Patentat e reja/ Haxhinasto: Test psiko-fizik dhe regjistër biometrik

23 Janar 2015, 12:30Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të premten se masat e ndërmarra gjatë vitit 2014 sollën një ulje të numrit të aksidenteve të rënda.

I pranishëm në analizën vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ministri bëri të ditur se po investohet në teknologjinë e informacionit pikërisht për rritjen e sigurisë në rrugë.

Haxhinasto tha se duhet të luftojmë një përceptim negativ që ekziston sot se patenta mund të blihet me para pa përgatitjen dhe testimin e duhur.

Në këtë drejtim, ai theksoi se është vendosur sistemi i përshtatshëm dhe po investohet edhe tek teknologjia e informacionit.

Duke u ndalur te kjo e fundit, Haxhinasto theksoi se duhet vendosur edhe një tjetër element i rëndësishëm, siç është ai i regjistrimit biometrik i kandidatëve veçanërisht në momentin e testit teorik.

“Kjo është hallka e fundit për të kompletuar dhe garantuar një sistem testimi të sigurtë dhe të pakorruptueshëm, pasi detyra jonë është që t’i bëjmë të qartë çdo qytetari se nuk flitet për patentën, por për sigurinë e tyre”, deklaroi Haxhinasto.

Në vijim ai shtoi se  do të futet edhe testi psiko-fizik për marrjen e patentës.

“Kjo është një kërkesë ligjore që sanksionohet edhe nga Kodi Rrugor, ndaj duhet ngritur sistemi që kandidatet e ardhshëm për drejtues të mjetit të kalojnë edhe këtë test të rëndësishëm që garanton se kanë të giitha aftësitë psiko-fizike për të drejtuar mjetin.

Zbatimi i këtij testi në shumë vende ka sjellë uljen e aksidenteve në rrugë”, tha Haxhinasto. /gj.k/

4 komente në “Patentat e reja/ Haxhinasto: Test psiko-fizik dhe regjistër biometrik”

  1. shqiptar says:

    kush flet per korrupsion aman.me ate mesues qe ke ti mjer ne.kishit qene te pangopur o gjakpiresa.mendja u punon si te shpikni metoda te reja per te na pire gjakun.aq meshire sa keni per popullin tuaj aq do te kete edhe zoti diten e gjykimit per ju.go to hell all of you.

  2. kd says:

    Qiqra në hell nuk e ka fajin patenta me elementët e sigurisë që i mungojnë por policia rrugore me nënpunësit e saj të pa aftë që nuk njohin rregulloren dhe që janë të gjithë të korruptuar.Vetëm një rast po tregoj per gushtin e kaluar në rrethrrotullimin në Lushnje në drejtim jug makina e policisë ndalon në mes të rrethit për ti dhënë precedencë camionit që vinte përballë.Nuk kanë të mbaruar këto lloj tregimesh z.ministër por kapini nga koka gjërat jo nga bishti. Ku jetoj unë qarkullon edhe sakati(pa ofenduar njeri)po respekton rregullin ligjin etj.Është e thjeshtë se doni ti rregulloni gjerat zbatoni ligjet që janë si për fillim

  3. Eraldi says:

    Patentat e tanishme ne Shqiperi jane te rregjistruara ne menyre informatike ne sistemin kompjuterik te ministrise se transporteve, dhe ne mos gaboj dhe te asaj se brendshme. C’do patent e sakte ka nje kod te caktuar, i cli prezanton identitetin e individit qe e mban ate, si dhe te dhena te tjera per kete dokument.

    Ku qendron problemi?

    Problemi qendron te infrastuktura inekzistente informatike, e cila nuk eshte instaluar kurre ne makinat e policise Rrugore dhe te asaj se shtetit. Neqoftese ministri eshte i zene me testet psiqike te atyre qe kane ose qe duan te marrin nje patente, ne te drejten e tyre kushtetuese, se pari ky minister duhet qe te krijoje infrastrukturen e sakte te Policia per verifikimin mobile te patentave ne cdo kohe, vend dhe rrethane ne territorin e Republikes. Gjithashtu duhet qe te modernizoj serverat e ministrive perkatese, te cilat e mbajne kete informacion duke shtuar aty edhe sistemin e pikeve, te aksidenteve apo historikut e patent mbajtesit.

    Te zgjidhet, te integrohet dhe te behet funksionale infrastruktura informatike, dhe pastaj te fillojne dhe te kerkojne qiqra ne hell, qofte me cip e qofte pa cip!

  4. Zef Kallami says:

    Me filozofina e ligje jeni duke ia kaluar edhe shteteve ma te regjuna me demokraci.
    Sa te paditun paskeshin kene ato te shtetit monist.Dhe kurr nuk kishte aksidente.Mundet te kundershtoi ndonji se ne ate kohe nuk kishte makina.Dakort,po nuk kishte dhe kete infrastruktur me autostrada ku vdekjet aty ndodhin pa pushim.Kjo shpikje asht per ti rritur gamen e biznesit edhe per qerekgjijte e komisjonit Psiqiko-fizik.Kane ngelur ma xhepa shpuar e duhet mbushur xhepbuxheti,e n’te profte gja te shkoje per shtetbuxhetin.
    E mbylli te fameshmin koment.
    Nese do kerkoni dokument Psiko-Fizik,do ngelin gjithe shqiptaret ne kembe sepse asnji nuk del i afte.Argumenti me i forte asht periudha e tranzicionit qe fillon nga ajka e te zgjedhurve per te ba shtet qe nuk u ba per 25 vjet rresht.Nga nji populli i pa diaknostikuem me te meta psiko-fizik qe nuk ka haberrin pse,si,e ke,e per cfare te votojne.Asht me e rendesishme ti behet vizite 2-3 muaj para dites se votimit.Qe te kemi votime pa te meta psiko-fizike.Vetem ne kete kusht do kemi berjen e shtetit shtet,pa udheheqesa me te meta Psiko-Fizike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje