Në një renditje e 181 vendeve nga çmimi më i ulët naftës tek ai më i larti që afrohet aktualisht në rang global, Shqipëria renditet e 134 –ta nga një vëzhgim që ka bërë faqja online http://www.globalpetrolprices.com/.
Përllogaritjet e Global Petrol Price tregojnë se, aktualisht çmimi mestar i naftës në rang global është 0.97 USD për litër, ndërsa në Shqipëri e njëjta sasi kushton 1.32 USD.
Një litër naftë në Shqipëri aktualisht shitet 36 për qind më shumë se mesatarja globale, teksa vërehen ndryshime substanciale të diferencave të çmimeve që vende të ndryshme ofrojnë, raporton revista Monitor.
Në një vështrim të përgjithshëm, çmimet më të shtrenjta të naftës i kanë vendet tejet të zhvilluara, ndërsa vendet prodhuese dhe ato tipikisht të varfra kanë çmimet të ulta.
Por Shqipëria bën përjashtim nga këto karakteristika. Ofron çmimet më të larta në nivel evropian duke u krahasuar vetëm me vendet nordike dhe nga ana tjetër renditet ndër vendet e para në Europë për të ardhurat e ulta për frymë dhe nivelin e varfërisë.
Por sipas Global Price diferencën më të madhe të çmimeve ndërmjet shteteve e bën sistemi i taksimit. Kjo duket se, shpjegon pjesërisht pse çmimi i naftës në Shqipëri është ndër më të lartit edhe në rang global, veçse në Rajon.
Global Petrol Price thotë se, pothuajse të gjitha vendet paguajnë çmime të njëjta nga furnizimet globale, por politikat lokale të brendshme të shteteve përcaktojnë ndryshimet.
ne shqiperi po te llogarisesh vjedhjen qe behet ne sasi + vjedhjen ne cilesi cmimi real i naftes shkon tek 190-200 lek liter
Meqense cmimi esht I larte per shkak te taxave,
atehere s”e paska fajin qeveria…lol
Na paska genjyer Sala qe thote se cmimi I naftes esht I larte per shkak te Koqoms me shoke….
Nejse, ne zgjedhjet qe vijne te vazhdojme te votojm perseri kete qeveri…ne menyre qe cmimi I naftes te mos na levize…
Sa me e lire nafta aq me shume demton shendetin!
“Edi Rama” Ne kujdesemi per shendetin Tuaj!
Te na rroje Koco dhe servilet e tij, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, qe i kane mbushur mire xhepat keto muaj.
Ju te tjeret ngrohuni ne diell!
Po shqiptaret(95%) hajduta kane lindur dhe hajduta e kriminela do te vdesin!!! pastaj , lere politikanet se cfare mix i tmerrshem kriminal jane.. nuk shohin ne fytyre asnje…
nje nordik e mbush sarbatorin e makines me rogen e nje dite pune ndersa nje shqipetar me rogen e 15 diteve.ky eshte krasimi qe duhet bere dhe jo shifrat e braces dhe ametajt,.
Maximumi 2 ore duhet te punosh ,(ketu ku jam une) per te mbushur serbatorin e makines. Kam 20-vjet qe punoj dite per dite dhe asnjehere nuk kam patur kohe dhe leke per pushime vjetore jashte shtetit, me shku per shembull per qejf ne Shqiperi …aty ku pihet kafe gjithe diten e dites.
Blini bicikleta o arrnaute…zgjat jeten
U mesuat ju breke-grisur te shkoni ne hale edhe me makina
Sot ne Amerike, Kansas State, 1 gallon =3.8 litra, kushton $1.7 . Llogarite tjera beni vete. Saboratorin e nje makine normale e mbush me $24.
Tung