Biznesi amerikan që operon në vendi tonë shprehu shqetësimin për mosrimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-së) nga ana e administratës tatimore.
Në një takim të zhvilluar me Drejtoren e Tatimeve, Brisida Shehaj, anëtarët e Dhomës Amerikane, evidentuan si problematikë mosrimbursimin e TVSH-së prej 5 vitesh.
Shehaj hodhi poshtë pretendimin e biznesit amerikan, duke shpjeguar se për vitin 2014 janë rimbursuar 9.8 miliard lekë si TVSH, detyrim ky i krijuar po këtë vit.
Sipas drejtores së Tatimeve, Brisida Shehaj, ka një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave që shëjegon se çdo të ndodh me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Shehaj tha se vendimi përcakton se administrata tatimore rimburson TVSH-në e krijuar nga data 1 janar 2014.
“Ne kemi rimbursuar 9.8 miliard lekë si TVSH të krijuar në vitin 2014. Po ashtu, anë rimbursuar 13 miliard lekë nga fondi i detyrimeve të prapambetura për TVSH e rimbursueshme”, tha Shehaj.
Sipas saj, pritet të mbarojë auditimi i FMN-së për të vijuar me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura si TVSH e rimbursueshme. /gj.k/