Gjiknuri në Indi, fton bizneset për investime në Shqipëri

22 Janar 2015, 10:37Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë zyrtare në Indi. Gjatë qëndrimit në New Delhi, Gjiknuri u prit në një takim nga Ministri i Energjisë dhe Naftës së Indisë Shri Dhermenadra dhe nga ministri i Shtetit për Punët e Jashtme General V.K. Singh.

Bashkëbiseduesit diskutuan për format e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën ekonomike, mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për të patur një prezencë të investimeve indiane dhe skemat e mundshme për financimin e projekteve nga India.

Gjiknuri u ndal konkretisht edhe tek potencialet e vendit për investime në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit. India përfaqëson sot një nga fuqitë ekonomike botërore me rritjen më të madhe ekonomike dhe me ekspansion të madh në investime të fushës së industrisë dhe energjisë.

Gjatë vizitës,  Gjiknuri pati dhe një diskutim me përfaqësuesit e Dhomës së Bashkuar të Bizneseve të Indisë ASSOCHAM, ku morën pjesë kompani ndër më të rëndësishmet në fushën e energjisë e industrisë. Ai njohu investitorët për mundësitë që ofron vendi ynë në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe masat që po ndërmerr qeveria shqiptare për të krijuar një mjedis samë favorshëm për rritjen e investimeve.

Gjithashtu ministri i Energjitikës  pati takime edhe me përfaqësues të shoqërive të njohura në fushën e energjisë dhe naftës, siç është “Tata Power” dhe kompania shtetërore e naftës ONGC.

Gjiknuri pati rastin të njihej me arritjet e Indisë në fushën elektroenergjetike, sidomos eksperiencën indiane në uljen e humbjeve në rrjet. Një ulje e ardhur si kombinim i masave shtetërore, manaxheriale dhe investime çka ka sjellë një rezultat domethënës.

Gjiknuri vlerësoi se këto janë modele të cilat mund të aplikohen me sukses edhe në Shqipëri. /gj.k/

9 komente në “Gjiknuri në Indi, fton bizneset për investime në Shqipëri”

  1. Gezimi says:

    Zoti Gjiknuri, nuk kam asgje me viziten tuaj ne Indi, pasi eshte nje vend i stermadh, dhe me zhvillim te vrullshem ekonomik, por, nuk e di pse shkon aq larg, dhe i kthen shpinen Europes? Per mendimin tim, investimet nga kontinenti yne ne Shqiperi numerohen me gishtat e njeres dore, arsyet mund te na i thoni ju, por, fundi i fundit jemi nisur per atje, dhe di qe rruga nga India per Europe eshte goxha e gjate. Te qofte udha e mbare dhe pa rreziqe!

  2. Taulant says:

    India mund te investoje ne fushen e prodhimit te barnave mjekesore, sepse i ben aspirinat thjesht me niseshte.

  3. albcan says:

    Po India ka vete nja 500 000 000 te papune qe jane gati te punojne per 10 cent/ore. Pse do t’i duhet te investoje ne Shqiperi ku askush nuk pranon te punoje me ate roge. Heren tjeter Gjiknur bej nje xhiro andej nga Somalia dhe kerko ca investime te huaja prej tyre, se investimet kolumbiane ne Xibrake nuk rezultuan te sukseshme se i falimentoi Gjermania.

    1. Ledio says:

      Tutkun Gjunkuri a di se ne Indi 600 milion njerez nuk kane banja ku te dhie… ?Shko mor truthare nga Gjermania,Suedia,Japonia..etc e te besh bisedime serioze me ta. Apo shkoni vetem neper vende mashtruesish sic jeni edhe vete shumica? Shkoni ne Perendim nqs doni te jeni serioz.

  4. Eraldi says:

    C’fare ofron Gjiknuri per investimet Indiane?

    Infrastukturen cope-cope, pronat e mbivendosura dhe ne gjyqe 15-vite tashme, apo sistemin e korruptuar te drejtesise i cili vetem drejtesi nuk di te bej? Apo taksat e qeverise Shqiptare, te cilat nuk kane asnje sens dhe asnje ifrastukture qe te verifikohen dhe manaxhohen.

    Mos ndoshta ofron Energji falas, por edhe kjo ka probleme se te vjen OSSHE dhe te merr osh me kamate dhe Polic te dera!

  5. maximus says:

    nuk e kuptoj se ç’fare kerkojne keta ne indi, ata s’po bejne dot vendin e tyre do na bejne ne. lidhuni me evropen perendimore se s’del gje nga bythezinjte indiane.

  6. kuq e zi says:

    qe te besh xheloze njeren duhet ti perkedhelesh shoqen…
    pra ne do investime europiane duhet te flirtosh me kinen dhe indine sepse europa fle gjume ku nuk sheh konkurence

  7. tini says:

    o zoti minister ne rradh te par duhet zgjidhur ceshtja e pronave pastaj shko ne honelulu per te mar investitor.qeveri e deshtume me ca ministra dhe drejtor pa punuar asnjeher ne jeten e tyre.turp

  8. Miri says:

    Nuk e kuptoj pse harxhoni lek kot me udhtime ne Indi ne kerkim investoresh. Zoti Gjiknuri e vure veten ne pozitat e homologut tend Indian ca leverdie ka. Ata po vuajn per vete per investor te huaj. Sju ka mbetur me gje tani. Ja pit gjakun ketij populli dhe I shisni perralla te lindjes se larget. Zoti Gjiknuri shkoni njeher ne Somali mos na gjeni ndonje investor shanset jan te larte qe rezultati te jet pozitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje