Cela: Faturimi aforfe, në të gjithë vendin 50 mijë kontrata

18 Shkurt 2015, 16:17Ekonomia TEMA

Kreu i OSHEE Adrian Çela u shpreh  në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese Tregtisë dhe Mjedisit, se tarifimi i ri për konsumatorët pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh, do të llogaritet dhe aplikohet në faturat e këtij muaji.

Në përgjigje të interesimit të deputetëve lidhur me faturimin aforfe, administratori i OSHEE tha se në mbarë vendin rezultojnë rreth 50 mijë kontrata të tilla.

Megjithatë, plani i kompanisë është që ky lloj faturimi të mos aplikohet më pas janarit të vitit të ardhshëm.

Gjatë seancës dëgjimore, administratori i OSHEE-së njoftoi se duke nisur nga muaji i ardhshëm do të nisë të aplikohet në 4 zona të Tiranës vendosja e matësve inteligjentë të energjisë.

Kjo fazë e parë do të shërbejë si periudhë testimi dhe si moment vendimmarrje nëse e njëjta praktikë do të ndiqet në të gjithë vendin apo jo.

Çela tha se të gjithë personat që kanë paguar në postë faturat e energjisë elektrike, por që për shkak të mosrakordimit me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë elektrike figurojnë si debitorë, nuk do të cilësohen të tillë deri në mbyllje të procesit të rakordimit.

Ai bëri të ditur se mungesa e rakordimit mes Postës dhe kompanisë kap vlerën e 1.2 miliardë lekëve.

5 komente në “Cela: Faturimi aforfe, në të gjithë vendin 50 mijë kontrata”

  1. ILIRIA says:

    JU TE OSHEE MOS MENDONI SI TE NDIHMONI ATA QE JANE ME PAGES AFORFE SEPSE ATA NUK E VRASIN MENDJEN FARE SE NUK KURSEJNE DHE SDUAN TIA DINE SE SA KWH HARXHOJNE DHE VENDOSIN SA REZISTENCA DUAN PER NGROHJE NDERSA ATA FAMILJARE TE REGULLT QE E PAGUAJNE SI FRENGU PULEN CDO KWH SE JANE ME SAHAT DHE KANE TERE JETEN QE E PAGUAJNE EDHE ME 2 FISH CMIMI SE VETEM ATA E PAGUAJNE DHE E KURSEJNE SA TE MUNDIN POR FATURA U SHKON NE QIELL DHE NUK MENDONI TI ULNI CMIMIN DHE TVSH SE E RROPET TE GJALLE POPULLIN E NDERSHEM QE PAGUAN REGULLISHT. FALEMINDERIT

    1. Bledar says:

      Tek OSHE NUK TE VENDOSIN MATES NE QOFTE SE E KERKON, SEPSE OSHE THOTE SE NUK KANE MATESA. MEQE MATESAT I PAGUAJNE VETE KONSUMATORET, ATEHERE MATESA DUHET TE KISHTE NE CDO KOHE QE T’I VENDOSEJ KONSUMATORIT. PADREJTESISHT KJO HISTORI VAZHDON PREJ ME SHUME SE NJE VITI.

      PRA OSHE ME NDERGJGJE NUK SJELL MATESA DUKE FAVORIZUAR KETA 50,000 ABONENTE TE CILET PA DYSHIM DUHET TE JENE MIQTE E RAMES DHE KETIJ DREJTORIT.

      ME SA DUKET EDHE RAMA NE FSHATIN KU KA NDERTUAR SHTEPINE E RE PAGUAN FATUREN AFORFE, SEPSE NUK KA MATESA NE KUNDESHTIM ME LIGJIN QE CDO NJERI DUHET TE PAJISET ME MATES, SEPSE E PAGUAN VETE. RAMA ME SIGURI HARXHON ENERGJI ELEKTRIKE ME SHUME SE SA FATURA AFORFE PREJ 78,000 LEKE QE DUHET T’I KENE VENDOSUR. KURSE TE NDJERIN QAMIL ZELA, E BURGOSEN DHE E LANE TE VRITEJ NE BURG, SEPSE THA TE VERTETEN SE OSHE NUK KISHTE MATES T’I VENDOSTE PER BIZNESIN E TIJ.

      KJO QE NDODHI ME QAMIL ZELEN ISHTE KRIM. SI QAMIL ZELA KA SHUME SHQIPTARE TE NDERSHEM QE PO VUAJNE PASOJAT TE RENDA NGA PROBLEMET ME ENEGJINE ELEKTRIKE. TE NA ROJE KRYETARI QE PAGUAN ME AFORFE PO SA PER POPULLIN, LE TE BURGOSET E TE VDESE ME TE PADREJTE. KY ESHTE SKANDAL I SHTETIT DHE I OSHE-S.

      1. landi says:

        Mungesa e matesave ne OSHE eshte nje skandal i OSHE dhe Ministrise se Energjise. Matesat i paguajne konsumatoret dhe prandaj matesat duhet te kishte ne OSHE, por OSHE nuk sjell matesa per te favorizuar ata me fatura aforfe midis te cileve vete Edvin Ramen.

        Qeveri qe fut ne burg njerezit per problemet qe i krijojne vete kunder ligjit. Keta plehra qe nuk sjellin matesat duhet te futen ne burg.

  2. tarifa says:

    A degjuat ca tha ky koka e oshee, qe se zbatova ligjin se nuk kisha matesat inteligjent qe te me ndanin konsumin sa dhjetor e sa janar. Ky sikur i ben faturat me dore, e jo sikur ka nje sistem faturimi dhe pagesash qe na ka kushtuar meleona euro. Vec nje formule llogjike ne kete sistem dhe nuk jua lije barren qytetareve. Pse ne shkurt?! Pse ERE qe rregullon sektorin dhe te monitoron ty, smer vesh por vec ti qe nuk te dihet cfare formimi profesional ke!!! Vec ti e di!!! Ske faj ti se ketu cdo padrejtesi quhet sukses dhe ne fund ka nje cmim nese shikohet ndryshe.

  3. Linda says:

    Ky di vetem ci thote gjushi i durresit me hajdut ahmeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje