Ahmetaj pret zv.kryeministren e Serbisë. Hidhet hapi i parë në projektet infrastrukturore mes dy vendeve

5 Shkurt 2015, 15:26Ekonomia TEMA
Ahmetaj pret zv.kryeministren e Serbisë. Hidhet hapi i parë në

Ahmetaj theksoi se  Shqipëria dhe Serbia janë duke rakorduar projektet e përbashkëta të infrastrukturës që do të paraqitën në Vjenë dhe në Bashkimin Evropian nga dy Kryeministrat e dy vendeve.

“Ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit bilateral dhe rajonal pasi edhe fjala kyçe e Samitit të Berlinit vitin e kaluar, ishte konektiviteti apo ndërlidhja.
Ky takim shënon nisjen zyrtare të bashkëpunimit mes nesh si shtete në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe infrastrukturor rajonal. Nga takimi i sotëm mund të them se janë caktuar piketat e këtij bashkëpunimi, i cili do të shtrihet tanimë me vendet e tjera të rajonit të përfshira në këtë proces.
Do të ketë një grup teknik me përbërje nga të dy vendet. Grupi teknik i përbashkët do të mund të përcaktojë qartë gjithë specifikat teknike dhe nevojat e projekteve rajonale të zhvillimit. Qëllimi ynë i përbashkët është të paraqitim një dokument të përbashkët dhe një listë të unifikuar projektesh përpara Bashkimit Evropian. Një listë, e cila të jetë e qartë dhe në funksion të lidhjes dhe zhvillimit rajonal” tha ministri Ahmetaj.

Ndërsa Zv.Kryeministrja e Serbisë, znj. Zorana Milajloviç në fjalëm e saj tha se ky projekt i shërben dy vendeve për zhvillimin ekonomik.

“Ndërlidhja e përbashkët është një instrument për të nxitur rritjen ekonomike të vendeve tona. Po gjithashtu është dhe një mënyrë që të shkojmë në mënyrë të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
Serbia dhe Shqipëria duan të ecin përpara dhe patjetër që janë partnerë.
Në këtë mënyrë, duke qene e autorizuar nga Kryeministri im për të punuar për këto çështje me ju, dua të them që bashkëpunimi nga ana jonë do të jetë i vazhdueshëm, energjik dhe efikas. Në datën 10 prill besoj se do të kemi sugjerimin e parë të dokumentit të përbashkët, që ka të bëjë me rindërtimin e rrugëve, të cilat lidhin jo vetëm Serbinë dhe Shqipërinë, por të gjithë Ballkanin. Dhe në këtë mënyrë do të jemi më të afërt edhe me vendet e tjera të Evropës. Gjithashtu, do të kemi projekte të qarta për rindërtimin e hekurudhave, gjë që do të mundësojë rritjen ekonomike dhe nxitjen e punësimit”, u shpreh Znj. Milajloviç.

Ajo gjtihashtu shprehu edhe solidaritet me situatën e përmbytjeve në Shqipëri, të cilat kanë prekur më shumë jugun e vendit duke thëne se Serbia ofron ndihmën e saj për këto ngjarje, pasi  është një vend që i ka kaluar  vet këto fatkeqësi natyrore./j.h

 

 

 

 

10 komente në “Ahmetaj pret zv.kryeministren e Serbisë. Hidhet hapi i parë në projektet infrastrukturore mes dy vendeve”

  1. andrea says:

    bashkimi ben fuqi thuhet, nqse vendet e ballkanit bashkpunojne me njeri tjetrin ne projekte konkrete shume shpejt do ndodhi qe nuk do kemi ne nevoj per bashkimin europian po bashkimi europian do kete nevoje per ne.

    1. tete says:

      Hapa konkrete drejt bashkpunimit rajonal duke sjell me shume mundesi investimesh edhe rritje eksportesh ndermjer vende te rajoni.

      1. nardi says:

        Ballkani ka qenne edhe do vazhdoje te jete si nje nyje strategjike ndermjet Europes edhe Azise. jo me kote Vende si Kina po kerkojne te investojne ne shqiperi edhe ne ballkan me plane konkrete si rruga arbrit te ne apo si hekurudha shkup beograd.

        1. mandi says:

          nje fryme e re bashkepunimi e cila ndihmon shume ne rritjen ekonomike e dy vende edhe rrit punesimin duke venen ne zbatim projektet qe duan te ndermerren nga 2 qeverite apo nga gjithe vendet e rajonit te ballkanit.

          1. mandi says:

            projekte konkrete edhe jo llafe. plane qe ndertojne rruge brenda rajonit edhe jo hekurulll me pekinin.

          2. najani says:

            ka ardh koha qe ballkani te punoj si nje e vetme ne rrugen per nje ekonomi me te mire edhe rrugen drejte dhe pa pengesa drejt bashkimit europian.

  2. raimond vlonjati says:

    Po ca bashkepunimi dhe lidhje mund te besh me nje shtet, si Serbia , ku 20 mij vete ulerijne
    e bertasin ne mes te Beogradit –Vrite dhe there shqiptarin ..????

    Nuk ka kuptim te kesh maredhenie me ket shtet……

    Eshte fyerje e dinjitetit tone kombetar te besh maredhenie me nje shtet si Serbicet
    ku i gjithe populli vuan nga instikte krimnale kunder nesh ….

    1. shitsi i bulmetit says:

      Te lumte Rajmond Respekt.

      Te gjithe ju legena qe pershendesni keto bashkim-vllazerime me armikun jeni femije bunkeresh qe e keni koken ne Beograd dhe trupin ne Athine.

  3. Zef Kallami says:

    raimond vlonjati!
    Ke shume te drejte.Po ka ardhe koha ti therrasim thiut daj.

  4. lili says:

    Ah ah ah:serbia po do me u afruar Shqiperise Duke kalluar nga shqiperia!!!
    Edhe ka pushtetare qe e besoins kete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje