Kuvendi voton të enjten në seancë plenare kanidaturën e Genti Sejko për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë fund kështu një procesi që nisi në shtator të 2014 pas shkarkimit të Ardian Fullanit nga ky pozicion.
Sejko duket se do të jetë Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, pasi Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi me konsensus të pranojë dekretin e Presidentit për emërimin e tij në krye të Bankës duke ja dërguar atë Parlamentit për votim në seancë plenare të së enjtes që vjen.
Kandidati për guvernator i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, prezantoi të premten platformën e tij përballë deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Sejko tha se prioriteti i tij do të jetë transparenca dhe mbrojtja e interesave të konsumatorëve.
Rëndësi i dha edhe rikthimit të besimit dhe të imazhit të këtij institucioni, pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve. Sejko theksoi se do të kërkonte vlerësimin e dokumentave dhe pasqyrave financiare, për të parë nëse është e saktë vlera e zhdukur nga thesari, e po ashtu edhe nëse nxjerrja e përgjegjësive është bërë si duhet.
Gent Sejko u zgjodh në dhjetor anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, duke marrë mbështetjen si të shumicës ashtu dhe të opozitës, ashtu si] ndodhi këtë të premte në komisionin e Ekonomisë.
Nisur nga kjo votimi në sencë plenare të enjten që vjen duket se do të jetë thjesht një formalitet.
Sejko, i propozuar nga presidenti Bujar Nishani vjen pas një karriere të gjatë në sektorin Bankar dhe atë financiar./gj.k/
Kompensojne Xhuvanin me Sejkon, me jep te te jape.
Vetem ajo kucka e Sali Berishes te mos qendroje.
Bravo Edi, qe i dhe zgjidhje Guvernatorit, sepse ata donin te mbanin edhe 2 vjet Keshilltaren e Berishes.
Merite per perzgjedhjen e G.Sejkos ne kete detyre ka Ilir Monika Meta.Historite mund te vonohen por nuk harrohen.
Rrofte qeveria! Rrofshin maskarejte! Poshte populli!
Humbet nje shanc historik. Iken nje medioker qe u be arrogant, vehet nje medioker qe te mari urdhrat, derisa te behet dhe ai arrogant e te filloj te bej zyra faraonesh me karrike me lekure njeriu. Edhe cikli rifillon. Hajde ndryshim hajde. Nje guvernator nuk vure dot o Ed, po per car je atje ? Apo me bo faturinon e me hap muzera ?