Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë arritur sëbashku një marrëveshje për shit-blerjen e energjisë elektrike për tepricat e saj, përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha, me qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2015.
Në këtë formë, KESH dhe OSHEE tentojnë ti japim fund paradoksit që imponon modeli shqiptar i tregut të energjisë që bën që KESH-i të shesë tepricat tek tregtarët e energjisë me një çmim më të lirë ndërsa OSHEE e blen energjinë nga tregtarët me një çmim më të shtrenjtë. Për muajin shkurt, nisur nga prodhimi në kushte emergjencë prej prurjeve të mëdha, KESH shiti me çmim 38.5 euro megavat energjinë tek tregtarët ndërsa këta ja shitën mbi 50 euro megavat OSHEE-së.
Marrëveshja që synon ti japë fund këtij paradoksi është firmosur nga drejtuesit e KESH-it dhe OSHEE-së dhe tanimë është në pritje të miratimit nga Enti Rregullator i Energjisë.
Marrëveshja parashikon se OSHEE, përpara çeljes së procedurës mujore për blerjen në treg të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, do të njoftojë KESH-in për sasinë e energjisë elektrike që ka planfikuar të blejë për mbulimin e humbjeve në rrjet, duke i kërkuar me këtë rast KESH-it përcaktimin e sasisë së energjisë elektrike që kjo e fundit mund ti shesë për mbulimin e tyre, sasi e cila mund të mbulojë pjesërisht apo plotësisht kërkesën për mbulimin e humbjeve.
Ndërkaq, KESH-i përpara çeljes së procedurave të shitjes së energjisë elektrike në kushtet e prurjeve të mëdha apo dhe tepricave, pasi ka garantuar plotësimin e kërkesës me energji elektrike për furnizimin e konsumatorëve tariforë, do ti komunikojë shoqërisë OSHEE mundësinë e furnizimit me energji elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa kjo e fundit duhet të konfirmojë brenda afatit të përcaktuar në kërkesën e KESH-it pranimin ose jo të sasisë së energjisë elektrike të ofruar nga KESH për mbulimin e humbjeve.
Nëse të dyja palët bien dakord për furnizimin/lëvrimin e plotë apo të pjesshëm të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, atëherë programimet, nominimet, konfirmimet, lëvrimi dhe matja do të bazohen në Rregullat në fuqi të Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim.
Çmimi për lëvrimin e energjisë elektrike sipas kësaj kontrate do të jetë çmimi mesatar mujor i bursës hungareze HUPX për periudhën në të cilën kryhet lëvrimi i energjisë elektrike, për produktin/profilin në bandë, siç publikohet nga bursa e Hungarisë HUPX.
Kjo marrëveshje e vlefshme për vitin 2015 pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike për dy kompanitë tanimë shtetërore, pasi KESH do të shesë më shtrenjtë energjinë e tepërt dhe OSHEE do ta blejë më lirë energjinë që ka nevojë për të mbuluar humbjet. Ata që humbasin në këtë rast janë tregtarët e energjisë elektrike të cilët nuk do të kenë më fitimet e deritanishme.
Gjithësesi, pritet që Komuniteti i Energjisë të lëshojë kritika ndaj institucioneve shqiptare me pretendimin se në këtë lloj marrëveshjeje cënohet parimi i tregut të lirë.
U desh nje analize e birn qe te dale ne pah kjo vjedhje e qelbur
Pse nuk ndodhi me pare ???
Jam i mendimit qe kto miliona kursime ti shkojne te permbyturve nje fare menyre uji qe permbyt dhe shperblen
Ne fakt gjeja me e mir do ishte qe kjo ndermarrje te funksionoje si nje e vetme pa keto ndarje a thua se jane ne shtete te ndryshme. Kur u be kjo ndarje,fillimisht ata qe e bene paten parasysh skemen se si do te mund te vidhnin duke futur ne mes operatoret private.
Nuk ka pse luajne me pasurine e popullit. Operatori privat,kur kjo ndermarje te mbeti pa energji le te ofroje kete mall me lire se ajo qe mund ta gjeje vete ndrmarja. Atehere themi se kemi nje aktivitet rentabel.
Jo ne kete forme.
fiks fare, pse nuk jane nje ndermarrje e veteme keto?
Kjo lloj marreveshje midis dy kompanive shteterore per blerje direkte te energjise se tepert te KESH it nga OSSHE. I jep fund v jelljes qe I eshte bere shqiptareve nga qeverite e meparshme si ajo e Sdaliut qe nuk rri pa llapur per gjera ordinere , qe I shiste cezit nga kesahi me cmim te lire dhe ja shiste shqiptareve dyfishin me qellimin ew vetem qe lobuesit Serb te Saliut me ne krye Fazllicvin te nxirrnin miliona.Sot pikerisht krrici I oborrit akuzonte ministrine per korrupsion me shitjet e teprices se KESHit me cmim te lire 38 € per mga dhe blerjes se OSSHE me cmim 53 € per mga, kur ne fakt deri tani dhe mbasai erdhi qeveria eshte vepruar me ligjet antishqiptare te Saliut.
Kjo do te thote qe lajmi i BIRN ka qene mese korrekt, dhe qe per te evituar skandalin e metejshem e paskan nderprere per momentin. Po tere kete kohe dikush eshte pasuruar ne kurriz te shqiptareve e duhet marre vesh se ku kane vajtur leket.
pikerisht gerti llalla po punon pa pushim
une akoma pres emrat qe hirra deklaroi ne bukuresht nga anet e mia thone qe themeli pa gjak nuk mban
prandaj skane si tremben keta te sotmit kur nuk paguan te djeshmit… si popull kemi gabime
Bravo BIRN !