Çmimi i karburanteve, Autoriteti i Konkurencës nis hetimet

20 Janar 2015, 17:47Ekonomia TEMA

Autoriteti i Konkurencës ka nisur hetimin për nivelin e lartë të çmimit të karburanteve në vendin tonë.

Lindita Lati, kryetare e këtij institucioni shprehet se, në vend operojnë pak firma të karburanteve dhe kjo bën që ato të koordinojnë sjelljet, duke vendosur në mënyrë të njëjtë për nivelin e çmimeve.

I njëjti hetim për këtë çështje, shpjegon Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, është realizuar edhe në vitin 2009, pas të cilit është dalë me disa rekomandime.

Autoriteti i Konkurrencës pritet së shpejti të dalë në përfundimet e këtij hetimi.

Për çmimin e lartë të karburanteve në tregun vendas ka reaguar edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, i cili shkroi një ditë më parë në rrjetin social “Facebook”, se mungesa e konkurencës në treg mban të larta, çmimet e karburanteve dhe jo taksat.

Në anën tjetër Partia Demokratike dhe Shoqata e shoqërive të hidrokarbureve fajësojn për cmimin e lartë të karburanteve taksat e vendosura dhe rritjen e tyre nga Qeveria. /gj.k/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje