OSHEE reagon për skadalin e faturimeve/ Është shkarkuar drejtori i agjensisë dhe 6 lexues sahatesh

15 Shkurt 2015, 19:45Ekonomia TEMA
OSHEE reagon për skadalin e faturimeve/ Është shkarkuar drejtori

Duke marrë shkas nga akuzat publike të bëra sot prej Partisë Demokratike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron opinionin publik se kompania është vënë në lëvizje që prej datës 24 Janar 2015, pas denoncimeve të banorëve të lagjeve nr.2 dhe 3 në Laç.

datën 27 Janar, Departamenti i Shitjeve dhe Arkëtimeve ka ngritur grupin e posaçëm të verifikimit në terren. Objekt i kontrollit ishin 32 kabina të cilat furnizojnë konsumatorët e lagjeve nr.2 dhe 3 që arrijnë në 8200 kontrata.

Nga verifikimi i të dhënave  për 732 familjare, rezultoi se 592 prej tyre janë nënfaturuar për një total 239 Mwh dhe 140 janë mbifaturuar për një total prej 214 mwh. Ndërkaq, për konsumatorët privatë rezultuan 14 raste mbifaturim për një sasi 60 mëh dhe 73 raste nënfaturim për një sasi prej 250 mwh.

Me 6 shkurt, me përmbylljen e fazës së kontrollit u mor vendimi për shkarkimin e drejtuesit të agjencisë së OSHEE-së Kurbin; ulja në detyrë e shefit të degës së shitjes dhe largimi nga detyra i 6 lexuesve që mbulonin lagjen nr.2 dhe 3 në Laç.

OSHEE përmes Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimeve po vazhdon punën për sistemimin e veprimeve për abonentët familjar dhe jofamiljar sipas balancës reale të konsumit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike siguron opinionin publik se verifikimi i ankesave dhe ushtrimi i kontrolleve në terren është një proces që kryhet në vazhdimësi. Kompania është e vendosur të reformojë sistemin e shpërndarjes, jo vetëm në infrastrukturë duke kryer investime por edhe sa i takon burimeve njerëzore, duke ndëshkuar çdo nëpunës që kryen abuzim ndaj konsumatorëve.

9 komente në “OSHEE reagon për skadalin e faturimeve/ Është shkarkuar drejtori i agjensisë dhe 6 lexues sahatesh”

  1. beni says:

    <<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<ju lumte vazhdoni keshtu lerini qente te lehin

  2. roberto says:

    Ketu behet fjale per mbifaturime 200-300 kw,kurse une i kam derguar nje MESAZH personalisht kryeministrit Rama,ne faqen online te kryeministrise,me emer dhe mbiemer te plote se OSHEE,qe nga 1 janari 2015,ka llogaritur faturimet me cmimin e vjeter 13.5 leke per kw/h . Mua me eshte vjedhur per janarin 40 mije leke te vjetra!
    As nje reagim nuk kam marre deri me sot per kete ankese!
    A di njeri te me thote ne se ky problem eshte kudo apo vetem me mua???

    1. brandi says:

      matja e sasise se KW te konsumuar behet nga mesi i c-do muaji! Do te thote qe ne Janar ti ke mare nje fature te llogaritur nga data 13 Dhjetor deri ne daten 13 Janar dhe je faturuar me cmimin e vjeter. Fatura tjeter do te perllogaritet me cmimin e ri. Me ka ndodhur e njejta gje prandaj po te shkruaj.

    2. gregori says:

      Faturat e energjise per muajin janar jane llogaritur nga data 27 dhjetor 2014 deri me 27 janar 2015, me cmimin e vjeter. A futet ne fuqi llogaritja me cmimin e ri me 1 janar 2015 zoti kryeminister, apo ata mbi 300 kw te paguajne edhe njehere per hajdutet? Edhe une paguaj 30000 leke te vjetra me shume nga kjo llogaritje.
      Zoti Kryeminister, vetem per shkallen cdo kryefamiljar ne pallatin tone paguan 33 kw, 18 familje nga 33kw baraz me 594 kw, kur ka disa familje ne shkallen tone qe nuk paguajne me shume se 25-27000 leke te vjetra, mbasi jane lidhur edhe me faturistet ose ua vjedhin ate fqinjeve te tyre.

  3. fitorja says:

    Pershendetje per punen e mire. Kete kerkon populli, nuk do me ngjyra, por do pune, do drejtesi.

  4. LORA says:

    Nje pune e lavderueshhme qe duhet te mos ndale,ne gjithe territorin e Republikes,sepse kudo ka qene e njejta skeme abuzimesh.

  5. Beni says:

    A do te ngopeni ndonjehere duke e vjedhur kete popull ju?

  6. ani says:

    seshpejti do ti heqin lexuesit e sahateve me matesat ‘inteligjent’… por do ishte mire te zghidhnin metoden Italiane, Franceze e Spanjolle qe perdorin rrjetin energjitik per te cuar informacionin e jo valet e telefonise celulare si po e bejme Ne…. se leket qe po i marrin sot lexuesit e sahateve do ta marrim shume shpejt, edhe me shume, me ilace e me vizita ne spitale….

  7. shqiptar says:

    OSSH ka ne numur magjik ,faturen rreth 30.000 lek te vjetra.Kam nje dyqan te mbyllur para tre vjetesh ne Pogradec.mungon korenti.fatura cdo muaj 30.000 lek .kur ne kontrate shkruhet qe kur nuk paguhet per dy muaj klientit i pritet energjia.besoj senuk do censurohet komenti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje