Prezantimi i Genti Sejkos në BSH/ Meta: I pari Guvernator konsensual

6 Shkurt 2015, 10:39Ekonomia TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka prezantuar para stafit të Bankës së Shqipërisë, Guverantorin e ri , Genti Sejko.

Meta tha se zgjedhja me konsensus e Guvernatorit Sejko është dëshmi e përgjegjshmërisë së forcave politike për të mbështetur Bankën e Shqipërisë.

“Nuk para ndodh në Kuvendin e Shqipërisë që të ketë votime me konsensus, por besoj momenti tregon përgjegjshmërinë e të gjtha forcave politike për të mbështetur Bankën e Shqipërisë”, deklaroi Meta.

Ndërsa Guvernatori i ri i BSH-së  Genti Sejko premtoi vendosmëri për të përmbushur objektivat e tij në krye të BSH-së.

Jam i lumtur dhe i kënaqur që rikthehem në BSH pas disa vitesh shëkputjesh . Falenderoj kryetarin e Kuvendit për mbështejen në ngritjene BSH-së .

BSH prej më shumë se dy dekadash ka kontribur në stabilitet financiar dhe rritjen ekonomike të vendit duke u arritur në një nivel të standarteve ndërkombtare .

Do punojmë sëbashku si një skuader për të arritur objektivat . Jemi të vetëdijshëm për problematikat e krizës në rajon,që mund të na prekë dhe ne .

Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që kemi një sitem bankar likuid dhe të mirëkapitalizuar, dhe do ta shfrytëzojmë për të shtyrë më tej ekonominë , do kryejmë rolin tonë ndaj publikut dhe paralamentit.” , tha Sejko gjatë fjalës së tij.

Ai felenderoi dhe deputetët e Kuvendit për vendimin konsensual për miratimin e kandidaturës së tij, teksa premtoi se BSH do jetë një bankë model për të garantuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“Jam sigurt që me punën e tuaj dhe profesionalizëmin tuaj ne do të përballojmë çdo sfidë me sukses , ju falenderoj për punën e kryer dhe jemi optimist që me rolin tonë do influencojmë në ringritjen e ekonomike , do kemi një BSH model që i përmbush stadarded e BE-së.

Falenderoj dhe politikën që mbështet rolin e guvernatoirit për shtytjen e ekonomike të vendit tonë.
Së bashku do forcojmë rolet në Bankën Qëndrore” , tha Sejko.

Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u votua dje nga Parlamenti me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, në një votim të fshehtë që nuk u shoqërua me asnjë debat.

Votimi për emrin e propozuar nga Presidenti i Republikës, ashtu siç pritej nuk u shoqërua me asnjë surprizë, pasi Genti Sejko mori mbështetjen e të dyja palëve edhe në Komisionin e Ekonomisë kur u zhvillua seanca dëgjimore.

Genti Sejko merr detyrën pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, që u pasua me shkarkimin e Ardian Fullanit nga detyra e Guvernatorit.

Për këtë shkak në objektivat që Sejko ka paraqitur si synim të tij, kthimi i besimit tek institucioni dhe rritjen e transparencës tek Banka e Shqipërisë. /Anisa Xhani/

10 komente në “Prezantimi i Genti Sejkos në BSH/ Meta: I pari Guvernator konsensual”

  1. Qytetari says:

    Do mbroj vjedhjet e Ilir floririt dhe të Sali kriminelit

    1. raimond vlonjati says:

      Dhe pikerisht ngaqe eshte Konsensual kjo eshte shqetesuese .

      Sepse tregon se standartet e demoracise tek ne kane rene poshte fare…..
      pasi ky ” Konsensus”
      ishte mbi bazen e pazareve te Pozite-opozite , dhe jo mbi bazen e Merites qe zoteron ky kandidat….

  2. Vullkani says:

    Natyrisht konsensual. Politika i ndan njerezit, fshehja e kapitaleve i bashkon.

  3. Bankieri says:

    Garant qe leket tuaja do jen te sigurta vetem nqs kapet ndonje kg drog ne mal te zi do urdherohet te vritet ndonje drejtor banke si ARATN SANTO qe u vra me urdher te EDI RAMES

    1. Flutra says:

      Flet pa pergjegjesi fare, por prokuroria ne keto raste duhet te zbuloje kush fshihet pa ketij nick-u dhe ta marre nen arrest, ne vend te atyre te shkreteve qe i moren duke punuar per te bere schow. Gje qe s’falet kurre!

  4. vetem arber says:

    Eshts e e cuditshme se si kandidati i Nishanit te zgjidhet dhe guvernator.Turp per maxhorancen qe behet pjese e pazareve te pista.Nuk ka kuptim tjeter pervec nje pazari te tille.

  5. xxx says:

    Na rrofte konsesnsusi se per profesionalizem, vajmedeti…. po kur e kishin te zgjidhur me kete cna lodhen koken duke kerkuar dhe ndryshime kushtetute per shtesine… ne vend te rrisim standartet, Meta thote rrofte konsensusi,,, Mjere ne si kemi perfunduar, ishalla jo si eksiodi kosovar

  6. glauk says:

    Shyqyr me ne fund kemi nje governator Cam.

  7. Cami says:

    Mos e ngaterroni ne Cameve me kete…, se ky nuk na perfaqeson neve. Ky perfaqeson vetem veten e tij dhe rracen se tij…hajt shnet

  8. Star says:

    Per cfare konsensusi flet ti more i koruptuari numer nje ne Shqiperi.Ty qe te doli zeri dhe figura per korupsion.Me mire mos fol se vetem do afrosh ditet qe te kane mbetur ne liri.Eshte domethense se u caktove Ti per te anoncuar kete pisllek ala Albanistan..Bravo se ja shkepute miratimin per kete rast Kryeministrit qe per kete rast ka noten minus 2-sh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje