Haxhinasto: Masa për sigurinë e porteve dhe ndryshimin e tarifave portuale

21 Janar 2015, 17:57Ekonomia TEMA

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka kërkuar marrjen e masave për hartimin e planeve të sigurisë në portet e vendit si dhe ndryshimin e tarifave portuale për t’i bërë të konkurrueshme me ato të rajonit.

Gjatë analizës vjetore, Haxhiansto preku edhe çështjen e sigurisë së porteve, duke nënvizuar se edhe vendi ynë nuk është i përjashtuar nga probleme që lidhen me trafiqet dhe terrorizmin.

Në lidhje me operatorët që kryejnë shërbime të ndryshme në portet e vendit, ministri i Transportit tha se kërkohet që të ofrojnë me shume cilësi, pasi tashmë ka ardhur koha që kapacitetet e porteve të jenë të njëjta me ato italiane.

2 komente në “Haxhinasto: Masa për sigurinë e porteve dhe ndryshimin e tarifave portuale”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Z minister c’do behet me aeroportet?
    Se kane vajt biletat sa frengu pulen I themi ne spo mundemi te shohim nga afer niperit dhe mbesat prej kesaj vjedhje diten per djell qe kompanite ajrore po u bejne djemve dhe vajzave tona
    Eshte turp qe bashkombasit tane te perdorin aeroportin e podgorices dhe shkupit per te ardhur ne Memedhe

  2. vlonjaTI says:

    Ne fillim i beni standartet dhe sherbimet e porteve si te atyre italiane (se nuk jane per te ankoruar as anijet prej letre) i risni rogat sa ato italiane pastaj ndryshoni tarifat z.minister se i keni hipur gomarit perseprapthi KUJDES SE DO BINI DHE PO RATE DO THYENI QAFEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje