Cani: 5 miliardë lekë do t'i jepen KESH për të paguar detyrimet

22 Janar 2015, 13:45Ekonomia TEMA

5 miliardë lekë do t’i japë qeveria KESH-it, në mënyrë që të paguajë detyrimet ndaj subjekteve private.

Kjo u bë e ditur nga  ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë diskutimeve në  Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua Aktin normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr.185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014” të ndryshuar”.

Gjatë diskutimit të kësaj çështje ministri i Financave u shpreh se,  “Akti normative ka 3 objektiva. Së pari, objektiv rialokimi i fondeve për të krijuar fondin e shpronësimeve. Së dyti, objektiv mbështetjen e sektorit të energjisë. Së treti, objektiv rialokimin e fondeve në plane dhe projekte”.

“Proçesi i shpronësimeve kërkon vëmendjen e duhur. Për këtë arsye kemi rialokuar 1.5 mrd lekë për to”, tha kreu i financave publike.

Ndërsa, vijoj më tej, Cani,  gjatë vitit 2014 vëmendje kryesore i është kushtuar edhe mbështetjes së sektorit të energjisë. Sipas kreut të financave, prioritet mbeten zgjerimi i investimeve në sektorë staregjikë të ekonomisë. /gj.k/

3 komente në “Cani: 5 miliardë lekë do t’i jepen KESH për të paguar detyrimet”

  1. Eraldi says:

    Keto para nga do te dalin? Jam i bindur se po dalin nga xhepat e shpuar dhe te varfer te shtetasve Shqiptare, per llogari te halese qe quhet shtet Shqiptar, pavaresisht partise ne pushtet!

  2. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Shqiperin mere shkelqim
    Po e con ne shkerdhim.
    Kam pas respekt po e menderose

  3. Agron says:

    Pse t’ja japi buxheti i shtetit parate Kesh-it????
    Pse nuk i shlyen OSHE borxhet miliona eruro qe ka ndaj Kesh-it, meqense jane rritur arketimet??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje