OSHEE zgjat oraret në sportele: Deri në 28 shkurt, do jenë hapur deri në orën 22:00

23 Shkurt 2015, 16:33Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE bën të ditur se në kuadër të masave për shërbimin ndaj klientit, ka zgjatur orarin e punës në sportelet e saj.

Kështu, deri më datë 28 shkurt, afati i fundit kur debitorët mund të përfitojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me OSHEE për t’i paguar me këstë ose të uljes me 80% të kamatëvonesës, sportelet e kompanisë do të qëndrojnë hapur deri në orën 22.00.

Kujtojmë, se kur nisi procesi i lidhjes së aktëmarrëveshjeve në dhjetor 2014, OSHEE vuri në dispozicion të klientëve orare pune me dy turne (deri në orën 20.00), përfshi edhe ditën e shtunë dhe të dielë.

Deri më sot janë hapur mbi 50 sportele të reja për të përballuar fluksin. OSHEE i bën thirrje debitorëve që të shfrytëzojnë oraret e vendosura në dispozicion, kurse klientët që duan të paguajnë faturën mund të përdorin Postën, bankat dhe tani së fundmi edhe pikat e transfertave të parave, ose përmes celularit.

Shumë shpejt pikat e tjera alternative do të zgjerohen, ku do të mundësohet e pagesa e faturave edhe në dyqane apo qendra tregtare (me tabelë Këtu Paguhet Energjia Elektrike)“, thuhet në një deklaratë të OSHEE./b.l

1 komente në “OSHEE zgjat oraret në sportele: Deri në 28 shkurt, do jenë hapur deri në orën 22:00”

  1. Spartaku says:

    Shume mire qe OSHEE-ja ka marre keto masa,dhe i bene thirrje konsumatoreve te energjise eletrike,te zbatojne ato qe thuhen edhe nga qeveria,te paguajne faturat e prapambetura duke fituar 80 perqind.Por sa do qe ju i beni thirrje popullit,qe eshte per te miren e tyre,ka segmente te tjera qe nuk i lejojne njerzit te vene ne sportelet,te paguajne energjine.Keta jane ata te partise terrodemokratike,per te dal neser ne televizion,te akuzojne qeverine dhe ps-te.Lulezim Basha dhe Sali Berisha mezi po presin te kaloi 28 shkurti, e te shikoni llapen e tyre duke share e mallkuar qeverine.Bastardet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje