Projekti pilot për vendosjen e 10 mijë matësave inteligjentë në disa zona të Shqipërisë do të asistohet dhe financohet nga “Deutsche Telekom”.
Gjatë një konference të përbashkët për mediat me përfaqësuesen e “Deutsche Telecom” , Klaudia Nemat, kryeministri Rama tha se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të parë mundësitë tona se sa jemi të gatshëm për të hyrë në një proces të ri teknologjik.
“Parashikohet implementimi përpërgjatë autostradës, deri në disa zona informale edhe të vjetra urbane dhe këto janë mundësitë tona për të hyrë në një process të ri teknologjik, nëse ne do ta shohim të arsyeshme në të gjithë parametrat teknikë e financiarë”, tha Rama.
Përfaqësuesja e kompanisë gjermane tha se ky projekt pilot mund ta pozicionojë Shqipërinë si një actor udhëheqës për këto eksperienca dhe zgjidhje.
“Besoj se takimi i sotëm shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë e më produktiv. Në muajt në vazhdim do të kemi mundësinë tí demonstrojmë popullit shqiptar rolin tonë udhëheqës në teknologji.
Ndodhet sot këtu për të shprehur mbështetjen tonë për nismën e qeverisë shqiptare, pra për modernizimin e sektorit të energjisë dhe fushatën pasuese për parandalimin e shpërdorimit të energjisë elektrike. Jam e kënaqur që teknologjia dhe ekspertiza e përparuar gjermane, me lancimin e projektit të rëndësishëm pilot të matësve inteligjentë, do të celin rrugën drejt të ardhmes dixhitale të Shqipërisë.
Sot matësit inteligjentë po diskutohen dhe përdoren në disa shtete europiane. Besoj se ky projekt mund ta pozicionojë Shqipërinë si një faktor lider në Europën jugore dhe lindore për zgjidhjet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Ne në Deutsche Telekom duam të jemi partneri i besueshëm i biznesit në këtë sipërmarrje, në përputhje me ambicjen tuaj dhe tonën për të qenë lider i telekomunikacionit në Europë. Aktualisht Deutsche Telekom ka në planet e veta krijimin e një rrjeti mbarë europian bazuar mbi teknologjinë modern të protokollit të internetit. Ky është një rrjet që nuk njeh kufij, që flet të njëjtën gjuhë në të gjitha vendet dhe u ofron konsumatorëve përvojën më të mirë kudo ndodhen.
Ky është kontributi ynë për atë që mund të quhet “Shtetet e Bashkuara të Europës”. Hapi I parë do të ishte migrimi i të gjithë abonentëve tanë të telefonisë fikse drejt teknologjisë IP. Objektivi është ta përfundojmë këtë proced deri në fund të vitit 2018. Nga perspektiva jonë, abonentët në cdo vend, edhe këtu, nuk kanë pse të shqetësohen prej teknologjisë. Gjithcka bëhet për të ofruar përvojën më të mirë, rrjet të përsosur, besim, siguri dhe besueshmëri.
Këto duam tú ofrojmë abonentëve, ndaj edhe jemi entuziastë për projektin puilot të matësve inteligjentë në Shqipëri. Natyrisht kjo strategji kërkon një mjedis miqësor ndaj investimeve dhe, i dashur zoti Kryeministër, kërkon edhe një angazhim afatgjatë të Deutsche Telekom në Shqipëri.
Kjo është shprehje e angazhimit tonë si Deutsche Telekom për të kontribuar për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik në Shqipëri. Natyrisht jemi të lumtur tqë kontribuojmë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku në projektin tepër interesant të matësve inteligjentë në Shqipëri“, tha përfaqësuesja e “Deutsche Telekom”
Projekti pilot do të identifikojë efektshmërinë e matësave në disa zona që do përcaktohen nga OSHEE-ja.
Aparati smart do të vendoset në banesa dhe biznese./A.XH
Eshte matur impakti ne mjedis i ketyre matesave, qe ne disa vende per
shkak te rezatimit jane nxjerre jashte perdotimit?
Se nuk besoj qe ka ngelur teknologjia e fundit te vendoset tek ne, duhet
te jete teknologjia e “parafundit” ,sa te beje ca leke
qeveria…………… Jo per gje po e kemi zakon ne te nxjerrim syte kur
duam te veme vetullat.
impakti ne mjedis i smart meters eshte i njejte me ate te nje telefoni celular (sepse komunikimi me ‘qendren’ behet nepermjet GPRS te kartes telefonike SIM te instaluar ne te). Asgjekundi nuk jane nxjerre jashte perdorimit, perkundrazi po hyjne gjithmone e me shume ne treg.
Vendet perendimore i kane isntaluar dhe perdorin, si mendon nqse ato vertet do ishin te demshem ne ate nivel qe thua nuk do ishin ndaluar deri sot?
Ne se do realizohet, do jete fundi i kalvarit te vuajtjeve te ketij populli fatkeq!
Pesimistet ti leme ne e veten.
Nuk ka fare dyshim qe Shqiperia do behet.
Bravo Edi Rama per keto inisiativa moderne.
5 vjet burg,kush vjedh korendin pa mates inteligjent.
Nuk e di sa eshte e vertete se me te degjuar e kam,thone qe Bullgaret e Kinezet ja u kane gjetur vaksinen ketyre lloj aparatesh dhe i klonokerkan !
Problemi yne ka qene vjedhja e sahatit. Kjo pajisje kete problematike e trajton kete problematike po njesoj. Me kallam e lidhje te fshehte mund ta anashkalosh sahatin perseri sado inteligjent te jete. Perfitueshmeria eshte qe me gsm dergohet konsumi ose kontrollohet qe te jepet korent sa per nje llambe kur konsumatori nuk paguan. Tani financimi i projektit eshte falas pa ndonje klauzole te fshehte apo eshte kredidhenie. Pasi dreqi e mori deutche telekom num e di te jere shoqate jofitimprurese humanitare apo si Sorros. Ajo eshte kompani qe do fitime. Mos ta bejme si me naften qe shqiperia merr 1 perqind dhe kompanite offshore investuese marrin 99 perqind te prodhimit. Kosto e sahateve do te jete ne kurrizin tone se bashku me interesa apo me nene konfidenciale qe me xetyrim nuk na i bejne publike. Ju kujtoj lobimin e nje ambasade perendimore qe loboi qe te hiqej ose ulej akcoza e pijeve energjitike. Ne jemi mish per top dhe perendimi eshte i pameshirshem kur vjen puna tek perfitueshmeria.