Përmbytjet/ Qeveria merr përsipër kreditë e rreth 1 mijë familjeve

18 Shkurt 2015, 10:11Ekonomia TEMA

Qeveria merr përsipër kreditë e rreth 1000 familjeve të përmbytura në jug të vendit, me një vlerë prej 1.5 milion euro.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili tha se është marrë kjo masë për të nxitur aplikimin e kredive të reja që familjet në zonat e përmbytura në jug të vendit  të kalojnë situatën e vështirë.

Për Panaritin sektori i bujqësisë është në rrije, pavarësisht se ekonomia e vendit përballet me sfida. Ai siguroi se qeveria do mbështesë këtë sektor, e ndërsa falenderoi SHBA për ndihmën e dhënë. Ministri kërkoi nga bankat lëvrimin e kredive për fermerët.

“Bujqësia vazhdon rritjen e saj, pavarësisht se ekonomia e vendit përballet me sfida dhe vështirësi. Kërkohen përpjekje të mëtejshme në fushën e investimeve, programi “Agro Kapital” është i rëndësishëm.

Kërkohet dhe pjesëmarrja e sektorit bankar dhe dhënia e kredive. Këto fonde janë dhe një katalizator dhe për procesin e kreditimit. Shikojmë shenja të gjallërimit në kredi, por ka qënë shumë i ulët kohë më pare megjithëse e ka marrë veten.

Kaluam një përiudhë të vështirë nga përmbytjet në bujqësi. Falenderoj ndërkombëtarët për solidaritein, biznesni dhe individë të veçantë gjithashtu kanë bërë që ta përballojmë me sukses këtë situatë”, deklaroi Panariti.

1 komente në “Përmbytjet/ Qeveria merr përsipër kreditë e rreth 1 mijë familjeve”

  1. Sali Berisha says:

    e shikoni ndryshimin o pederastet e PeDe’se !? Keshtu ndihmohet populli ne raste emergjencash e jo me llafe si Xhozfina qe u thoshte shkodraneve “ska gja, ma mire eshte, shkodra si venecia” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje