Ekonomia rrëzon dekretin e Nishanit/Cani: Ligji për huamarrjen nuk prek nivelin e borxhit

17 Shkurt 2015, 13:28Ekonomia TEMA

Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzoi me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit Bujar Nishani, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet ligjore në ligjin për huamarrjen shtetërore. Opozita mbështeti dekretin e Presidentit, ndërsa e konsideroi ligjin e ri të miratuar vetëm me votat e mazhorancës si në shkelje të Kushtetutës

I pranishëm në mbledhjen e Komisionit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se ndryshimet në ligjin e propozuar nga qeveria për huamarrjen shtetërore janë në dobi të ekonomisë dhe jo maxhorancës.

 “Ky ligj nuk thyen kufirin e borxhit, por thjeshton procedurat e marrjes së borxhit. Ne mund të japim llogari dhe informacion çdo 4 muaj në komisionin e Ekonomisë për borxhin”, u shpreh Cani.

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli n theksoi se argumentimet e presidentit nuk janë të mjaftueshme për të mos miratuar ligjin.

Por ish-ministri i Financave, deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode u shpreh se ligji është antikushtetues, ndërsa kërkoi të mos miratohej ligji pa u ndryshuar kushtetuta.

“Opozita mbështet dekretin e Presidentit dhe ligji nuk duhet miratuar pa u ndryshuar Kushtetuta”, deklaroi Bode.

“Do të kemi konsultime me ekspertë vendas dhe të huaj të kontraktuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Zbatimi i ligjit sa më shpejt është në dobi të gjithë ekonomisë shqiptare”, u përgjigj ministri Cani.

Ai sqaroi se ndryshimet në ligj nuk prekin nivelin e huamarrjes shtetërore.

Presidenti Nishani ktheu në Kuvend në mesin e muajit janar ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, pasi e cilësoi si antikushtetuese nismën e qeverisë.

Në dekretin e kreut të shtetit, ligji numër 181 për marrjen e borxheve apo kredive të qeverisë pas miratimit të Kuvendit, cilësohet nga Presidenti si një veprim që bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

Vetë nisma e miratuar nga Kuvendi shkaktoi jo pak debate brenda mazhorancës, e cila shihej si një shmangie e Kushtetutës. Por një zgjidhje që u ofrua nga Kuvendi monitorim bashkë me qeverinë me një komision ad-hoc, pa e votuar huan, u cilësua si e pranueshme, edhe pse nuk ishte në përputhje me Kushtetutën. /gj.k/

3 komente në “Ekonomia rrëzon dekretin e Nishanit/Cani: Ligji për huamarrjen nuk prek nivelin e borxhit”

  1. Stefani Itali says:

    Akoma minoster eshte ky Cimi mo? Yyyyytt! Pse sdo te shkoje ne kuvend ai per te miratu borxhin? Do shkoka te jape informacion. Po le ye shoje ta miratoje. Mashtrus i neveritshem. Kushedi se cloje luan ky enverist

  2. BARDI says:

    NUK LUHET AS DHE NJE LOJE .PER DERI SA NUK LEJOHET TEJKALIMI I BORXHIT I VENDOSUR NE PARLAMENT,NUK KA PSE SA HERE TE MERRET BORXH DHE PASI TE KALOJ 2 QAPO 3 MUAJ PROCEDURA,HALLI ESHTE BERE ME BARRE.NDAJ KERKOHET QE BORXHI TE MERRET KUR ESHTE I NEVOJSHEM SI PSH U PARASHIKUA PERMBYTJA ,PER TE BERE KOMPENSIMET DUHET TE KALOJNE 2 3 N4 MUAJ PROCEDURA BDHE BARI ESHTE BERE CARAC DHE SHPERBLIMI MBETET SI NE KOHEN E SALES,QE ME MIRE TJA JEPJE QENIT
    BARDI

  3. KORÇARI says:

    Ne fund do te katandisim me keq se GREKU, por te pakten GREKU ka edhe Politikane Patriote, ndersa keta tane nuk duan tja dine per asnjeri, vetem xhepat te mbushin pa populli le te vdese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje