Zyra Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë, prezantoi raportin vjetor mbi “Tranzicionin 2014”, i cili e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për sa i përket reforma të ndërmarra nga qeveria dhe liberalizimit të tregut.
Shqipëria merr pikën maksimale 4+ (vlerësimi nga 1 deri 4+) për shkallën e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla, duke qenë më mirë se Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe duke u barazuar në nivel me Bullgarinë dhe Rumaninë, thuhet në raportin e BERZH, i cili ndër të tjera evidenton pozitivisht ecurinë në drejtim të konkurrencës, tregut të punës, dhe zhvillimit të koorporatave.
Raporti i Tranzicionit 2014, është një raport vjetor që përgatitet nga BERZH në lidhje me progresin e reformave dhe zhvillimet ekonomike të 35 shteteve ku operon kjo Bankë.
Sipas ketij raporti : Konkurrenca dhe liberalizimi
Shqipëria merr vlerësim maksimal për liberalizimin e çmimeve në treg (4+), në të njëjtin nivel me Bullgarinë, Rumaninë e Maqedoninë, pak më mirë se Serbia dhe vendet e tjera të rajonit. Të njëjtin vlerësim Shqipëria e merr edhe në fushën e shkëmbimeve tregtisë dhe valutore, ndërkohë që vlerësohet më poshtë (2+) për konkurrencën.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Shqipëria është në terren pozitiv për klimën e krijuar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla private (SME). “Tri vende, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë përmirësuar në treguesin e rritjes së numrit të SME-ve. Ato kanë afruar lehtësi në financimin për SME-të, përveç përmirësimit të aftësive të oficerëve të kredisë në departamentet e kreditimit që trajtojnë kërkesat e SME-ve.
Korporatat
Sipas raportit, në sektorin e korporatave në agrobiznes, industri, “real estate” dhe teknologjinë e komunikimit, Shqipëria vlerësohet të ketë një zhvillim mesatar. Po këtë notë merr edhe energjetika, qoftë për numrin e burimeve energjetike, për burimet natyrore dhe për prodhimin e energjisë elektrike. E nivelit të lartë është vlerësimi për ujësjellësit dhe kanalizimet, infrastrukturën rrugore dhe transportin urban. Gjithashtu, sektori financiar merr vlerësime mesatare dhe të larta.
Tregu i punës
Ndërkohë, tregu i punës vlerësohet i zhvilluar në shkallë të lartë (large), kurse niveli arsimor vlerësohet në mënyrë minimale (small). Këto vlerësime e rendisin Shqipërinë më mirë se Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi. Në një tabelë më të detajuar për këta tregues, Shqipëria merr vlerësim mesatar për strukturën e tregut të punës, ka nivel të lartë për mundësitë që u ofrohen të rinjve, nivel të ulët për vitet e arsimit që ka kryer mesatarisht një i punësuar.
Barazia gjinore
Sipas komenteve të BERZH-it në lidhje me mangësitë e aktivizimit të të rinjve, shumica e vendeve të rajonit kanë përmirësime, ndërsa ka ulje kryesisht në fushat e arsimit, përfshirjen financiare dhe strukturën e tregut të punës. Ka pasur disa përmirësime në cilësinë e arsimit, sidomos në Shqipëri dhe Mali i Zi.
Papunësia
Sipas raportit, papunësia mbetet vazhdimisht e lartë në një numër vendesh të Europës Lindore dhe në Ballkan. Shqetësim i veçantë janë nivelet e larta të papunësisë afatgjatë (përqindja e njerëzve në forcë pune, të cilët kanë qenë të papunë për më shumë se 12 muaj). Papunësia afatgjatë është aktualisht rreth 6 për qind në vendet e Europës Lindore dhe 16 për qind në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.
hallall qumeshti i nenes Edi Rama, se kemi nja 20 vjet qe nuk na degjohet emri per mire…
Keto jane rezultatet konkrete te punes se qeverise e cila na ka faktuar dhe nje here se ne kete fushe puna ka qene kolosale dhe jane bere perpjekje te medha per ta kthyer Shqiperine ne nje vend atraktiv per inevestiroret duke i dhene prioritet ceshtje me interes kombetar. Mbetet shume per tu bere por fillimi eshte mjaft i mire dhe kjo eshte per tu vlersuar.
Si lum ne……..