ERE miraton planin e investimeve për OSHEE, 50 milion dollarë për 2015-n

21 Janar 2015, 18:40Ekonomia TEMA

ERE miraton planin e investimeve për OSHEE, ne vlerë rreth 50 milione dollarë për vitin 2015. Shkresa me firmën e kreut të ERE i hap rrugë nisjes së investimeve, kryesisht në blerjen e matësve të rinj si dhe në rrjetin elektrik, sidomos te kabllot, etj.

Ky plan aprovohet në një kohë kur sistemi elektrik në vend vuan nga mungesa e gjatë e investimeve konkrete në rrjetin e shpërndarjes.

Të dhënat tregojnë se mbi 80 % të rrjetit është me vjetërsi mbi 35-40 vjeçare. Sistemet e matjes janë të dëmtuar, kabinat e shkatërruara, kurse linjat paraqiten të amortizuara.

 Kokretisht:

•        Nga 171 nënstacione, 154 prej tyre janë ndërtuar para 38 vitesh

•        Nga 45 mijë km linjë shpërndarje, 41 mijë kanë “moshë” 35 – 40- vjeçare

•        Nga 25 mijë transformatorë, 20 mijë kanë një “moshë” 34-vjeçare

•        nga 24600 kabina elektrike, 20 mijë janë ndërtuar para 35 vjetësh

Në lidhje me situatën financiare të kompanisë, të ardhurat për vitin 2014 u rritën me afro 100 milionë dollarë. Konkretisht, në vitin 2013 ishin mbledhur 38.4 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2014 u realizuan në 49.1 miliardë.

Sa i takon humbjeve vjetore në sistemin e shpërndarjes, ato janë reduktuar me 16% krahasuar me të njëjtin tregues të një viti më parë. Nga 45.04% në vitin 2013, mesatarja e vitit që sapo mbyllëm arriti në 37.81%.

2 komente në “ERE miraton planin e investimeve për OSHEE, 50 milion dollarë për 2015-n”

  1. IFC says:

    Sips ketyre te dhenave rezulton qe projektet e Bankes Boterore, te kooperacionit italian, te KESH i administruar nga Harasani, Bojaxhi dhe Dollapi te kene bere vetem:

    -17 nenstacione
    – 4000 km linje shperndarje
    – 5 000 trafo
    – 4600 kabina

    nderkohe qe nga publikimet pretendon se i ka bere Banka Boterore dhe kooperacioni Italian.

    I bie qe Harasani, Bojaxhi, Dollap te kene qarkulluar vetem letra sikur kane ndertuar dhe dorezuar projekte nderkohe qe vetem kane lyer me boje ato ekzistuese.

    Si puna e atij qe i tregoi per uren tjetrit dhe kur e pyeti se ku eshte, i tregoi xhepin

    Beni inventar dhe kruani bojen e do te shihni qe do tju dali 6 kV i vjeter ne vend te 20 kV qe pretendon se ka nertar Harasani me projektet e KESH dhe Bankave.

  2. Beni says:

    A keni bere ndokje matje tensionit qe u shkon ne shtepi familjareve ne fshatra se nuk i kalon te 100volt tensioni kur paguhet per tension 220volt.
    A eshte kjo vjedhje e familjareve qe i beni ju (shteti )olus jamatevonesen sa shkon vjdhja zoternj te EREs

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje