Akuzat e PD/ OSHEE: Fabrikës së tullave në Korçë i është prerë energjia që në 29 Dhjetor

18 Janar 2015, 17:07Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka hedhur poshtë deklaratat e Partisë Demokratike, sipas së cilës, OSHEE  ka lejuar të vijojë aktivitetin dhe nuk i ka prerë energjinë një fabrike tullash, që sipas deputetes Albana Vokshi, është në pronësi të deputetit të LSI-së Piro Kapurani, dhe me fatura të papaguara.

OSHEE sqaron se kësaj fabrike i është ndërprerë energjia dhe ende sot nuk i është rikthyer.

“Sa i takon kontratës së një biznesi që i referohet në deklaratë Partia Demokratike, OSHEE deklaron se kjo kontratë ka qenë pjesë e listës së debitorëve kryesorë që është dërguar për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Rajoni i Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë e Tensionit të Lartë ka bërë ndërprerjen e klientit nga nënstacioni që në datën 29 dhjetor 2014.

Në datën 9 janar, klienti është verifikuar sërish dhe energjia në këtë subjekt vazhdon të jetë e ndërprerë deri në likuidimin e plotë të detyrimeve”, thuhet në deklaratën e OSHEE-së.

Më tej, OSHEE i bën thirrje PD-së të lërë këtë kompani të bëjë detyrën e vetë.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i bën thirrje Partisë Demokratike që ta lërë të rimëkëmbet kompaninë që ajo vetë rrënoi për tetë vitet e qeverisjes së saj”, ka deklaruar OSHEE. /gj.k/

16 komente në “Akuzat e PD/ OSHEE: Fabrikës së tullave në Korçë i është prerë energjia që në 29 Dhjetor”

  1. ilir says:

    Po ju keni burgosur njerez per 2000 leek qe skane paguar dritat, ndersa ketij analfabetit me gjimanz dhe dy fakultete te blera ja paskeni nderprere energjine. Shame te zhgenjyer nga Rilindja selektive. Mjere populli! Turp per Korcen qe perfaqesohet nga te tille njerez ne parlament. Une jam I majte, por vertet ketu besoj kur demokratet thone qe kemi nje parlament te kriminalizuar dhe mbushur me injorant me diploma te blera si ky personi lartpermendur.

    1. Cajupt says:

      Ti mendon se berisha mund te largohej ndryshe?. Ky eshte cmimi qe duhet te paguajme

  2. Arben says:

    ME SHKRESA PO MORE ASHTU ESHTE E NDERPRERE.

    CFARE BEHET NE FAKT, THUAJ.

    JAM KURIOZ ME CFARE PO I PRODHON TULLAT QE PO SHET KY MIKU????!!!!

    RROFTE LSI

    RROFTE ILIR MUTI….

  3. Diaspora says:

    Po Fabrika e Tulles nuk eshte e Piro Kapuranit-po eshte e theksoj eshte e Piro Bajamkes! Mjaft se late nam ju te PD-se me dezinformim! Ka qene e Spiro Bardhit dikur-dhe ja bleu PIRO BAJAMKA! Keta vetem emrin kane PIRO -per PIRO!

    1. diaspora says:

      eshte fabrike tjeter o mik
      hane inat keta per fabrika

  4. oshee says:

    o diaspora eshte fabrike tjeter ajo e bajamkes

  5. Kastrioti says:

    Mos bini pre’ e propagandës dashakeqe dhe antishtet të SHQUP-it.
    SHQUP-i ndihet :
    -ziliqar, ngaqë vetë nuk diti dhe nuk deshi të bëjë shtet
    -i prekur në interesa, ngaqë ithtarëve të vet -ushtarëve kamikazë të fushatave të veta do u duhet të paguajnë. Bastionet e tyre (Kamza, Bathorja, Paskuqani, Sauku, Këneta DR,etj., është hera e parë në këta 24 vjet që shohin faturë korenti me sy; kur të tjerët(“budallenjtë”,”komunistët”,pensionistët,…) paguanin RREGULLISHT për 24 vjet.
    Duam barazi sociale???
    Për të qënë të qartë: ASKUSH nuk është futur në burg se është debitor.
    -Janë burgosur ME TË DREJTË ata që pas kaq kohe paralajmërim NUK KISHIN HEQUR LIDHJET E PALIGJSHME të energjisë (pa kontrata); pra edhe pse u njoftuan prej 2 muajsh ,vazhdonin TË VIDHNIN me kokëfortësi.
    -Janë burgosur gjithashtu edhe ata persona që,për shkak të debisë u është shkëputur furnizimi derisa të paguanin apo të lidhnin akt-marrëveshje, por ata përsëri kanë LIDHUR VETË energjinë- pa paguar asgjë. Edhe kjo është VJEDHJE dhe duhet TË NDËSHKOHET .

  6. Kastrioti says:

    Mos bini pre’ e propagandës dashakeqe dhe antishtet të SHQUP-it.
    SHQUP-i ndihet :
    -ziliqar, ngaqë vetë nuk diti dhe nuk deshi të bëjë shtet
    -i prekur në interesa, ngaqë ithtarëve të vet -ushtarëve kamikazë të fushatave të veta do u duhet të paguajnë. Bastionet e tyre (Kamza, Bathorja, Paskuqani, Sauku, Këneta DR,etj., është hera e parë në këta 24 vjet që shohin faturë korenti me sy; kur të tjerët(“budallenjtë”,”komunistët”,pensionistët,…) paguanin RREGULLISHT për 24 vjet.
    Duam barazi sociale????
    Për të qënë të qartë: ASKUSH nuk është futur në burg se është debitor.
    -Janë burgosur ME TË DREJTË ata që pas kaq kohe paralajmërim NUK KISHIN HEQUR LIDHJET E PALIGJSHME të energjisë (pa kontrata); pra edhe pse u njoftuan prej 2 muajsh ,vazhdonin TË VIDHNIN me kokëfortësi.
    -Janë burgosur gjithashtu edhe ata persona që,për shkak të debisë u është shkëputur furnizimi derisa të paguanin apo të lidhnin akt-marrëveshje, por ata përsëri kanë LIDHUR VETË energjinë- pa paguar asgjë. Edhe kjo është VJEDHJE dhe duhet TË NDËSHKOHET .

    1. Mira says:

      Ske turp qe genjen!

  7. shaban says:

    Po ai qe vari veten per 35000 te pa paguara dhe se e paskej lidhur korentin me kontatorin e shtepise pse u denua.pastaj si nuk u quaka vjedhje kur nje njeri me gjithe se eshte i pasur,deputet me nje rroge te majme nuk i paguan ata qe i ka vjedhur shtetit.TE PAKTEN DUHET TE HIQET SI DEPUTET ASHTU SI U HOQEN POLICET E BURGUT DHE ZV MINISTRJA PER 12000 LEKE TE VJETRA.

    1. elio says:

      Fabrika eshte sh.p.k. Pra person juridik. Maksimumi qe mund te besh eshte qe te fusesh ne burg administratorin por nuk mund te arrestosh pronarin. Edhe administratorin mund ta burgosesh nese ka vjedhur jo nese nuk ka paguar faturat…me tej mund te falimentosh kompanine…si ta mendojne ta bejne..

      1. korcari says:

        fabrika eshte sh.a nje shkalle me lart si bankat albtelakom etj

  8. Eraldi says:

    Perse luajne lojen, jo e lagu dhe jo se lagu. Mediat, qeveria dhe keta te tjeret e opozites te cilet bejne ham-hum politikisht, te shkojne ne kete moment dhe te verifikojne neqoftese fabrika ka energji apo jo per momentin. Te verifikohet, te publikohet me fakte reale, date, fotografi dhe video dhe merr fund ky muhabet dhe zgjidhet njehere e pergjitmone se kush thote te vertetetn dhe se kush genjen!

    Aman, se na lodhet me keto muhabete vari teneqen!!! Kemi pak halle, te merremi edhe me tekat e ketyre, qofshin ne opozite apo qeveri!

    Zgjidheni ne kohe reale kete problem, dhe na informoni sa me shpejte per kete, sepse paguheni nga taksat tona!

    Ne te kundert, mos na cani shume trapin!

  9. diaspora says:

    ajde mo te rinj jane do punojne do ti lajne po mos kishte kredi te madhe
    do i kish paguar shteti i faforizoi per kredi tani me cfare te paguaj me tulla

  10. korcari says:

    ja futen vetes kur njeriu ska ngopje tani qe3 efilluan me ta shikoni sa do dalin diku jane prish interesat do degjojme te tjera ky eshte vetem fillimi per kapuranet

  11. miallaq leonidha kapurani 46.17% says:

    Jajt mo se i njofim mire keta tipa kan pordh mjaft grindet pd per ca te shkoqura qe ne kohen e pd i kane borxhet jo 250 ml por ne total 880ml ja futen vetes me ate fabrike nuk mblidhet ai investim me tulla 10 lekshe pd i favorizoi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje