Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur të verë në zbatim planin e masave konkrete që parashikon investime në disa milionë dollarë për rajonin e Shkodrës.
Administratori i OSHEE, Adrian Çela, e ka nisur fushatën e inspektimeve në terren, për të komunikuar drejtpërdrejtë me punonjësit, për t’i njohur me objektivat e shoqërisë dhe për të pare nga afër problematikën që pengon zhvillimin e rrjetit dhe shërbimet.
“Shkodrës i kanë munguar investimet prej shumë vitesh, kurse mospagesat e faturave dhe vjedhjet e energjisë e lektrike i kanë amplifikuar problemet duke e bërë më të vështirë menaxhimin e sektorit.
Përsa i përket investimeve, parashikohen miliona dollarë, ku vetëm për zëvendësimin e linjave të vjetra mbi 35-vjeçare do të shpenzohen deri në 2 milionë USD”, ka pohuar Çela
Po ashtu, Çela shtoi se “investimet, ndër të tjera, konsistojnë në plotësimin e nevojave për matës të energjisë, proces që do të nisë zbatimin në 6-mujorin e dytë 2015 dhe shtrihet deri në fillim të 2016-s; do të vendosen kabllo të reja, do të zëvendësohen linjat ekzistuese me modele të standardeve bashkëkohore, si dhe do të ndërhyhet në të gjitha kabinat dhe transformatorët që kanë problem”.
PO NE DURRES KUR DO BEHEN INVESTIME ZOTI DREJTOR SEPSE KAM NJE VIT QE KERKOJ TE ME LIDHET KORENTI ME NJE FABRIKE DHE ARESYEJA ESHTE QE NE NUK BEJME INVESTIME EDHE PSE UNE ME FABRIKEN TIME DO TE PUNESOJE SHUME PUNONJES TE VETMEN PENGESE QE KAM ESHTE OSSH-JA E DURRESIT
Me hile,apo pa hile….keshtu fillon e vjen era shtet