KESH sqaron eksportet e energjisë dhe menaxhimin e kaskadës së Drinit

8 Shkurt 2015, 20:44Ekonomia TEMA
KESH sqaron eksportet e energjisë dhe menaxhimin e kaskadës së

Situata e krijuar në vend për shkak të rreshjeve të shumta ka qenë fokusi i informimit të publikut nëpërmjet medias së shkruar dhe audiovizive, përfshirë dhe prononcimet nga aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

Në këtë kuadër edhe shitjet e energjisë nga Korporta Elektroenergjetike Shqiptare janë trajtuar si pjesë integrale e këtyre informimeve dhe prononcimeve dhe që fatkeqësisht në disa raste janë konkluduar duke mos patur njohuritë e plota mbi kuadrin rregullator në fuqi për rregullat dhe procedurat që duhet të ndiqen nga KESH për të realizuar shitjen e energjisë në kushtet e prurjeve të mëdha në tregun e parregulluar.

Shqipëria është një vend importues neto (prodhimi vendas nuk e mbulon kërkesën e vendit për energji) dhe gjithashtu me risk të lartë hidrologjik(i gjithë prodhimi vendas mbështetet në burime hidrike), gjë që do të thotë se karakteristikat e prodhimit dhe të furnizimit të vendit, pra edhe ato të eksportit të energjisë, në kushtet e prurjeve të mëdha bëhen shpesh të paparashikueshme.

Para se te shprehemi mbi praktikën e shitjes së energjisë nga KESH në tregun e parregulluar, është e nevojshme që publiku i gjerë dhe opinion-bërësit të kuptojnë paraprakisht kuadrin ligjor/rregullator të shitblerjes së energjisë dhe specifikat e tregut  të energjisë elektrike të cilat reflektojnë mekanizmat çmim-formues të cilat ndryshojnë në dinamikë me bazë orare dhe në varësi të karakteristikave të prodhimit vendas. Për publikun e gjerë, sjellim në vëmendje faktin se energjia elektrike nuk është mall si gjithë mallrat e tjerë, nuk magazinohet dhe tregtimi i saj influencohet nga profili i saj që ndryshon në dinamikë si rrjedhojë e profilit të konsumit të të gjithë konsumatorëve në vend.

 

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaron publikun e gjerë dhe median si më poshtë:

Kuadri ligjor/rregullator për sektorin e energjise elektrike

Kuadri ligjor/rregullator në fuqi ështëi hartuar që në vitin 2003-2004, dhe ka pësuar ndryshimet thelbësore në vitin 2008 në varësi të zhvillimeve në tregun e brendshëm (konkretisht me privatizimin e sektorit të shpërndarjes).

Konkretisht KESH sh.a.ka për detyrë që sipas prioritetit te mëposhtem të furnizojë:

Shitjet e KESH ne Tregun e Parregulluar

KESH, në periudha te caktuara, konkretisht ne rastet e prurjeve te mëdha dhe rastet e emergjencës, shet në treg të parregulluar (me çmime tregu) energjinë e prodhuar përtej sasisë së kerkuar nga OSHEE për konsumatorët tariforë (tregu i rregulluar),

Neni 4, pika 4.2, paragrafi i katërt, parashikon: “KESH shet energji të tepërt në tregun vendas ose atë të eksportit në përputhje me rregullat dhe procedurat e shitjes se energjisë elektrike të miratuara nga ERE-ja.”

Rregullorja e Shitjes së Energjisë Elektrike, miratuar me Vendimin e Bordit të ERE nr. 1, dt. 10.01.2011, siguron rregulla dhe procedura të thjeshta për operime të shpejta, bazuar në një proces konkurrues dhe transparent për realizimin e shitjes së energjisë elektrike pa cenuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike të klientëve. Kjo rregullore përcakton:

Prurje të medhado të thote prurje e ujit, në sasi te tillë, që kërcënojne arritjen e nivelit kritik në rezervuarin e hidrocentralit dhe imponojnë shkarkimin urgjent të ujit, pa përfitim të energjisë elektrike nga rezervuari, ndonëse hidrocentrali punon me kapacitetin maksimal disponibël.

Shitje e energjisë elektrike në kushtet e prurjeve të mëdha do të thotë shitje e energjise elektrike nga KESH duke shfrytëezuar maksimalisht kapacitetin e hidrocentraleve, në kushtet e prurjeve të mëdha, në mënyrë që të përjashtohet shkarkimi i ujit pa prodhim energjie elektrike.

Me datë 2 Shkurt, 2015 Sekretariati Teknik pranëKomisionitte Posaçëm të Trajtimit të Plotave në hidrocentralet e kaskadës sëe Lumit Drin, pasi analizoi situatën e prurjeve dhe kuotës së arritur në Rezervuaret e Fierze (290.24 m) e Koman (171.2), bazuar nëparashikimet e Rregulloresse Trajtimit te Plotave, rekomandoi që KESH të marrë masat për të përpunuar prurjet nëpërmjet ngarkimit maksimal të agregateve ne HEC Fierzë e Koman, për tëruajtur nivelin e rezervuarit të Fierzës nën kuotën maksimale të lejuar (290-291 m), Komani në 171 dhe V. Dejës brenda parametrave të lejuar 73.5 – 74 m.

Në këto kushte emergjente, KESH sh.a. menjëherë, hapi procedurat për shitjen në treg te energjisësë prodhuar ne kushtet e prurjeve të mëdha, me qellim që të mos vepronte me shkarkime të detyruara në ditët në vijim.

Procedurat e shitjes se energjisë elektrike në muajin Shkurt 2015, janë procedura të kryera në kushtet e prurjeve të mëdha dhe ky është edhe shkaku qe kemi disa procedura njëra pas tjetres, si rezultat i këtyre prurjeve, të cilat si të tilla kanë qenë të paparashikuara dhe në intervale kohore të ndryshme nga njeri-tjetri. Pra nuk mund të kryhej shitje e gjithë kapacitetit qëështë shitur me një procedurë te vetme.KESH sh.a. hodhi në ankand për shitje sasinë prej 307,209 MWh energji elektrike por arriti të kontraktojë vetëm sasinë 272,154 MWh me një vlerë totale prej 8,39 milion EUR (çmimi mesatar i thjeshtë prej 30.83 EUR/MWh) duke maksimizuar profilin e shitjes në bandë dhe off-peak dhe duke arritur prodhimin maksimal të mundshëm përkundrejt shkarkimeve të minimizuara në Fierzë. Oferta e fundit e pranuar nga KESH është për 2,700 MWh (apo 1% e sasisë totale të kontraktuar) e profilit energji nate (00:00-06:00) e pranuar për cmimin prej 10.75 EUR/MWh (apo 10% më të lartë se tarifa e gjenerimit). Për sasinë tjetër disponibël prej 35,000 MWh (profil energji nate dhe jashtë piku) nuk u sigurua asnjë ofertë.

Pergjegjesite e OSHEE

KonkretishtOSHEE është përgjegjës për:

 

Meqënese kërkesa e klienteve tariforë per energji elektrike mbulohet nga KESH sh.a., atëhere OSHEE mbi baza mujore kryen blerjen e sasisë së energjisë të nevojshme për mbulimin e humbjeve ne sistemin e shpërndarjes, duke garantuar kështu furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike në vend.

OSHEE ka përgjegjësinë tësigurojë energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes përpara datës 1 tëçdo muaji.

Për te siguruar energjinë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për muajin pasardhës (Shkurt 2015), OSHEE është e detyruar të zhvillojë proceduren për blerjen e kësaj energjie jo më vonë se java e fundit e muajit paraardhës (23 – 27 Janar), gjatë të cilës niveli i liqenit tëFierzës ishte në kuotën e 287 m(3 m më i ulet se sa kuota që lejon/detyron KESH te shesë në tregun e parregulluar) ndërsa prurjet ishin mesatarisht 200 m3/s.

Si rrjedhojë e situatës hidro-meteorologjike të krijuar në vend në ditët e para të Shkurt 2015, prurjet mesatarenë liqenin e Fierzës arritën në 800 m3/s dhe niveli i liqenit në Fierzë po i afrohej kuotës 291m. Në këto kushte emergjente KESH sh.a. në datat 2 Shkurt, hapi menjëherë procedurat per shitjen e energjise në treg, me qellim që të mos vepronte me shkarkime të detyruara në ditet në vijim, sikurse shpjeguar me siper.

Pra KESH sh.a., bazuar në kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, si dhe rregulloren teknike të shfrytëzimit te kaskadës, nuk ka qenë në kushtet që mund të parashikonte të shiste teprica energjie elektrike direkt OSHEE-sëpër mbulimin e humbjeve (edhe sikur kjo të ishte e lejuar nga kuadri rregullator aktual) në momentin kur OSHEE ka kontraktuar energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve për muajin Shkurt 2015.

Praktikat e KESH per Shit-blerjen e Energjise Elektrike ne Kushtet e Prurjeve te Medha

Gjatë vitit 2009-2013, në bazë të kuadrit rregullator në fuqi dhe Modelit Ekzistues të Tregut, KESH në 13 raste/muaj ka kryer shitje në tregun e parregulluar të energjisë elektrike të prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha. Një veprim i tillë ndodhi dhe në Shkurt 2015, bazuar në kuadrin rregullator dhe model tregu ekzistues të pregatitur në vitin 2008.

Theksojmë se shitja e energjisë që realizohet nga KESH sh.a. në tregun e parregulluar ndodh në kushte te prurjeve tëe mëdha. Rrjedhimisht, të ndodhur në kushte të pa parashikuara, behet prioritare ruajtja e sigurisë së digave dhe menaxhimi i situatës së prurjeve. Janë pikerisht keto situata emergjente të krijuara, ato që diktojnë KESH të shesë në treg energji elektrike.

Tregu i energjisë elektrike ështe mjaft i luhatshëm jo vetëm nga dita në ditë, java në javë e muaji ne muaj, por edhe brenda ditës ne profilet peak dhe off-peak.

Për ilustrim referojuni statistikave të meposhtme për shitjet që ka bërë KESH sh.a. në kushte te prurjeve të mëdha ndër vite:

Sikurse pasqyron tabela, shitjet që ka realizuar KESH sh.a. në vitin 2015 krahasuar me vitet 2010 dhe 2013, për situata të ngjashme, janë me afër çmimeve të tregut (tregu referues bursa HUPX), edhe pse kjo energji po shitet nën kushte emergjente.

Zakonisht gjithë rajoni, veçanërisht i Ballkanit Perëndimor, duke qenë në kushte reshjesh dhe prurjesh të mëdha, si kaskada jonë e Drinit, ka patur prodhim të tepërt të energjisëelektrike nga burimet hidro, gjë që ka shkaktuar normalisht uljen e çmimeve/njësi të shit-blerjes së energjisë elektrike, dukuri kjo nga e cila nuk mund të përjashtoheshim edhe ne.

Pavarëesisht situatave të prezantuara më lart, ato nuk janë përfaqësuese, sepse shitja e energjisë elektrike në treg nuk është qëllim në vetvete i KESH, dhe për më tepër nuk mund të jenë të krahasueshme për vete natyrën e produktit “energji elektrike”, si dhe stadit të zhvillimit të tregut vendas.

Rregullimi per Shit-blerjen e Energjise Elektrike ne Kushtet e Prurjeve te Medha

Detyrimi primar i KESH është të prodhojë energji elektrike për të garantuar furnizimin e pandërprerë të klienteve tariforë, dhe të garantojë dhenien e shërbimeve ndihmëse për sigurinë dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik shqiptar. Në kushtet e prurjeve të mëdha, KESH duhet të shfrytezojë maksimalisht kapacitetin e hidrocentraleve në menyrë që të përjashtohet shkarkimi i ujit pa prodhim energjie elektrike.

Energjinë e prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha KESH e hedh per tregtim në tregun e parregulluar. Shitja në tregun e parregulluar e energjisë së prodhuar nga KESH në kushtet e prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit dhe në kushtet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë importon për të mbuluar humbjet në rrjetin e shpërndarjes gjeneron një anomali dhe mungesë optimizimi të burimeve financiare të sistemit energjitik, pavarësisht se të dy operatorët publikë kanë respektuar me rigorizitet kuadrin ligjor në fuqi.

Për të shmangur anomaline e përmendur më sipërm, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Enegjisë dhe Industrisë, KESH dhe OSHEE kanë lidhur një marrëveshje për shitblerjen e energjisë së prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes. Sipas kësaj marrëveshje, që do te hyjë në fuqi pas miratimit nga  Entit Rregullator, KESH do ti shesë OSHEE energji për mbulimin e humbjeve me çmimin mesatar të bursës hungareze për muajin që kryhet lëvrimi i energjisë.

Pa këtë marreveshje mes KESH dhe OSHEE (dhe miratimit përkatës nga ERE), KESH nuk mund të shesë tepricat e energjisë (energjinë e prodhuar në kushtet e prurjeve te mëdha) tek OSHEE për mbulimin e humbjeve. Vendimi i Bordit të ERE Nr. 40, datë 16.04.2013rregullon funksionimin dhe zbatimin e kontratësse furnizimit ndërmjet KESH sh.a. dhe ish CEZ Shpërndarje për mbulimin e kërkeses së klientëve tariforë dhe jo mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.

Ndryshimet e mundësuara nga Vendimi i Bordit të ERE Nr. 40 reflektojnë rastet kur një pjesë e sasisë së energjisë që levrohet nga KESH sh.a. tek OSHEE për mbulimin e kërkesës së klientëve tariforë, përdoret arbitrarisht nga OSHEE për mbulimin e humbjeve, si rrjedhojë e pa aftesisë së OSHEE për të faturuar energjinë elektrike tek konsumatorët tariforë (në këtë rast humbjet e muajit në sistemin e shpërndarjes rezultojnë më të larta se sa planifikimi, dhe OSHEE nuk e ka të mbuluar nga kontratat e importit këtë sasi humbjesh shtesëe). Ky parashikim është i aplikueshem mbi baza mujore, pavarësisht nëse KESH është në kushtet e prurjeve të mëdha apo jo. Ky parashikim nuk e zgjidh “vakumin” ligjor që do t’i shërbente shitjes së drejtpërdrejtë të energjisë nga KESH sh.a. tek OSHEE për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shperndarjes. Nga ana tjeter, sikurse parashikojnë rregullat e tregut, planifikimi i kerkesës se pergjithshme (konsum i faturuar plus humbje ne rrjet) dhe mbulimi i saj (me prodhim vendas plus import) duhet të bëhet ditë, javë, muaj në avancë, pra duhet të kontraktohet perpara fillimit të muajit. KESH u ballafaqua me situatën kritike të prurjeve pasi OSHEE kishte kontraktuar importin, rrjedhimisht ishte i detyruar të hidhte ne ankand për shitje çdo sasi energji elektrike të prodhuar përtej kërkesës së klientëve tariforë.

 

22 komente në “KESH sqaron eksportet e energjisë dhe menaxhimin e kaskadës së Drinit”

  1. loni says:

    Kur ka shpjegime te gjata, pergjithesisht mungon argumenti, duke sorollatur lexuesin. Me pak fjale, si Kesh ashtu dhe Osee megjithe stafin e fryre nuk kane asnje mundesi parashikimi per prurjet ne kaskade? Vetem ne date 2 shkurt e vute re qe kishte vajt niveli 291 metra? Jeni 2 kompani shteterore dhe mund te kordinoheni fare mire. I thone 4 mio euro humbje dhe mund tu sherbenin fare mire personave ne nevoje nga permbytjet, perpara se qeveria te beje gjynahqarin dhe te lype leke lart e poshte biznesit dhe EU-se. Por si gjithone keto leke perfundojne te xhepat e pushtetareve te energjise. Mbaj m end Nanon ne kohen e hatarsis qe akuzonte Nacin per cente euro por ketu ka filluar te vidhet me 20 euro kilowati. Eh rilindje ta marrsha….

    1. bidoni says:

      E mo loni ke te drejte kaq gjat sa kane fol e kane bere si roman pa asnje argument teknik. Populli ka nje shprehje llafet e shumta jane fukarallik. Imagjino kete romanim me llafe bosh sa vlere ka. Keta flasin sikur erdhen dije e gjeten fierzen 293 dhe sot nuk dine ca te bejne harrojne qe kane me shume se 1 vit dhe fierza nuk vajti 293 per 1 dite.

  2. kto po tallen says:

    Kulmi i hipokrizise, filloi dhe shkarkimi i talljes per qejf.
    Po ceshte ky skandal i madh me deklaratat e KESH, nje search dhe i lexon te sakta rregullat dhe ligjin. Ky quhet sqarim per publikun!???
    Keto sqarojani prokurorise dhe shikoni do i hane ato app jo!!!

    1. Luli says:

      Ti qenke i programuar tek SHQUP-i. Beje update sistemin vlla se keto ligjet i ka bere Luli yt dhe qeveria e tij. Mos ben ndonje autogol me prokurorine pastaj.

      1. tupi says:

        Ore mire e ke tek shqup qenka programu madje fierzen 292 e coi shqup vinin cdo mengjes benin shurren ata te shqup dhe u rrit niveli. Po lerini mo keto ca lesh shqupi po ku ishin mo keta koka qe menaxhojne korporaten nuk e shifnin fierzen nuk fillonin dot eksportin me pare apo ta derdhim ujin me mire. Shqupi ka ik per lesh por edhe ju po u moret vetem me shqupin ate fat do kini, jane votuar per te punuar jo per tu shqupezuar o luli.

      2. kto po tallen says:

        Mire qe te paskan vene me i shkru por edhe te paskan lene te merresh me komentet!
        More e kuptoni qe kompania ku ti punon nuk eshte prone as e jotja as e shefit tend!? Eshte prone publike dhe anuzuesit me te kane vetem nje vend ku te vene. Atje se shet dot sapunin per djath….vetem se po, ceshtje sapuni ka ?

    2. Mondi says:

      Ne kohe te sales as qe denjonte njeri te jepte info. Te pakten po informohet publiku ca behet me pasurine e shtetit .

  3. ahahh says:

    Te krahasosh 2010 me 2015 eshte per te qeshur ne 2010 ka rene shi sa eshte bere qameti madje eshte viti me prodhimin me te madh te enerfjise ne vend ndersa ne 2015 ca pika shiu rane mbi qelq dhe u prish gjithe fasada ahahahahah.

  4. dimer says:

    Ore te mjere po pse nuk e krahasoni me kohe e zogut po keshtu do ec ky vend ata qe ishin ia futen kot po ia fusim dhe ne kot po eshte turp mo. Nuk e mbuloni dot djellin me shosh.

  5. gallat says:

    Po lexoja fundin dhe me beri pershtypje dicka ajo puna e vakumit ligjor. Kjo ndodh vetem ketu sa here ndodh nje krim del vakumi ligjor. Keshtu shpetojne ca per procedure e ca per vakum ligjor. More po ca eshte kjo.

  6. Luli says:

    Po pra se po krijohej pershtypja sikur paska patur shitje energjie vetem kete vit. Mungesa e informacionit con ne keqinformim. Menaxhimi duket shume i qarte dhe konform rregulloreve. Sfida e KESH-it mbetet te mos permbytet Shkodra.

    1. luli 1 says:

      O lulo ti dashke te mbrosh dicka. Po mire e drejte por po te sqaroi dicka dhe shkodra mund te mbytet dhe mund te mos jete faji i kesh se po erdhen prurjet e medha do derdhen nuk ka rruge tjeter. Per qartesine e menaxhimit po te them dicka keta ne fund te janarit e pane nivelin qe po vinte 290 apo po flinin se po ta kishin pare duhet te kishin bere ate marveshjen qe bene per marsin. Pra mo lul po ta kishin bere ne janar ate marveshje do kishin shpetuar ato 4 a 5 milion euro qe fluturuan. Nejse ti kaq kupton kaq flete por te paktem ishalla nuk i ha te gjitha brrockullat qe i thone Z. RAMA se kam bindjen qe do dije ta zgjidh mire kete pune. Se shof qe ai mbeti neper zonat e permbytura duke punuar keta mbeten meper thas me euro ne tendera.

  7. billi says:

    Ne kushtet e nje operacioni korruptiv ku humbes i vetem eshte publiku i cili duhet te perballoje kostot e keq menaxhimit te sektorit, nga Kompanite publike dhe ne bekimin e vete Ministrit paturpesia me e madhe eshte kapja pas procedurave si nje krim qe kerkon alibine e shpetimit. KESH thote qe ska procedure por dhe nese meret e mirqene, ka rregulla por keto nuk i referohen ketij rast por nje tjetri, ligji eshte por ka vakum ligjor qe nga 23 Qershori i 2013!!!! Ca thone keta hajnat, kujt duan ti shpetojne? Kryeministrit apo gjykimit te Prokurorit

  8. aleko says:

    Sqarimi eshte i drejt per ata qe hane pykas.Cmimi i tregut eshte tjeter,ndersa cmimet e bera ne kohe emergjencash qe vijne nga prurje e befasishme te lumenjeve ,per keto prurje cmimino gjinthmon arrin cmimin e tregut se mund te mos gjesh shpejt ofertat e duhura…

  9. vlore says:

    Të gjithe ata që akuzojnë për korrupsion për këtë teme ose nuk janë në gjendje të kuptojnë çfarë është shkruar, ose nuk e kanë lexuar fare.

  10. tepelena says:

    O vlora ke te drejte ata qe kane shkrujt nuk e njofin kete teme vetem ata qe kan rrujt 4 mil euro e njofin mire se kan cuar tbaset ne shtepi.

  11. emigranti says:

    Nuk arrij ta kuptoj,pse duhet t’ja shesim energjine serbit dhe ata te na shesin neve prape humbja 4 miljon e gjysme,nqs Saliu e bere ligjin per te mbuluar korrupsionin qe bente zeni,keta ta ndryshojne ligjin dhe a to lek qe nuk jan pak shkonin per te bere dicka te mire,gjithe ai shpjegim I gjate pa argument bindes pra bie era korrupsion

  12. lili says:

    E pse nuk e shesin ne kosove,pa kalluar neper parazitet alla EFT te fazlicit? A nuk jemi ne gjendje me bâ nje treg te perbashket ku kaskada e drini ndihmohet nga thermocentralet e kosoves e vice versa?

  13. lili says:

    Akces ne information et se sa prodhon cdo dite e sa shet cdo dite kjo korporate,e kuj ia shet mungojne edhe duhet te publikohen qe publiku te kete mundesi me mbiqyre keto pazare!

  14. edmond krasi says:

    çfare gazetarie ore kjo ??? kopje-ngjitje e dokumenteve

  15. puna says:

    KESH o KESH ke ik per LESH.

  16. puna says:

    Ore tek ajo tabel kontrollojeni dhe nje here cmimin e offpeak te qershorit 2013 se eshte 4 euro me i shtrenjte se cmimi juaj per te njejtin offpeak pra shkurti 2015 esbte me 10 euro offpeak me te njejtin profil. Mos genjeni……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje