14cent.

  7. RILINDJA E LESHIT says:

    oo neveri or gomar po vete gazeta tema e tregoi 1liter dizel 1.66euro ne gjermani eshte 1liter 1,o6euro dhe kur ben krahasim me te ardhurat mujore 200euro ne Shqiperi me 2500euro ne Gjermani.E MJERA SHQIPERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje