“10 mijë matësa inteligjent do të vendosen në kryeqyet”.
Kështu ka deklaruar kreu i OSHEE-së Ardian Çela në konferencë “ Rimëkëmbja energjitike”.
Ai tha se treguesit e vitit 2014 janë pozitivë, “por kjo nuk do të thotë që duhet kaluar në vetëkënaqësi.
Nga sot ofrojmë lehtësira për faturan e pagesës së energjisë jo vetëm në postë , por në celular , nëpikat e tarsferimeve të parave , dyqanet e shërbimit celular. Po ecim në rrugën e duhur, çdo qytetar është pjesë e suksesit“, tha Çela.
Ai shtoi se se për këtë vit synohet të investohen 4.46 miliardë lekë në sistemin e energjisë në Shqipëri, ku vend kryesor do të zërë sistemi i shpërndarjes, por edhe plotësimi me matësa për konsumatorët, rreth 225 mijë të tillë.
“Kompania ka bërë një plan të qartë të investimeve, synojmë garantimin e furnizimit me energji. Garantojmë se kompania do ti dalë zot detyrimeve të veta. 4.46 mld lek do të investohen. 225 mijë matëse të rinj për konsumatorë”, tha Kreu i OSHEE.
Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se ajo që po ndodh muajit e fundit faktojnë se qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, po shkëputen nga informaliteti, pasi e kanë të qartë se vetëm duke paguar marrin shërbimin.
Sipas tij, skema lehtësuese dha efektin e saj.
Në këtë kuadër ai shtoi se janë realizuar mbi 137 mijë kontrata të reja, ndërsa kanë përfituar nga lehtësimi prej 80% të faljes së kamatvonesavve 43,500 familje.
Çela theksoi se OSHEE bëri anulimin e rreth 54.000 faturave abuzuese duke shtuar se garanton se kompania do të marrë përsipër detyrimet e veta
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj vuri theksin tek reformat e ndërmarra, për të cilat theksoi se janë të thella, të dhimbshme dhe që kërkojnë guxim politik dhe ndërgjegjie qyetare . Në kë kuadër ai shtoi se kjo ishte përgjegjësi për qytetarët që kanë jetuar në gropën e shtetin.
“Reformat e thella si kjo janë patjetër të dhimbshme e të veshtira për tuu implementuar pasi që duan guxim politik. Për ne ishte sfidë pasi qytetarët më shumë se 20 vjet kanë jetuar në këtë gropë. 150 mln dollarë ishin humbjet për çdo vit ku mungesa e investimeve e bënte këtë shifër të rritej, ndaj ne vendosëm ti thyejmë këto tradita të mospagesës, të abuzimit me faturat e energjisë e me vjedhjen.
I referohem kësaj nisme si një mënyrë e re e jetesës me këtë sistem, pasi ne kemi vizionin e duhur për ta bërë këtë ndryshim me dhënien fund të vjedhjes, përcakitimin e eficencës së tarifave. Koncepti ku një paguan e të tjerët jo nuk është më i mundur.
Mungesa e eficencës ka penguar deri më tani përmirësimin e situatës. Modeli ekonomik i marrjes borxh për të paguar borxhe ka mbaruar.
150 mln eurot e shkuara dëm për çdo vit nga sistemi i energjisë do ti kishin dhënë shqiptarve 150 shkolla të reja në vit, shumëzuar me 20 vite që sistemi nuk ka funksionuar, 80-100 shkolla shumëzim 20 vite, 80 spitale të reja të shumëzuara të gjitha me 20.
E pra ajo që duam të bëjmë është ti rikthejmë shqiptarve paratë e humbura. Do ndërtojmë 1 treg të hapur, do të rrisim të ardhurat, ana institucionale është e lidhur me sistemin energjitik. Ne presim që në 2018 të korrim frytet e para nëse do kemi një sistem të koorporuar që di të mënaxhojë situatën dhe ti përgjigjet konsumatorëve.
18 milion dollar janë kursyer vetëm këtë vit si fond rreziku. Nga reformat kursejmë minimumi 20 mln dollar. Shifrat që tha drejtori nuk janë të mjaftueshme por janë inkurajuese dhe tregojnë se jemi kthyer në një mënyrë të re bashkëjetese.
Humbjet janë ulur në 36.7%, rritja e arketimeve ka arritur 57%. Nuk janë të mjaftueshme e di por uljet janë një fillim i mirë i modelit të ri ekonomik të vendit, po hedhim hapat e parë të sigurtë.Një falënderim special policisë që ka ndihmuar në aksionin e energjisë, faleminderit edhe qytetarëve.
Së fundmi sipërmarrja që ka abuzuar me faturën e energjisë duhet të kuptojë se ka përfunduar koha e abuzimit dhe do sjellim një raport të ri të sipërmarrjes dhe energjisë për një model bashkëjetese”, tha Ahmetaj.
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri vlerësoi aksionet e përbashkëta polici-OSHEE kundër abuzuesve të energjisë elektrike, ndërsa falenderoi qytetarët për bashkëpunimin e treguar.
“Një muaj më parë një zonjë më nisi një email ku më njoftonte se një polic në rrethinat e Tiranës dyshohet se vidhte energjinë.
Janë të shumta denoncimet e tilla dhe ndjekja e tyre për të ludtuar paligjshmërinë. I shkuam deri në fund dhe ishte e vërtetë një punonjës i policisë së Shtetit në luksin e jetesës së përditshme vidhte energjinë elektrike. Kjo është një qasje strategjike ku paraligjit janë të gjithë të barabartë.
Domosdoshmëri për të ndërtuar fijet e besimit me qytetarët. Paligjsmëria nuk luftohet nga institucionet pa mësuar qytetarët se jemi në të njëjtën rrugë që në Shqipëri respektohet ligji.
Ministria e Brendshme, Policia në mbështetje të plotë të të gjitha instancave që po merren me zhdukjen e vjedhjes së energjisë elektrike. Ajo që na shqetëson më së shumti është shkelja e Kodit Penal.
Janë 853 autorë të arrestuar në flagrancë për vjedhjen e energjisë elektrikë. 90% të tyre janë sipërmarrës të biznesesh. Këtë e theksoj se janë këta që nuk janë të vuajtur dhe të varfër, por sipërmarrës apo pjesa tjetër si punonjësi i policisë që vjedhin energjinë. Nuk jemi duke luftuar njerëzit e varfër”, theksoi Tahiri.
Patjeter qe ministri ahmetaj vendos thekse kudo ashtu si ka vendos kunatin e tij ne prokurimet e OSHEE
turp
Eshte e vertet per vite me rradhe sistemi ennergjitik ka qene ne kolaps. Me i forti lagjes nuk pagunte ai qe ishte me shtat vllazen spagunte se faturisti kishte frike ti maste sahatin edhe kjo gje perseritej muaj pas muaj edhe cdo vite i rendonte buxhetit te shtetit mos me shume ose me pak se 150 mln euro apo pa permendur edhe menyren se si sistemi shperndarjes funksiononte qe qe ne kohen e enver hoxhes nuk ka investim ne Shqiperi. Edhe sot eshte me e rendesishme te merremi me ca fitojm ne si konsumator edhe jo te merremi e lagu se lagu. Duhet qe ky 150 mln euro qe sdo shkoj me per vejdhsit e energjise po per gjithe kto investime reale si shkolla spitale.
@Linda
Cila eshte verteesia e lajmeve tte 55 ? 0.
Ajo gazete ishte qe nzirrte edhe qe ne jemi te dytet mbas gjermanise ne kohen e saliut.
Injorant te pandregjshem. Hajdute me cizme. Nuk eshte vjedhur asnjehere tek sahati. Ata qe jane te zanatit e dine mire kete pune. Nuk ka rendesi se cfare pajisje eshte, inteligjente apo jo. Mjafto te regjistroje. Mjafton qe te paguhet ajo qe regjistron. Po duhet me justifiku ca blerje shpejt e shpejt e me bo ca pare se ashtu e do puna.
Nestijemi ne 2015 duke pyetur gjen stambollin ,pyet dhe do mesosh….
Vetem matesat inteligjente e zgjidhin punen me energjine. Edhe njerzit jane te mesuar me se dhjete vjet me celularet, eshte e njejta gje me parapagese dhe shpenzon aq sa ke takatin . Pastaj detyrimisht do te bjere cmimi se deri me tani kemi paguar gjysma per te teren, e cila ka qene forma me poshteruese qe shteti bente ndaj qytetareve te tij qe paguanin rregullisht.
po pronat e pakthyera dhe te vjedhura nga shteti dhe individi,sa mire do jetonin shqiptaret pronare te vertete mor zagar qeverises,por rendin gjykatave dhe komisioneve mashtrueste kthimit pronave,pse nuk e llogarisni apo sju leverdise mor plehra,po gjygj,et e strasburgut qe nuk i jepni leket po ku ta dime ne se me leket e energjise nuk i fut duart ilir blloku,populli te marre energjine pa pagese sepse keni 25 vjet qe e vidhni ne menyrat me t3e ndryshme o zagare te pangopur
Eh, more drejtor qe nuk njeh gjendjen. O njeri keni zbuluar vetem majen e azbergut. Ne cdo pallat 30% te banoreve kane shtrire nga dy tre linja o njeri, 70 kane manipuluar sahatet o drejtor. Fukarenjte paguane. Dyshoj se dhe ju vete keni bere manipulim, mindet ju veet te mos ta dni.
Rimekembja energjetike nuk ka te beje fare me matesat. Nuk ishin matesat qe “lejuan” apo “detyruan” shqiptaret te vjedhin. Duhen disa matesa te tjere te rimekembet energjia, te tille qe te masin cilesine e menaxhimit dhe politiken. Mundesisht keta matesa te jene personale dhe te dukshem per çdo kujt i vihet.
Me gjithe keto pare dhane kot,nje fabrique sahâte do kishin ndreq! Plus asaj,keto sahâte nuk Kane dhane n’asnje vend résultatete e premtuara!