Cmimi i karburanteve/Mete: Në fuqi taksat e vendosura nga qeveria Berisha

26 Janar 2015, 11:41Ekonomia TEMA

Taksat mbi karburantet janë të njëjtat me ato të vendosura nga Qeveria e Partisë Demokratike. Në një kohë kur opozita akuzon Qeverinë si shkaktaren e cmimit të lartë të karburanteve në tregun shqiptar, burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë sqarojnë se taksat mbi naftën janë të njëjtat me ato të vendosura nga Qeveria Berisha.

“Sot kemi në fakt një çmim të ulur me 20%, kemi një naftë që kontrollohet më mirë në shitje qoftë në cilësi, qoftë në sasi.

Pra vetëm nga kuponat tatimorë ne kemi 30% më tepër faturime seç ka pasur më parë. Rezulton se ato që thotë PD shpesh dalin të pavërteta.

Qëndrimi i tyre në vazhdimësi është i pandershëm deri në papërgjegjshmëri, sepse nuk mbajnë përgjegjësi për situatën ku e sollën vendin. 

Qasja që ne kemi zgjedhur është që këto taksa do të reflektohen tek nafta dhe në fakt është një rrugë që e zgjodhi PD. Ata e vendosën taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, të cilat vazhdojnë të jenë aty”, tha zv.ministri i Ekonomisë Ervin Mete.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur nga deputetë demokratë është propozuar heqja e taksës së qarkullimit. /gj.k/

4 komente në “Cmimi i karburanteve/Mete: Në fuqi taksat e vendosura nga qeveria Berisha”

  1. Blandi Fevziu says:

    Na cate trapin…. Hiqini!!!

    1. besnik says:

      O idiot po nuk hiqen menjehere ato sepse duhet kohe per ti shqyrtuar dhe per ti miratuar ne parlament

  2. Gerti says:

    Dmth megjithese ke miratuar dy buxhete, gjysmen e mandatit, ti nuk paske hequr dot akoma taskat e Berishes? Po c’ben ti, me ca pune merresh?

  3. ben tirona says:

    Ky eshte fare idiot.
    Kush e ka vene kete palle atje?
    I kane vene ata,apo te tjere,hiqini mor qe te lehtesoni barren e taksave per popullin.
    Behini sic i kane te tjeret ne Ballkan,o palle,Mete!
    Ky edhe kur del ne TV ,duket palle dhe smerr vesh fare nga ekonomia.I vene ne pozicion nga babai dhe serviliteti qe i ben atyre mbi koke.O koke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje