Karburantet, shfuqizohet vendimi i Qeverisë Berisha/Importuesit nuk mund të diktojnë çmimet fundore

3 Shkurt 2015, 13:00Ekonomia TEMA

Ministria e Financave ka shfuqizuar udhëzimin, i cili përcaktonte skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, por edhe vendosjen e çmimit në tregun e karburanteve.

Në udhëzimin shoqërues të ligjit të ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ministria e Financave vendos të hapë tregun duke ja hequr të drejtën importuesve të mëdhenj që të diktojnë çmimet fundore të karburanteve edhe për pikat me pakicë.

Një udhëzimi i tillë u vendos në vitin 2008, nga qeveria e mëparshme, me argumentin për të shmangur evazionin në tregun e karburanteve, por edhe për të lehtësuar mbledhjen e TVSH-së. Por kjo skemë kufizoi konkurrencën, pasi çmimin final në treg e përcaktonin vetëm disa kompani importuese. Ndërsa pikat me pakicë nuk konkurronin, pasi ishin të detyruara të shisnin me çmimet e diktuara nga importuesit.

Lidhur me këtë të martën reagoi edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’, Braçe tha sot se “të gjithë flasin qartë për konkurencën e munguar në pjesën e poshtme të tregut, në shitjen me pakicë të naftës dhe benzinës. Kanë pranuar që një udhëzim i Bodes në 2008 ka krijuar mundësi për këtë!! Japin për herë të parë edhe lajmin që ky udhëzim është shfuqizuar vetëm dje!!”, shkruan Braçe.

Vendimi i ministrisë së Financave erdhi pas debateve të shumta në ditët e fundit, kohë në të cilën çmimet e karburanteve në tregun e brendshëm nuk po reflektonin sa duhej uljen në bursë. Sipas ekspertëve, çmimi i naftës në tregun vendas nuk po reflektonte rënien e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar edhe për shkak të udhëzimit të vitit 2008. Ministria e Financave, me shfuqizimin e udhëzimit, u heq importuesve të mëdhenj të drejtën që të vendosin çmimin final të karburantit në treg, i cili tashmë do të përcaktohet përmes konkurrencës mes pikave të pakicës. /gj.k/

2 komente në “Karburantet, shfuqizohet vendimi i Qeverisë Berisha/Importuesit nuk mund të diktojnë çmimet fundore”

  1. Gjini says:

    Vetem liberalizimi I tregtise jashtme ka me ule çmimin e naftes.Te lejohen te gjithe tregtuesit e karburanteve te importojne,kuptohet mbrenda te gjitha kushteve te standardeve .Vetem keshtu ritet konkurenca si brenda vendit, ashtu edhe jashte vendit per gjetjen e tregjeve te importit sa ma te lira.

  2. plaku i mocem says:

    “Gjini” eshte shume vone tani per liberalizimin e tregtise se jashtme(qe thoni ju).Me siguri fjalen e keni per liberalizimin e licencave te tregtise me shumice te karburanteve.Po ju a perseris,eshte shume vone per ta bere nje gje te tille.Provo te futesh ne tregun shqiptar nje anije me 10000 ton karburant(dhe jo vetem) dhe atehere do ta shikosh vehten se kush je.Tre mundesi ka ose do te falimentosh,ose do te c’mendesh ose do shkosh me te shumtit.”Gjini” ketu ku banoj une karburanti shitet me gjysmen e cmimit qe shitej 6 muaj me pare.Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje