Haxhinasto: Hekurudha Shqipëri-Kosovë, do të nisim studimin e fisibilitetit

26 Janar 2015, 13:23Ekonomia TEMA

Hekurudha Shqipëri-Kosovë do të ketë një të ardhme për gjithë rajonin tonë me infrastrukturë evropiane, tha sot në Prishtinë ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

“Tradita tashmë e vendosur për mbledhje të përbashkëta mes qeverive është në rrugë të mbarë, u krijua dhe po jep frutet e saj, po ecim edhe në marrëveshje të përbashkëta midis institucioneve respektive”, theksoi ministri Haxhinasto, pas takimit me ministrin e Infrastrukturës të Kosovës, Lutfi Zharku.

“Biseduam sot edhe me kolegun, ministrin Zharku, që të fokusohemi vetëm në hapa konkretë, të ecim sa më shpejtë përpara dhe të fokusohemi në zgjidhjen e çështjeve konkrete.

Kjo është përqasja, besoj më e mirë, për të ecur dhe për t’i dhënë sukses bashkëpunimit tonë”, theksoi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës  Edmond Haxhinasto.

I pyetur për projektin e hekurudhës që do lidhë Kosovën e Shqipërinë, ai theksoi se infrastuktura që ne ndërtojmë do jetë pjesë e infrastrukturës së rajonit dhe me standarde evropiane.

“Ndërsa, sa i takon hekurudhës, ne menjëherë do fillojmë nga një studim parafizibiliteti për të parë mundësinë e realizimit sa më të shpejtë të kësaj hekurudhe, por sigurisht ne do të shikojmë edhe në mënyrë strategjike, duhet të shkojmë edhe rrjetin rajonal, sepse ne jemi pjesë e një rajoni.

Dhe, hekurudha besoj se do të ketë një të ardhme për gjithë rajonin tonë, pasi rajoni jonë është i tillë që duhet të integrohet sa më shumë mes vete dhe sa më shumë me Evropën.

Dhe, instrastuktura që ne ndërtojmë në rajon duhet të jetë pjesë, me të njëjtin standard, me infrastrukturën e Evropës me qëllim që të jemi faktikisht ashtu siç jemi historikisht pjesë e Evropës”, tha Haxhinasto./gj.k/

12 komente në “Haxhinasto: Hekurudha Shqipëri-Kosovë, do të nisim studimin e fisibilitetit”

  1. plohriij says:

    Shyqyr qe i erdhi rradha kesaj hekurushes thuaj se sa per hekurudha i kemi merak vete.

  2. safeti says:

    Ilir Meta esht hajdut, kshu kam lexu ngazet

  3. Une mendoj se... says:

    Ok, fleksibiliteti per “hekurushen” do behet. Tani na thoni dicka per “hekurudhen” ?

  4. Lil Toronto says:

    C’fare pret?!

  5. Vladimir says:

    Haxhinasto, ke dale kres! E kemi nje rruge qe nuk justifikon as çerekun e lekeve qe jane hedhur e qe ka futur ne borxhe tre gjenerata te shqiptareve. Koridoret jepi ne konçesion dhe ti ndertoje privati, ndryshe do perfundojme si Greqia. Nuk di me ke flet ky i marre qe do ndertoje hekurudhen, ka eksperte aty, ka studime per fluksin e levizjes, per precedencat ne investime. Ne se do te filloje me hekurudhat, segmenti i pare eshte padyshim ai Tirane Durres.
    Ne fund doja ta pyes kete ministrin tone: A di ti zoteri, qe Jugu i Shqiperise (vetem 4 rrethe: Lushnje, Fieri, Berati dhe Vlora kane 1 milione banore) vjen ne Tirane nga veriu, mbasi ka bere me kot 35 km rruge Rrogozhine-Durres? Mjafton te ndertohet koridori Rrogozhine-Kombinat Tirane qe shlyen veten ne 4-5 vjete se jane mijera mjete ne ore qe levizin. Provo ti hedhish nje sy, zoti minister,( kur te mbarosh me projektet ballkanike miliardere, nenkuptohet).

    1. Realiteti says:

      Vlladimir kuraci,leri broc…. e pavlera.Hekurudha mese Kosoves dhe Shqiperise eshte teper strategjike per tere rajonin e Ballkanit jugore.Ajo duhet te ndertohet ne nje afat sa me te shkurter.Kjo linje hekurudhore do lidhe me miliona njerez dhe mallera me vlere me Adriatikun dhe Durresin si pike strategjiko-gjeografike nga Azia e Vogel deri ne Portin e famshem shqiptare.

  6. raimond vlonjati says:

    Nga sa flet ky minister,tregon se kete me shume e ha meraku per rajonin se sa per vendin qe perfaqson…
    A eshte ky minister I Shqiperise, apo I ndonje shteti tjeter te….”rajonit”

    Duket se nga meraku I madh qe ky paska per …..Rajonin, kjo qeveri as qe e ka fare ne plan ndertimin e hekurudhes kombetare Shqiperi _Kosove…porse aty e ka permend hekurudhen I detyruar ,sepse ja kane kerkuar perfaqsuesit e Kosoves,dhe prape aty ai e devijohet problemit..duke u hedhur nga….rajoni. Qeveri anti kombetare kjo qeveria jone

  7. coli says:

    shpejt se po prishen specat ne kosove e qymyri ne shqiperi po po arritje e madhe per te dy popujt

  8. shitsi i bulmetit says:

    Hajde degjo pordhet e Haxhinastes tani. Apo nuk i shet shtrenjt pordhet ky lsi-ti i Ilir floririt. O te zonjen ne shurt.

  9. Gezimi says:

    Jane premtime ne ere! A e dini se akoma nuk ka perfunduar autostrada Tirane – Elbasan, e trumbetuar me aq buje qe do behej ne kohe e me cilesi te larte? Tani, llogariteni vete, ka kaluar mbi nje vit, dhe kjo rruge strategjike mallkon “ustallaret”, se nuk i dhane jete. Kompania, per te kursyer para (kupto: vjedhur), nuk nenkontraktoi specialiste te inxhinierise gjeologjike per terrenin ku do kalonte, dhe…..c’ndodhi? E gjithe faqja e malit ne Ibe rreshqiti, duke krijuar nje kosto tjeter shtese, qe natyrisht ka kush e paguan, sovrani! Prandaj, zoti Haxhinasto, leri perrallat, por mbaro keto qe ke nisur. Para pak muajsh na premtove se autostrada Tirane – Elbasan do mbaroje ne pranvere te 2015. Te presim qe te ndodhe cudia!

  10. Murlani says:

    Nga e thena ne te bere , eshte ne mes nje det i tere .
    Ministri pse nuk flet per hekurudhat qe na la xhaxhi qe nuk ven dore kush tash 30 vjet , kjo me kujton barcaletat , si Puka jone ka ba ndryshime ka qitë trenin ne rruge makine ,. Shqipria po mbushet me varreza makinash edhe pse u shkatrruan hekurudhat .

  11. atdhetari says:

    Turp, vjen era vjedhje milioneshe ne kurriz te shqiptareve. Shume shpejt do perfundojme si Greqija me keto “GRYKESA TE MEDHENJ” politikane sic thote Kadareja.
    Nese duan te ndertojne rruge ndershteterore te perdorin koncensionet, jo parane tone, me parate tona te ri ndertohet rrjeti i brendshem hekurudhor.
    Jo per gje po duam te jemi dhe vend turistik?! Ndertoni dhe zhbllokoni marrveshjen e aeroporteve, te ulni cmimin stratosferik qe kane avionet, ashtu sic po bejne fqinj Mali i Zi dhe Maqedonija.
    Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje