S
hqipëria ofron mundësi të mëdha investimi në energji dhe gaz. Kështu është shprehur Ministri I Industrisë dhe energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë takimit me përfaqësues të kompanive të gazit që operojnë në europë. Sipas tij qeveria shqiptare do të jetë në krahë të invstitorëve, si dhe do të mbrojë investimet e tyre në Shqipëri.
“Shqipëria është duke ecur në drejtimin e legjislacionit europian. Këto ditë po diskutojmë në parlament ligjin për sektorin e energjisë elektrike, që është implemntimi i paketës së tretë të energjisë. Të njëjtën gjë do bëjnmë edhe me gazin projëktligji është përgatitur, edhe me mbështetjen e komunitetit të energjisë dhe pasi të kalojë ligji për sektorin e energjisë elektrike do të pasohet nga ligji për gazin, kështu që baza ligjore e nevojshme do të jetë në vend, por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse unë nuk besoj shumë se zhvillimi do të vijë nga paketa ligjore, por nga zhvillimi direkt në terren”- shprehet ministri i Industrisë dhe Energjisë
Ndërsa përfaqësuesi i SOCAR, Murat Hey Darov, thekson se projekti i gazifikimit mundëson një rrugë të re për sa I përket naftës dhe gazit në Shqipëri, si dhe do të sillte rritjue ekonomike në këto sektorë./e.d/t.h/
O damllan, me ke do ti mbrodh investoret? jo mor shefi im, nuk mbroen investoret me llafe. Mos ja fut sokarit fort se nuk eshte mire. Ja fus une shefi im, vetm mthuj mu dhe direkt grusht ballit dhe shakkull ntoke sokari dhe kush dush ti shef.rrofsh o shef se mr more npune se isha keq, vertet, per ate zot. a ta morr i pjese per ty shefi im