Konfindustria mbështet Qeverinë në lidhje me dhënien fund të abuzimeve me cilësinë e karburanteve në tregun shqiptar.
Përmes një deklarate, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku theksoi se strategjia për ti dhënë fund abuzimeve duhet të zbatohet sa më shpejt në terren.
“Konfindustria ka shprehur publikisht, se cilësia e dobët e karburanteve të tregëtuara shkakton humbje të mëdha financiare jo vetëm për konsumatorët qytetare dhe biznese, por edhe drejtpëdrejtë për vetë buxhetin e shtetit deri në 140 milion dollarë/vit si fshehje fiskale.
Konsumatorët fundore, qytetarë dhe biznese, paguajnë për përzierësit të njëjtën shumë sikurse për karburantet e pastërta përfshirë detyrimet fiskale, që shkojnë deri në 60% të cmimeve fundore.
Konfindustria ka vlerësuar gjithashtu, se dëmi tërësor financiar, që i shkaktohet qytetarëve, bizneseve, buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare në tërësi është mjaft më i madh sesa vlera e sipërpermendur, nëse merren parasysh edhe kostot nga abuzimet me volumet e shitura, dëmet në makineri, teknologji, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve nga cilësia e dobët e karburanteve, që qarkullojnë në tregun shqiptar”, theksoi Buxhuku. /gj.k/
sakte! eshte nje iniciative e duhur qe jo vetem qe te shpetojme shkaterrimin e makinave te shqiptareve por mbase ja arrijme te dalim nga lista ku ne Shqiperi benzina eshte uje dhe jo karburant dhe kjo do te ishte njekohesiht pozitive dhe per ata turiste te cilet duan ta vizitojne Shqiperine me makinat e tyre por nuk e bejne kete pasi do te ju kushtonte. mjaft vodhen ne kurriz te demeve te tjereve.
Cilesia e dobet e karburanteve rrit automatikisht çimin. Konsumi i nje ltre benxin jo te paster makina ben 5-7km. Nje liter e paster benxine makina ben 15-21km. Nuk eshte vetem ky demi qe peson konsumatori, por hyn shkatrrimi me i shpejte i motorrit + dopje gaz karbonik qe leshon makina ne ambjent.
Do behemi shtet dhe ne aman. !00 karburante te pastra dhe pastrohet tirana nga pislliku mjedisor
Ja nje pune e mire e z.Buxhuku ,ne mbeshtetje te interesit mbarekombetar si te popullit ashtu dhe te qeverisjes.Pergezime e pershendetje zotni.!
Shume mire, qe ngre Gjergji keto probleme qe kane nje impakt te madh ekonomik dhe social, por per 8 vjet te qeverisjes se PD ky furcexhi bashke me Nikolin Jaken nuk e ngiten zerin , por vetem i thurnin elozhe Saliut , megjithese nuk i pagoi bisnesit mbi 720 milion $.