Nga Ermelinda Meksi*
Banka Qendrore Evropiane ka nisur se fundi një politikë të lehtësimit monetar sasior (Quantity Easing).Pikepyetja eshte: nëse Gjermania do t’i japë asaj lirinë e nevojshme për të kryer këtë ekspansionin monetar, me guximin e duhur.
Megjithëse QE nuk mund të prodhojë rritje afat-gjatë, ajo mund të ndihmoje për t’i dhënë fund recesionit të vazhdueshëm që ka mbërthyer zonen euro që nga viti 2008. Nivelet e aksioneve të tregut në Evropë këtë javë, në pritje të QE, tregojnë rritje te besimit, se lehtësimi monetar mund të rris investimet dhe konsumin.
Profesori J.Sach ne nje shkrim te tij se fundi,spjegon dy qasjet lidhur me kete politike te BQE (lehtesimi sasior ose QE) :njera pesimiste dhe tjetra optimiste:
Pesimistët thonë se ekonomia botërore vuan nga një mungesë e pakapërcyeshme e kërkesës agregate, dhe politika monetare ka qene relativisht e paefektshme.Me normat e interesit të politikës pranë zeros, bankat qendrore janë pak a shumë të pafuqishëm për t’i shpëtuar vorbulles se deflacionit, dhe ekonomitë jane mbërthyer në kurthin famëkeq të likuiditetit. Në këtë skenar, kerkesa e pamjaftueshme ul cmimet ,duke rritur normat reale (inflacioni-rregulluar) e interesit, dhe shpene uljen e kërkesës më tej.
Kendveshtrimi optimist mbartet nga vete prof J.Sash.Sipas tij, pesimistët kanë ekzagjeruar rrezikun e deflacionit.Ai thekson se pa diagnozën e duhur të krizës 2008 qe solli pasojat aktuale ne ekonomi , nuk mund te jepet një kurë efektive.
Ne kushtet kur bankat e medha qendrore, po ndjekin politika monetare ekspansioniste, kur çmimet e naftës po bien ndjeshëm, dhe nje revolucion po vazhdon ne teknologjinë e informacionit, ka nxitje te mundesive per investime, dhe per pasoje perspektivat për rritje ekonomike në 2015 dhe më tej, janë më mira se ato qe shikojnë pesimistët. Shifrat tregojne se ka fitime në rritje, perspektiva investimesh për bizneset, një nevoje të madhe per shpenzime ne infrastrukturë pothuajse kudo në Evropë dhe SHBA, si dhe mundësi për të financuar eksportet e kapitaleve-mallra në rajone me të ardhura të ulëta, si dhe për të përmbushur nevoja ne të gjithë botën për investime në një sistem energjetik të ri….
Duke u kthyer ne situaten e vendit tone,ne Shqiperi prej kohesh flitet me nje fare pesimizmi lidhur me rolin e politikes monetare ne ekonomine vendase, vecanerisht efektin e saj ne kreditim.Po cili eshte realiteti?
Politika monetare eshte perdorur nga Banka e Shqiperise si instrument i administrimit të kërkesës agregate, për te zbutur luhatjet afatshkurtra të ekonomisë ,si pasoje goditjeve te kërkesës agregate. Ne tre vitet e fundit norma baze e interesit u pergjysmua duke arritur ne aktualisht 2,25%.Nepermjet ndjekjes se një politikë monetare fleksibile, Banka e Shqipërisë ka ndihmuar në zbutjen e goditjeve të kërkesës duke ndikuar ne stabilizimin e prodhimit dhe punësimit per tu afruar tendencave të tyre afatgjata.
Si rezultat I kesaj politike,normat e interest për kredinë për sektorin privat kanë patur prirje rënëse gjatë gjithë vitit 2014, çka është reflektuar edhe në përmirësimin e ritmeve të rritjes së kredisë gjatë gjysmës së dytë të vitit. Rritja vjetore e saj rezultoi 3.8% në fund të muajit nëntor, nga 1.6% që shënonte në fund të tremujorit të tretë të vitit. Në veçanti, kredia në lekë shënoi një rritje vjetore prej 9.3% në muajin nëntor, duke përcjellë ne menyre te drejtperdrejte efektin stimulues të politikës monetare te ndermarre nga BSH, duke treguar një ecuri më të mirë se kreditimi në valutë.
Megjithë tendencat përmirësuese, ecuria e kredisë vazhdon të mbetet e zbehtë si pasojë e problemeve të kërkesës e të ofertës. Nga ana e kërkesës, rritja ekonomike nën potencial dhe pasiguria e sektorit real i detyron bizneset të shtyjnë në kohë planet e tyre të investimit dhe të kërkesave për financim. Nga ana e ofertës, ecuria e kredisë vazhdon të ndikohet negativisht nga niveli i lartë i kredive me probleme, të cilat rëndojnë bilancet e sistemit bankar; nga primet e larta të rrezikut në sektorë specifikë të ekonomisë, duke I bere këto sektorë pak atraktivë për kreditim:nga politikat konservatore të bankave mëma, të cilat imponojnë politika shtrënguese kreditimi në Shqipëri. Analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se aktiviteti kreditues do të shënojë një përmirësim të ngadaltë gjatë vitit 2015.
Nga ana tjeter rritja ekonomike afatgjatë e vendit dhe shkalla e punësimit e lidhur me të përcaktohen nga faktorë strukturorë, si rritja dhe kualifikimi i burimeve njerëzore, progresi teknologjik, struktura dhe funksionimi i ekonomisë, por edhe stabiliteti ekonomik dhe financiar i vendit.
Në këtë kontekst, politika monetare nuk ka ndikim dhe nuk mund të përdoret për nxitjen e rritjes afatgjatë ekonomike. Por nëpërmjet garantimit të stabilitetit të çmimeve, ajo i jep mundësi ekonomisë të shfrytëzojë në mënyrë të plotë burimet e rritjes afatgjatë ekonomike.
Eksperienca nga kriza globale financiare tregon se: rritja ekonomike afatgjate kerkon adresimin ne menyre prioritare te reformave strukturore.Cdo zvarritje e saj veshtireson me shume reformen,qe eshte garancia per përparimin e vërtetë dhe nje te ardhme me te qëndrueshme.
*Anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë
KJO SHOQJA NUK SHPJEGON KRYESOREN.
KU E GJEN TE DREJTEN BQE TE FUSE DOREN NE XHEPIN E QYTETAREVE DHE TUA JAPE PSEUDOBIZNESMENEVE TE LIDHUR ME POLITIKANE QE VETE KJO MENYRE PUNE I KA FALIMENTUAR??!!
MOS KA GJE DRAGHI NGA PARATE E TIJA APO QYSH ESHTE PUNA????!!!!!
Ha ha haa, kësaj rradhe po krijon euro – nuk po ja merr kurrkujt.
Shkrim i papertypshem. Ndofta i kuptueshem vetem per punonjesit e bankave dhe financave. Ermelinda Meksi meqe mori mundimin te spjegoje efektet e kesaj nisme te jashtezakonshme te Bankes Qendrore Europiane duhet te perdorte nje gjuhe me te thjeshte dhe pa shume terma teknike si “kerkesa agregate” etj. etj. Zakonisht keshtu flasin dhe shkruajne ata qe edhe vete nuk e kane te qarte sistemin. Mendimi im personal eshte se nga kjo nisme e bankes qendrore europiane do te fitojne ne rradhe te pare bankieret, pastaj spekullatoret dhe shtetet e mbytura ne borxhe si pasoje e korrupsionit te elitave te tyre drejtuese. Ndersa njerezit e zakonshem qe kane pak para ne banke do te shohin qe vlera e tyre do te pergjysmohet dhe njekohesit çmimet e mallrave do te dyfishohen. Ndofta gabohem, por nje ekonomiste, si e mban veten Ermelinda, duhet te spjegonte pikerisht se kush fiton dhe kush humbet nga kjo taktike e Mario Dragit.
Agregate do te thote e pergjithshme. E ka me te veshtire te thote e pergjithshme sesa agregate… ose me fjale te tilla “te veshtira” mundohet te duket sikur di dicka ne nje kohe qe nuk di gje hic.
Se pari shoqja Ermelinda te na PERKTHEJE FJALEN :”QASJA”!,pastaj te na thote me fjale te thjeshta shqip se ku u bazoka HEDHJA E PARAVE LETER ne treg!
Kesaj i thone qe atyre qe deri tani kane depozituar ne banka miliona ,apo kane marre kredi me euro,vjen dita qe me nje THES ME LETRA dikush,qe e paska ne dore kete ta UL NE MINIMUM FITIMIN TEND ne mos edhe te merr nga PARATE E TUA!
KJO ESHTE VJEDHJE NJELLOJ SI E PIRAMIDAVE FINANCIARE!
NUK KA VERTETIM ME TE QARTE SE KY,QE KAPITALIZMI SI SISTEM SHOQEROR DHE EKONOMIK ka DESHTUAR dhe po mundohet me TRUKE KRIMINALE te shpetoje veten!!
Une qe kam 100 milion euro ne banke sot,pas hedhjes ne treg ye miliardave letra pa vlere reale,do te coje ne uljen DRASTIKE te vleres se parave te mija!
Kjo mund te coje ne pergjysmimin e sasise monetare te depozituar dhe ZERO FITIM!!!
Kjo zonja ben mire te na tregoj sa eshte borxhi i Shqiperise si % e GDP-se, sepse keto 4-5 vitet e fundit kemi kapur maja te frikshme, nderkohe qe para 20 vitesh ishim te varfer po, por kishim hidrocentrale e termocentrale, infrastrukture qe kishte nevoje per transformim por jo shkaterrim, burime njerezore shume te kualifikuara sidomos ne fushen e inxhinjerise (keta inxhinjere sot bejne kerdine ne Kanada e Amerike), dhe zero borxhe. Sot kemi rritje masive te borxhit, zero transformim strukturor, me nje kapital njerezor qe kujton se eshte doktor profesor (as qe behet fjale qe jane te shkolluar, ketu flitet per nivele te larta iluminizmi) dhe nje grup hadjutesh si puna e atij tipit qe punon dhe ti moj Meksi, ai mo, ai Fullhani qe vjedhin sistematikisht popullin shqiptar.
E boll na permendet kete Sachsin sikur eshte perendi. Kam 20 vjet qe ja degjoj emrin dhe ai mbi te gjitha ka arritur t’ju mesoj juve, qe ti mesoni popullit tuaj dhe ta bindni te kenaqeni me pozicionin qe jane ne jete, e rrjedhimisht jemi ketu ku jemi dhe Gjermanet me shoke jane atje ku jane, e vazhdojne e thithin njerez nga ne.
Si nuk ju vjen turp qe shkruani pallavra te tilla une nuk e di. Jeni gjoja dhe eksperte.
Keto teorite me qasje kane sukses vetem ne prodhimin e Fullaneve.
Katarakti ? Në një mendje me ju. M’u duk shkrim hermetik, gjithë teorizime e frazeologji. Nuk del asnjë konkluzion i saktë nga politika e BQE. Nuk më duket shkrim për publikun por për disa kërriçë burokratë. Këtu duhen shkrime për opinioni publik jo për trutë e kalcifikuar bankarë. Nderime!
DO TË ISHTE MIRË QË ZONJA TË SHKRUANTE KUSH
I VODHI LEKËT QË POPULLI SHQIPTAR JA KISHTE
BESUAR BANKËS KOMBËTARE,SE EVROPA DHE
BANKA E SAJ QËNDRORE KA MJAFT EKSPERTË
DHE EKONOMISTË TI DREJTOJË MIRË PUNËT E SAJ.
KJO PO I QAN HALLIN KALORËSIT SE PO I VAREN KËMBËT.
SA QESHARAKË BËHENI KUR TRAJTONI STRATEGJITË BOTËRORE
KURSE NË SHTËPINË TUAJ NUK KENI AKOMA UJË TË PIJSHËM.
@katarakti; mendoj se ke shume te drejte. Njehere zonja Meksi nuk thote asgje ne ate shkrim — thjeshte disa konstatime nga nje x profesor dhe disa informacione ne lidhje me veprimtarine e BQ-se. As nuk jep ndonje opinion te sajin si profesioniste ne fushen e ekonomise, as nuk mundohet te sqaroje cilet jane humbesit dhe fituesit e ketyre politikave monetare.
Lehtesimi monetar behet me qellim per te krijuar inflacion ne nje Europe qe ka problem me borxhet e larta te disa vendeve anetare. Deflacioni i ben keto borxhe te jene edhe me te medha per arsye se euroja eshte me me vlere ne kushte deflacioni sesa ne te tilla inflacioni. Duke qene me me vlere kuptohet qe eurot qe paguhen per borxhin kane vlere me shume se ato qe u moren borxh.
QE (lehtesimi monetar) i vetem nuk mjafton. Krahas tij duhet edhe qe normat e interesit te mbahen te uleta. Kjo behet me qellim qe njerezit te diskurajohen ndaj kursimeve bankare si pasoje e mungeses se perfitimeve nga norma e interesit dhe te nxiten qe t’i investojne ato ne burse ose ne blerjen e aseteve te medha, shtepive e pronave te tjera te paluajtshme. Kjo shkakton rritjen e tregut te shtepive dhe te vleres ne burse per aksionet e korporatave europiane. Problemi eshte se kjo rritje nuk bazohet ne principe themelore ekonomike por bazohet ne manipulimin qe i behet sistemit. Principet themelore kane te bejne me rritjen e prodhimit te produkteve dhe sherbimeve te ndryshme ekonomike te bazuara ne rritjen e te ardhurave reale (jo nominale) gje qe con ne rritjen e kerkeses; jo me zgjerimin e bazes monetare ne tregje. E gjitha kjo eshte nje fllucke qe fryhet e fryhet dhe pastaj pelcet, sic ndodhi me krizen e tregut te shtepive ne Amerike ne 2007 duke shkakturar shkrirjen financiare ne 2008.
Krijimi i inflacionit dhe ulja deri ne zero e normave nominale te interesit bejne qe normat reale te interesit te jene negative. Kush perfiton dhe kush goditet rende nga kjo? Sic e thua edhe ti vete, perfitojne elita e financave (shefat e medhenj te korporatave, spekulantet) dhe humbet keqas shtresa e mesme qe ka kursime ne banke. Nqs inflacioni eshte 3% dhe norma e interesit 0.75% (shembull) atehere ne vit nga kursimet prej 1000 euro ne banke ka humbje prej 22.5 euro (per lehtesi llogaritjesh interesin e mora si te thjeshte, jo te perbere). Kesaj i thone nje zhvatje e paster qe i behet parase se shtreses punetore nga qeverite me politikat e tyre monetare. Pikerisht kjo eshte menyra sesi qeverite kerkojne te reduktojne borxhet e larta qe kane — duke futur duart nga pak ne konton bankare te kursimeve secilit.
Gjithcka duket sikur funksionon; Obama mburret duke u perpjekur te njihet ne histori si presidenti qe nxori Ameriken nga recesioni. Por kjo eshte vetem ne dukje dicka e vertete. Nxitja e inflacionit ka nje efekt anesor shume te rrezikshem qe eshte se inflacioni mundet shume shpejt te dale jashte kontrollit — hiperinflacion. Prandaj edhe gjermanet jane shume reluktant per politikat QE sepse i kane memorjet shume te fresketa per hiperinflacionin ne fillim te 1920ve.
Nuk do te kete dalje nga kriza globale; perkundrazi, me keq do behet. Gjithcka vetem se po shtyhet per pak me vone por kjo eshte thjeshte nje ceshtje kohore — jo ‘nqs’ por ‘kur’. Politikat e lehtesimit monetar jane thjeshte nje arme berthamore financiare e shkaterrimit ne mase.
Vetem po te shikosh rritjen e menjehershme te cmimit te arit. Ra deri ne USD 1131/30gr ne Nentor 2014 (me bindje e them se e gjitha ishte nje manipulim qe iu be tregut nga institucione financiare me qellime te caktuare) dhe as dy muaj me vone ka mberritur edhe njehere mbi USD 1300/30gr. Kete te Enjte qe kaloi, kur Draghi shpalli politikat monetare, euroja ra nga shtrati perkundrejt dollarit amerikan. Por ne te njejten dite ari u rrit me 20 dollare/30gr. Pse ndodhi kjo? Nqs euroja bie kundrejt dollarit kjo tregon qe euroja u dobesua dhe dollari u forcua. Normalisht cmimi i arit duhej te ulej dhe jo te rritej meqe dollari u forcua. Por kjo nuk ndodhi. Kjo ngaqe investoret nuk jane budallenj. Ata e dine renia e euros nuk erdhi si pasoje e forcimit te dollarit por e dobesimit te euros si dhe ata e dine qe ne te tilla kushte ari eshte i vetmi mjet efikas i prezervimit te kapitaleve financiare. Ata e ndjejne krizen jo te larget dhe prandaj po drejtohen per nga ari si strehe e sigurte.
Je bere si Oshafke moj Ermelinda ,se nuk ke qeshur kurre qe cupe e rruges MYSLYM SHYRI dhe pastaj grua me tere te mirat !
QE-Quantitative easing- eshte nje perqasje ne favor te shkaktareve te krizes qe ka filluar dhe nuk do te ndalet absolutisht thjesht per shkak te faktit se shkaktaret e saj kane arritur nje mase kritike.
Ne Europe dhe ne bote injoranca ka pushtuar mendjet e te gjitheve dhe askush nuk del ne publik duke shpjeguar te vetmin shkak te kesaj krize te pamençur. Mjafton te tregosh diferencen mes Greqise (indeks trasparence 3,1) dhe Norvegjise (indeks permbi 9) dhe rezultatet e perqasjes se ndershme dhe asaj hileqare dhe çdo gje behet e qarte…
I ftoj “profesoret” shqiptare te perpiqen te kuptojne se çfare do te thote koncepti “ekonomi”. Ne kohen e regjimit ata rrezikonin rende po te perpiqeshin ta kuptonin.
QE do te filloje ne marsin 2015 dhe mbaron ne shtatorin 2016. Do te shtypen 1000 miliard euro, 60 miliard çdo muaj qe do ti jepen Bankave Qendrore te vendeve te BE qe po bejne reformat e duhura ne shtetet e tyre. Bankat qendrore do te blejne bonot e thesarit shtetrore, obligacionet e firmave private si dhe ata te bankave te nivelit te dyte. Qellimi i QE eshte te rrisin inflacionin ne Evrope, te ulin vleren e euros ne menyre qe te ulin vleren reale te borxheve publike qe kane krijuar tere shtetet europiane. Mendohet qe me QE te rrisin konsumin dhe te lejojne shtetet qe te bejne investime publike. Sipas mendimit tim QE vetem do te varferoje edhe me teper njerezit, do te shkaterroje shtresen e mesme europiane sepse i humbet vleren reale te kursimeve familjare qe kane qene siguria e vetme ne kohe krizash, qe po perseriten rregullisht dhe vazhdimisht me nje periode vjetesh gjithenje e me te shkurter. QE ka dhene rezultat shume te mire ne SHBA, pasi eshte nje shtet shume i organizuar, kurdohere i ri dhe qe ripertrihet me shume shpejtesi ne ekonomi, ne shkence, ne teknologji, ne kerkimet shkencore etj. QE nuk dha rezultat ne Japoni dhe ne Europe nuk shpresohet te jap ndonje rezultat te dukeshem dhe afatgjate. Eshte vetem nje prove. Kriza e liquiditetit ne vitin 2008 e qe vazhdon akoma sot eshte ne te vertete krize e shkaktuar nga DERIVATET financiare te prodhuara nga BANKAT. Mjerisht kunder ketij shkaktari DERIVAT (baste financiare, Futures, CDS, etj) nuk eshte marre asnje mase nga institutet shteterore por perkundrazi eshte nxitur edhe me tej. Mjafton te permendim qe kriza qe po kalon Rusia sot eshte prodhuar nga loja e derivateve qe behet çdo dite me çmimin e naftes dhe lendeve te para ne bursat e Londres dhe New Yorkut. Derivatet sot levizin nje sasi parash qe kalon 10 here tere prodhimin planetar. QE e Dragit do te financoje sigurisht edhe kete sektor, keshtu nje pjese e madhe e parave do te vazhdoje qe te largohet nga ekonomia reale dhe te shkoje ne tryezen e bizhozit (derivateve) ku lozin dhe fitojne vetem bankieret me te medhej. Shqiperia do te fitoje diçka, pasi liquiditeti me i madh ne Europe i jep mundesi bankave te nivelit te dyte qe jane ne Shqiperi te lene liquidetin ne vend, te japin me shume kredi dhe te mos ta dergojne jashte. Por mungesa e nje banke publike shqiptare te nivelite te dyte qe te beje konkurence, i jep mundesi bankave te private qe kreditimin ta bejne me interesa te larta dhe te papranueshme nga ekonomia dhe bisnezmenet shqiptare.
Kjo Meksi akoma vazhdon me politikat neo-liberiste ekonomike dhe vijon te citoje Sachs, kur bota ka ndryshuar drejtim dhe po i kthehet interventizmit Kelsenian. Sachs ka 20 vjet qe ka kapitulliuar si ekonomist dhe sot po bejne shkolle Stieglitz, Arcemoglu dhe Piketty, ndersa Meksi akoma nuk emka nderruar biblioteken apo faqet e internetit ku lexon ndonje interviste te 20 viteve me pare.
Vajmedet per keta ekonomiste qe kemi!!!
E kujton fjalimet e grida dumes. As vete kjo nuk e lupton car ka perkthyer.
Asgne nga ato nuk qendron.
Kriza apo recesioni eshte formule e te madhit te fuqishmit.
Inflacin ne fillim
Diflacin
Pasta rreshqitje ne recesion.
Ai shteti qe ka parane e zbatoi formulen per te dale me I forte.
Skam kohe te shpjegoj se duhet te iki.
Ekonomistet e botes kapitaliste e kane studiur marksin dhe e dine ceshte akumulimi Iparase nga ta pasurit.
Ky akumulim per vende te vecanta ka cikle te ndryshme. 5-6_7 apo me shime. Keshtu qe ata e kompesojne me inflacine dhe diflacine, me interes rate etj.
Nje tjeter aresye qe e krijojne recesionin, korporatat dhe bankat e medhaja eshte eleminimi I konkurences nga boznezet e vogla dhe te mesme.
Duke krijuar artificialisjt inflacionin ato bejne rritje artificiale te tyre dhe pastaj krijojne diflacionin.
Pra hedhin me pak e me pak para ne treg gje qe shkakton falimentimin e tyre. Kete cikel e perserisin cdo 7_8 vjet dhe ciklin e madh cdo 30_40 vjet.
Vetem ne florida rreth dyqind banka falimentuan gjate kesa krizr artificiale. Dupet bankat dolen edhr me te fuqishme.
Pra globalizimi.pesjku madh ha te voglin qe te ushqehet. Pas kesaj krize artificiale, bankat e medha qr zoteronin 19 per qind te pronave te patundshme, tami zoterojne 64 per qind.
Ekonomistet tane, kryeministri nuk kuptojne asgje car ndodh.
Shqiperia ecen kuturu.
Sali gomari kujton se kupton por eshte komplet idiot.
E vetmja qe beti e la vendin me njefrficit katastrofal dhe tani ferkon barkun e kenaqet.
I pa pergjegjshem. Armik I popullit
Per ina te sime vjerre shkoj e fle me mullixhine
Pse mundoheni me e kuptu boten e kapitalit me “agrgate” e me “derivate” e “dividende”.
Eshte shume e thjeshte , Bankat “PRODHOJNE” Letra pa vlere dhe ja japin “borxh” me interes Shtetit ( Praktikisht kan kap shtetin per Bolesh ).
Bankat marrin lek nga populli dhe e japin Borxh sa tu cohet palla dhe s’pysin fare nese kreditori humb apo jo .
Bankat “BLEJNE” para . Kur ti fut 1 shume ne banke , banka te jep 1 % fitimi dhe “SHESIN” para kur ti ju kerkon borxh.
MosEgzistmi i Bankave , Bursave dhe Finances Boterore kthen EKONOMINE NE DICKA REALE .
Per sa kohe te ket Banka dhe Bursa do te ket SPEKULIME DHE MONEDHA QE NUK EGZISTOJNE NE TE VERTET DHE SKAN ASNJE VLERE .
Populli fleeeeeen ose ndoshta i pelqen te fitoje LEK pa bo asigjo dhe ti humbe ato .
Kjo te japi doreheqjen nga posti si ai civici dhe mos te tentoje me te na shitet sikur di gjera te medha se edhe keto qe thote brockulla jane. Se kujt i duhet ne shqiperi cfare ben Dragi ne nuk kemi leke me ble buke e jo te merremi dhe me dragin.