Telebingo dhe Eurolive dhurojne per te permbyturit

6 Shkurt 2015, 18:04Ekonomia TEMA
Telebingo dhe Eurolive dhurojne per te permbyturit

Dy kompani të njohura të biznesit në vend bëhen kompanitë e para të mëdha që solidarizohen me të përmbyturit.

Zyrat respektive të shtypit pranë TELEBINGO dhe EUROLIVE në një deklaratë për media njoftojnë se dy kompanitë në fjalë japin nga 10 milionë lekë secila në ndihmë të familjeve të përmbytura në jug të vendit.

Deri më sot, kompanitë e mëdha të biznesit në Shqipëri ende nuk ishin përfshirë masivisht në fushatën e ndihmave për jugun e vendit.

Shpresohet që nisma e dy kompanive në fjalë të ndiqet edhe nga të tjera.

Rrjetet e supermarketeve CONAD, CARREFOUR dhe ECOMARKET iu përgjigjën po sot një nisme të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile AMSHC, të titulluar “1 kg për emergjencën”.

Qytetarët që blejnë në këto markete, nëse munden dhe dëshirojnë mund të blejnë një kg shtesë ushqim dhe ta dhurojnë për të përmbyturit në këndet e vecanta që do të gjejnë në ambjentet e këtyre marketeve.

5 komente në “Telebingo dhe Eurolive dhurojne per te permbyturit”

  1. z/kallami says:

    Bravo keshtu duhet te rritet solidarioteti per t’iu gjendur ne dite te ngusht shqiptari shqiptarit.Ju shtofte Zoti dashnin per njeni tjetrin.

  2. bianca says:

    eurolive i djalit te arta dades?Bravo

  3. Gjinika says:

    Kumari ben dhurata! Vetem debilat besojne te kumari, i cili i ka mbytur prej kohe me keq se sa Vjosa e Semani tokat fushore.

  4. eri says:

    Cjane keto fallsitete. Sikur jemi ne kohen e Enverit.

    Eurolive spaguan asnje lek taksa se eshte e cunit te Arta Dades dhe e djalit te Rames (jo Zahos se mos ngaterroheni). Eshte kompania me e ndyre qe spaguan lojtaret dhe ka mbushur Shqiperine me lokale sepse askush nga strukturat e shtetit nuk e ngacmon megjithese eshte pa license.
    Persa i perket telebingos nuk flas dot me kompetence por flitej qe po te njejtet persona po tentonin ta blenin, e ndoshta ja kane dale, meqenese dilkan te dyja bashke.

    Persa i perket ketyre marketeve, qenkan keputur ne b*** duke vendosur kuti, qe njerezit pasi ti blejne gjerat me leket e veta, t’i vendoskan aty. E kjo u dashka tja dime per faleminderit.

    Shume turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje