Shoqata e Siguruesve 7 milion lekë për përmbytjet. Gati drafti për fatkeqësitë natyrore

6 Shkurt 2015, 21:19Ekonomia TEMA
Shoqata e Siguruesve 7 milion lekë për përmbytjet. Gati drafti

Shoqata e Siguruesve te Shqiperise ka akorduar një fond financiar në ndihmë të zonave të përmbytura. Kryetarja e kësaj shoqate Fitnete Sulaj thotë në një deklaratë për shtyp se kompanitë e sigurimeve Intersig Vienna Insurance Group, Atlantik, Eurosig, Ansig, Albsig Sigmainteralbanian Vienna Insurance Group dhe Insig kanë kontribuar secila me 1 milion leke te reja, ne total nje fond prej 7 milion leke te reja.

Përmes ketij solidariteti dhe kontributi konkret financiar, duam ti drejtohemi sot te gjitha shoqatave te biznesit dhe jo vetem, qe ti bashkangjiten kesaj nisme ne funksion te deshmimit real te partneritetit public dhe privat, per te deshmuar bashkarisht qe jemi pjese e rendesishme e zhvillimit social-ekonomik kombetar jo vetem teorikisht por edhe ne nisma e sipermarrje konkrete.

Ndërkohë shoqata thotë se Qeveria me nismen e kryeministrit Z. Rama, ne bashkepunim me Banken Boterore, Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare dhe Industrine e Sigurimeve jane ne proces te finalizimit te draftit mbi sigurimin ndaj katastrofave natyrore.

7 komente në “Shoqata e Siguruesve 7 milion lekë për përmbytjet. Gati drafti për fatkeqësitë natyrore”

  1. demiro says:

    U keputen keta kusaret. Edi nuk e di se ai Ahmetaj i ekonomise ka konflikt interesi me keta kusaret. E hoqi tvsh per TPL dhe renia e cmimit nuk eshte reflektuar ende. Cfare gallate flet kjo analfabetja e Vehbi Alimuces per industri sigurinesh. Keta jane kjoska qe vjedhin popullin.

  2. z/kallami says:

    Bravo keshtu duhet te rritet solidarioteti per t’iu gjendur ne dite te ngusht shqiptari shqiptarit.Ju shtofte Zoti dashnin per njeni tjetrin.

  3. politika e hajduterise says:

    Tani fillon dhe fushata e hajduterise.

  4. socialisti says:

    Eshte nje veprim i duhur dhe ne kohen e duhur!
    Shteti nuk mundet te mbaje pergjegjesi per gjithshka, si ne monizem. Jane te tjere mekanizma qe e mbajne ne kembe ekonomine: jane mekanizmat e tregut.
    Edhe ne kete drejtim, sigurimi i rasteve fatkeqe, eshte zgjidhja e duhur. Ne jemi ne ekonomine e tregut (ekonomine kapitaliste), por rregullimin e rasteve te tilla kerkojme ta bejme me mekanizmat e ekonomise socialiste!
    Si ne te gjithe boten, shpresojme edhe ne.
    Jo me ne rruge te pashkelura!

  5. Demokrati i vërtetë says:

    Këto “ndihma” prej 7 milionësh, janë “një ryshfet” (ndoshta në marrëveshje me Qeverinë), i këtyre gjoja Kompani Sigurimesh (rrumpallë), për “tortën” e madhe të sigurimeve ndaj katastrofave natyrore, që do u vihet në tryezë…(???!!!)

  6. arta says:

    Një gjë duhet të dimë të gjithë. Nuk jetojmë në socializëm kur në raste të tilla shteti merrte të gjitha përgjegjësitë dhe ngrihej në këmbë i madh e i vogël për të dhënë kontributin e tij në ndihmë të atyre që prekeshin nga fatkeqësitë. Ata që kanë jetuar tërmetin e 1979-ës në Shkodër e dinë se për 6 muaj u ndërtua nga e para e gjithë lagja Bahçallëk. Jemi në kapitalizëm, shteti nuk merr përgjegjësi se ti ndërtove ku deshe banesën tënde pa leje ndërtimi dhe pa pashaportizim e ku ta di unë. Duhet të siguroheni në shoqëri sigurimi dhe janë ato që përgjigjen për dëmshpërblime…KAPITALIZMI të tilla mekanizma ka. Por shoh përditë që i kërkohet shtetit dhe ulurijnë ata që kanë nga 150 kokë bagëti se janë dëmtuar. I kishin të siguruara gjëkundi pasuritë që kishin? Në Malmö u bënë përmbytje nga shirat në fillim të qershorit, shoqëritë e sigurimeve do përgjigjeshin për dëmshpërblimet, para 10 vjetësh nga një furtunë e madhe u prishën pyje dhe pronarët e këtyre hapsirave pyjore, pasi u shpërblyen nga shoqëritë e sigurimeve filluan ti mbillnin nga e para, plasi zjarr në garazhdin e pallatit tonë dhe i paguam nga xhepi të gjitha se nuk i kishim makinës sigurim të plotë. Po deshe mos e paguaj firmën që erdhi të nxirrte makinën nga garazhdi, jo se s’e nxirrnim vetë por sipas rregullave të sigurimit teknik s’kishe të drejtë, shërbimi zjarrfikës nuk të lejonte, e pagesën pastaj duhet ta bëje ti për diçka që s’e kishe porositur. faturat vinin për ditë dhe nëse s’e paguaje shtohej shuma. Ky është shteti që deshëm, por për në Shqipëri vazhdon avazi si nga njerëzit, opozita që bën lojën e ndyrë të antishtetit, media që bën lojën e antishtetit. Thirrini mëndjes, s’ka më shtet që t’i përgjigjet interesave të shumicës sepse nuk është natyra e kapitalizmit e tillë.

  7. Ono says:

    U hoq Tvsh ja po cmimin e polices pse nuk e ulet re pakten 20%.Edi Rama duhet te nderhyje ne kete treg piramide ku pronaret majmen e demet nuk paguhen. Amf nuk ekzuston por eshte pale me bosat e sigurimeve. P Cani ku eshte u hoqi Tvsh me preteksin qe do ulen cmimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje