Akuzat e Bashës, reagon MEI: Mos përdor politikisht vdekjet e minatorëve

15 Shkurt 2015, 11:50Ekonomia TEMA

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut demokrat Lulzim Basha, pas humbjes së jetës së një minatori.

“Shprehim keqardhje për deklaratat e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili pa pritur hetimet për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në minierën e bakrit në Munellë, gjen rastin të spekulojë dhe përdorë politikisht çdo vdekje.

Me të marrë njoftimin për aksidentin me pasojë vdekjen e minatorit Gjovalin Prenga, punonjësit e Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet dhe nxjerrë përgjegjësitë.

Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes së minatorit të vdekur, Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton se shumë shpejt RISHM-i do të publikojë rezultatin e hetimit dhe do të merren masat përkatëse për aksidentin.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë i kujton opinionit publik se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, zonat minerare u parcelizuan në mënyrë kriminale. Qeveria e mëparshme lëshoi mbi 1200 leje minerare pa pyetur për kriteret e sigurisë së punës për minatorët dhe as për të ardhurat në Buxhetin e Shtetit.

Në më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, kemi kryer kontrolle të vazhdueshme dhe të befasishme në subjektet minerare në të gjithë vendin. Kontrolle që nuk ishin bërë prej shumë vitesh duke lënë minatorët në mëshirën e fatit.

Janë anuluar mbi 200 leje minerare të cilat nuk respektonin kriteret e sigurisë dhe nuk shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit. Janë pezulluar pjesërisht në aktivitetin e tyre qindra subjekte të tjera deri në plotësimin e kushteve të sigurisë. Janë fshirë nga regjistrat mbi 300 leje të tjera të cilat rezultonin fiktive, abuzive dhe pa asnjë aktivitet minerar.

Ndryshe nga vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, kur pas aksidenteve u vihej faji viktimave, çdo aksident i ndodhur në miniera është hetuar me seriozitet dhe janë marrë masa të rrepta deri në revokimin e lejeve minerare.

Në zbatim të ligjit të ri për minierat, shumë shpejt do të zgjidhet plaga e mbivendosjeve të lejeve minerare, kryesisht në rajonin krommbajtës të Bulqizës. Do të anulohen të gjitha mbivendosjet e lejeve minerare të dhëna gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e që kanë krijuar jo vetëm rrezikshmëri për punën e minatorëve por edhe deri konflikte me pasojë jetë njerëzish.

Ndryshe nga zoti Basha që preferon të derdhë lot krokodili e të përdorë politikisht vdekjet e minatorëve, qeveria ka bërë realitet uljen e moshës së daljes në pension me 5 vite dhe ka rritur ndjeshëm pensionet për 3840 minatorë.

Në vend që të heshtë për katrahurën që qeveria e tij ka lënë trashëgimi në industrinë minerare, kryetari i Partisë Demokratike zgjedh sot të spekulojë për përfitime të pastra politike“, thuhet në deklaratën e MEI. /gj.k/

6 komente në “Akuzat e Bashës, reagon MEI: Mos përdor politikisht vdekjet e minatorëve”

  1. Spartaku says:

    Nuk ka me turp Lulezim Basha,edhe nga tragjedit,kerkon te perfitoi kredi politike.Ska faj se keshtu i ka edukuar Saliu.I ka lyer me vajin e piste te mashtrimit.

  2. anonim1234 says:

    Mut ato qe iken dhe me muta keto qe erdhen. Keta te fundit zhgenjyen!

  3. Vezhduesi says:

    Politika që bën me bythë Lulzim Basha. Fatkeqësia e ndodhur dje,ashtu si shume fatkeqesi të tjera të ndodhura në minierat mesjetare te Shqiperise ne vitet e fundit, jane trishtuese. PO me trishtuese i bene këto kur përdoren nga politikanet tan,e kur flasin nga bytha si puna e këtij krimineli e hajduti me emrin LULZIM BASHA. Harroi ky kriminel vdekjet e njëpas njëshme në minierat ,e sidomos në Bilqizë? E këto u quajtën minierat e vdekjes. Ku ishte ky sharlatan që nuk e hapte atë gojë të qelbur ? Sa her shkoi ky sharlatan në Bulqizë? Po kokë tamaraja Gëzim Kalaja ku ishte ? Qeveria e “Rilindjes” duhet te marri masat masat më të rrepta,madje edhe mund te studiohet kthimi i minierave si pauri e popullit ne varesi te shtetit si dikur . T’u plotësohen kushtet minatorëve si dikur. Te dalin në pension 45 vjec, si i nxirte “diktatori” Shembulli i solidaritetit i treguar këto dite ndaj të përmbytur tregon se populli ështe, e vlëreson fjalën e kësaj qeveri. Uqrit ,cakenjtë,hijenat,korba e laraskat le të ulurasin deri sa t’u vij ngordhja.

  4. partia e kurverise se madhe says:

    Po keto kurvat e PS kishin ngritur cadrat ne minieren e Bulqizes kur ishin ne opozit dhe linin aty djalin e mamit erionin dhe lutej te ndodhte ndonje fatkeqsi qe te dilte para kamareve dhe te thoshte fajn e ka saliu. Plehera.

  5. Shqiperia says:

    turp ce bejn politik me te vdekurin. Luli a nuk esht Selimi i cili financoj fushaten tuaj me arin e marr ne Munelle? ketu duhet te futen ne burg Selimi, Aida dhe Mansuri ky i fundit merr 12.000 dollar rrog ne muaj per te vjellur pasurin tone bashk me politikanet tane

  6. Spartaku says:

    Ah! more Lulezim.Ti dhe Sali Berisha jini per tu ngushelluar per mendjen qe kini.Te rroni vete,se mendja ju ka lene.Gjakpirsa.Lereni popullin ne hallet e tyre.Lereni kete qeveri,se po punon mire per kete popull.Ju e masakruat gjithe popullin shqipetare,aq sa nuk late me asnje leke,por i moret vete.Njerez te pangopur.Arben Imami ka vene miljarda euro nga demontimi i armatimit te Enver hoxhes,dhe asnje leke ne arken e shtetit.BASTARDE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje