Liria ekonomike në Shqipëri më e ulët se në 2014. Problem korrupsioni dhe pronat

27 Janar 2015, 10:20Ekonomia TEMA

Liria ekonomike në vendin tonë ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Kjo konstatohet në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, botuar nga Fondacioni Heritage.

Sipas këtij raporti kjo rënie vjen për shkak të dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime.

Por vlerësimet më të ulta, Shqipëria i ka në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe të drejtës së pronës.

Shqipëria klasifikohet si një vend me liri të moderuar ekonomike dhe renditet e 63 mes 186 vendeve të përfshira në studim, dhe e  29-ta, mes 43 vendeve të Evropës.

Ky klasifikim shënon një ulje nga një vit më parë, kur vendi renditej respektivisht i 54 në botë dhe 25 në Evropë.

Natasha Srdoc, themeluese dhe kryetare e Institutit të Adriatikut për Politika Publike, thotë se në Shqipëri, rënia e lirisë fiskale, i atribuohet rritjes së taksave.

Ato personale u rritën nga një taksë e sheshtë 10 për qind në 23 për qind dhe ato të korporatave shkuan në 15 për qind. Pra ky ndryshim, e uli nivelin e lirisë fiskale për Shqipërinë”.

Një rënie e ndjeshme prej 7.5 pikësh vihet re tek liria e biznesit. Në raport thuhet se pavarësisht nga reformat e kohëve të fundit, mjedisi jo efiçent i biznesit ende pengon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Por Srdoc thotë se fusha ku duhet të përqendrohet më shumë Shqipëria është ajo e shtetit ligjor, që përfshin të drejtën e pronës dhe  korrupsionin.

“Që do të thotë shtimi i masave mbrojtëse për të drejtat e pronës dhe çrrënjosja e korrupsionit politik në qeveri dhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë”.

Për të dyja këto fusha, pronat dhe korrupsioni, vlerësimi është ndër më të ulëtit mes 10 kategorive të lirive ekonomike, megjithëse përsa i takon gjendjes së korrupsionit është shënuar një përparim i lehtë.

Klasifikimi në raport bëhet duke analizuar 10 liri ekonomike që vlerësohen maksimalisht me 100 pikë. Rënia e sivjetme, është e para në 5 vitet e fundit.

9 komente në “Liria ekonomike në Shqipëri më e ulët se në 2014. Problem korrupsioni dhe pronat”

  1. mitro says:

    Si ka mundesi?.Po rilindim dhe ketu?

    1. raimond vlonjati says:

      Pra ne kemi qene ne vend te 25 dhe kemi vajt ne vend te 43 ne Europe… Kjo esht renie skandaloze

      Perse duhej te riteshin taksat kaq shume ?

      Besoj se e ka fajin Berisha ? Loooool

      Nga sa shihet kjo Rilindja punon vetem per vete,
      Dhe as I ruhet fare per popullin

  2. lexuesi says:

    Mungojne shteti ligjor,barazia ne te drejtat e qytetareve dhe sidomois liria e prones.Korupsioni eshte me rrenje te thella dhe s’luftohet korupsioni pa u vendosur lirite e te drejtat e barabarta

  3. Beni says:

    O Arben Ahmetaj! O bidon! O tiger! O mace! Ku je tani te komentosh kete lajm? Ku i ke arritjet e tua?

  4. Zigur Qarri says:

    E drejta prones,e drejta prones,e drejta prones,baza e sistemit kapitalist,
    qe nuk ka ekzistuar ne asnje qeveri.Te prishin Shtepine,apo te marrin oborrin(gjoja per interesa te perbashketa) dhe te thone,bej dokumentat te marresh parate.Procese pa fund dhe Leket nje mut.
    Kjo eshte e njeta gje,sikur te bleshe mallin ne nje Dyqan dhe mos te japesh Leket,hajdutllek,e pastaj te thuash te shkuara te harruara.
    Iken hienat e PD,erdhen hienat e PS.
    Militantizmi eshte gangrena e shoqerise shqiptare.
    Behu militant i PD,PS apo LSI,blej nje dipllome dhe ke sukses.

  5. Leku Leter says:

    E mo, ky lajmi qe ka shume rendesi eshte diku poshte ne faqe eeee. Normale rrine lajmet mbi Bashen ne faqen kryesore. A lepires bythesh qe jeni ju te majtet, te kishte qene Saliu do ishte bo nami se ka rene liria!!!!

  6. vlonjaTI says:

    Sdo ti shtoja asnje presje komentit te ZIGUR QARIT jam plotesisht dakort

  7. Zef Kallami says:

    Populli ka shansin qe josh lindjen dhe per ma bukur joshe edhe rilindjen.Ka gja ma te bukur te shofim vetveten duke rilindur pavarsisht se prinderit nuk e kane kete privilegj nga qe kane kohe qe gezojne jeten e pasosune.Ne rilindim edhe pa pranin e tyre qe na linden.Sa mund te quhemi shenjetor sespe rilindim nga asgjaja ne dicka.Tamam si predikojne fete per jeten mbi toke,ne lindjet e trashigimtarve te Zotit.Kjo rilindje ka nji te mire se ne qe rilindim nuk kemi te nevojshme aspak konsumin,rilindme te shenjet e pike.Ndaj te mos behen me rreforma e mos te pyesin fare per oganizmin BE.

  8. abc e sales says:

    Pse derdellisni ju te Saliut, ku i keni pronat, PD eshte gjoja nje parti e djathte e pronat duhet te ishin ndare menjeher sa u mor pushteti…Saliu ka bere cmos qe te sabotoje cdo miresi te popullit shqiptar. Nje njeri i shitur tek Serbi, ska se si te mbaje dy kungull ne nje sqetull. Ai eshte i instruktuar qe te demtoje cdo qelize te mireqenies se Shqiptareve. Duke paralizuar mireqenjen ne Shqiperi, e njeta gje do te ndodh edhe ne Kosove. Si rezultat Serbi do ulet kembekryq perseri ne kosove. Kjo eshte ideja e Serbit+Salserbit. Ju shofte fara e qelbur, ku eshte mbarsur kjo hale, me gojen e tij qelb gjith shqiperine, ajri qe thithin shqiptaret eshte i mbushur me eren e felliqur te hales se ketij pushti. Ska se si te behet kaq shpejt, te shbehen demet e 24 vjeteve. Tradhetari duhet varur ne mes te Tiranes, po ashtu edhe i biri Shkerdheni, e biri i adoptuar Lulushja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje