5 euro tarifë për 'Rrugën e Kombit'

22 Shkurt 2015, 15:05Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, në Shqipëri Edmond Haxhinasto flet në një intervistë për KosovaPress, mbi projektet e përbashkëta infrastrukturore rajonale, sidomos mes Shqipërisë dhe Kosovës; siç është edhe plani për ndërtimin e rrjetit hekurudhor, projekt i diskutuar së fundmi edhe gjatë vizitës që ministri Haxhinasto zhvilloi në Prishtinë.

Haxhinasto flet për KosovaPress edhe për rrugën e Kombit e cila do të jepet me koncesion dhe tenderi do të hapet në mars.

Tarifa për këtë rrugë sipas Haxinastos do të jetë pesë euro. Përveç kësaj ministri Haxhinasto flet edhe për cilësinë dhe mënyrën se si është ndërtuar kjo rrugë dhe shumë rrugë të tjera në Shqipëri.

Duke folur në përgjithësi për rrugët në Shqipëri, ministri i tha KosovaPress-it se kanë arritur që për 20 përqind të ulin numrin e aksidenteve me vdekshmëri dhe aksidenteve të rënda.

E rëndësishme për sigurinë Haxhinasto thotë të jetë edhe mirëmbajtja e rrugëve, e cila deri më tani sipas tij, ka qenë në nivele krejtësisht të papranueshme.

Në mesin e këtyre rrugëve hynë edhe Rruga e Kombit, për të cilën Haxhinasto i arsyeton vonesat me ndryshimet që do të duhej të bëheshin në ligj.

“Në fakt kjo është përpjekja e dytë për ta dhënë Rrugën e Kombit me koncesion. Arsyeja pse e kemi shtyrë nga angazhimi i parë ka qenë, është sepse ka pasur nevojë për disa ndryshime ligjore të rëndësishme, pasi një procedurë e tillë në formën që ishte ligji për koncesionet ishte e pamundur të bëhej, po më datën 23 mars ne do kemi hapjen e ofertave të kompanive për këtë rrugë…….Gjithçka që do fitohet do shkojë për ti mirëmbajtur këto rrugë për ti risjellë ato me standarde më të larta, me qëllim që tu ofrohet qytetarëve dhe ekonomisë një cilësi më e lartë. Është folur për një tarifë rreth 5 euro për këtë rrugë, dhe besoj se tarifa që kemi vendosur për këtë segment është nën mesataren e rajonit”, tha Haxhinasto për KosovaPress.

Në këtë intervistë Haxhinasto ka folur edhe për portin e Shengjinit dhe përfoljet se ky port do t’u jepet me koncesion investitorëve nga Kosova.

Haxhinasto, thotë se deri më tani interesim për këtë port ka pasur vetëm nga investitor kinez e jo nga ata kosovarë, në të kundërtën ai do të ishte shumë i lumtur.

“Nuk kam asnjë kërkesë nga investitorët kosovarë, do isha shumë i lumtur po të kisha një kërkesë nga investitorët kosovarë. Unë jam takuar disa herë me përfaqësuesit më të lartë, homologun Mujota, Zharka, me kryeministrin e mëparshëm dhe kryeministrin aktual të Kosovës, dhe asnjëherë nuk më kanë shprehur ndonjë kërkesë për tu angazhuar me investime në Portin e Shëngjinit. Fakti është se nuk ka asnjë kërkesë të tillë, gjithçka është do të thoja unë një legjendë urbane, ajo që kemi ofruar ne është që të përgatisim një paketë së bashku me homologët e Kosovës, që biznesi kosovar të ketë të gjithë lehtësitë e mundshme për të përdorur jo vetëm Portin e Shëngjinit, por të gjithë portet e Shqipërisë, me qëllim që asnjë nga këto porte të mos jetë pengesë për një qarkullim apo shërbim normal ndaj këtij biznesi. Biznesi i Kosovës të trajtohet absolutisht njësoj si biznesi shqiptar pa asnjë cent kosto shtesë”, thotë Haxhinasto.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në Shqipëri, tutje flet edhe për pjesëmarrjen e tij dhe të kryeministrit Edi Rama në forumin ekonomik të organizuar në Serbi.

Këto ngjarje sipas Haxhinastos janë të rëndësishme për rajonin dhe vendet e Ballkanit, duke marrë parasysh se po lindin projekte të përbashkëta.

Haxhinasto, me këtë rast përmend edhe linjën hekurudhore me Kosovën.

“Hapa konkrete janë bërë pa diskutim, lidhja hekurudhore me Kosovën është një nga çështjet që ne jemi duke e trajtuar. Korridori i tetë gjithashtu, kemi pasur vitin e kaluar një takim të rëndësishëm në Sofje të Bullgarisë me homologët nga Maqedonia dhe Bullgaria, për ta promovuar më tej këtë korridor dhe për ta sjellë atë në tërësinë e vet, duke shtuar edhe elementin e lidhjes hekurudhore, por edhe elementë të tjerë siç mund të ishin fibrat optike. Pra që të jetë vërtet një korridor konektiviteti, lidhje, midis vendeve tona, veçanërisht për të lidhur zonën e Adriatikut me zonën e Detit të Zi. Po kështu projekte të rëndësishme janë edhe lidhjet me Veriun e Shqipërisë, lidhjet me Malin e Zi, lidhjet me Serbinë, me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me Bosnje-Hercegovinën; me Kroacinë”, thotë Haxhinasto.

29 komente në “5 euro tarifë për ‘Rrugën e Kombit’”

  1. Qytetari says:

    Ka një çmenduri. Nga meta idjotet haxhinasto. Aq di. Injorant koplet

  2. Ilir says:

    Nese qeveria kthen ne kondicionin e duhur dhe miremban rrugen egzistuese Kukes – Qaf Mali – Fushe Arrez – Mirdite,ka te drejten e saj qe kete segment te ri ta ktheje me pagese,etj.POR nese nuk ka alternative rruge,atehere eshte thjesht politike rritje taksash ! Iliri

  3. shume 5 euro kur ne kroaci per 600 km autostrade me standart europe kushton 30 euro, kjo nuk eshte autostrade nje superstrade pa asnje standart ky ministri duhet te udhtoje ne europe qe te dalloi nje rruge normale nga autostrada

  4. xhino says:

    5 euro eshte cmim stratosferik per shqiptaret Nderkohe qe ne komunitetin Europjan eshte nga 1.20 euro-3 euro

  5. anannananan says:

    politika po i ben vend vetes qe ta narre nje te shkundur te mire fare!

  6. Cerciz Topulli says:

    Te na falesh more haxhiloqja tarifa 5 euro vetem vajtje eshte apo vajtje ardhje ?
    Jo per gje por tani cdo malsor do punoje 1 deri ne 2 dite te shkoje ne tirane te vetme te paguaje ato fatura qe si ka paguar akoma 1miliarde euro.

    Deri diku keni te drejte por a ka nonje shtrese qe perjashtohet nga keto tarifa dhe kush jan.
    Si zor se merrni vota ju zorraxhinj ne veri ketej e tutje po e blindoni sali berishen po e ktheni ne pushtet vendore
    Keshtu vazhdo haxhikoqja. PD ka nevoje per ju.

    1. Ada says:

      Vetem vajtje deri ne Morine, por nuk dihet sa do e veje kosova deri ne Prishtine?!

  7. kuq e zi says:

    pse ne euro dhe jo ne leke ???

  8. safo says:

    5 evro nuk eshte sa mesatarja e rajonit, por eshte me e madhe. Ne Greqi psh ne nje rruge prej 100 km paguhet 3.6 euro. Cili vend i rajonit ka taksa rruge me te medha? Po te llogarisim dhe nivelin e rrogave ne Shqiperi del se kjo eshte dyfish i takses maksimale rajonale. Perfundimisht e ashtuquajtura e “majte” shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse e “djatha B”

    1. ai-diku atje says:

      Athine-lamia 200 km rreth 20 euro ..nga i gjete keto shifra ti 100 km 3,6 euro !!

  9. normal qe duhen dhiodja ne cdo vend te botes ku do qe vete ka tarif une qe vija nga greqia ne kakavij paguaj 22 euro

  10. Gezimi says:

    Nuk e di pse kercen kaq shume perpjete ky minister i cuditshem i kesaj qeverie! Ky ka deklaruar se autostrada Tirane – Elbasan do perurohej ne pranvere te ketij viti, gje qe nuk realizohet dot. Ky eshte nje premtim i pambajtur. E dyta, per rrugen e kombit, ky dhe qeveria qe perfaqeson, te hapin se pari dosjet e vjedhjeve te kesaj rruge, e te nxjerrin fajtoret para drejtesise. Pastaj ti futet dhenies me koncesion. Por ne rastin e fundit, duhet ta dije se ky investim eshte bere me taksat e shqiptareve dhe nuk u dha me koncesion. Ministri Haxhinasto, ne deklaratat e tij i ngjan si dy pika uji Lulit, i cili genjen dhe mashtron diten me diell! Kur do i heqim qafe keta vemje?

  11. Albani says:

    Shteti Shqipetar eshte shtet kurve,pa pasur dhe rruge dytesore keto do vene tarife 5 euro,korrupsioni i radhes,papunesia dhe varferia do shtohet,nje person qe nxjerr 10 mije leke te vjetra ne dite dhe duhet te kaloje ne rruge ,tani duhet te vdese urie.
    Kjo rruga e kombit po e ben me fukara Shqipetarin se sa ishte pa te,por disa i ka bere miljardere,i pari lulzim bimbashi dhe te fundit korraket e rilindies qe do bejne tender per koncesionin.
    Cfar tenderi more kurva,por ju e keni te caktuar qe kur moret pushtetin kush do te fuse taksat e rruges ne xhep.

  12. Met says:

    60 km autostrade ne Maqedoni kalohen per 40+40+30+30 pra gjithsej 14o Denare maqedonas MKD, pjesetuar 61.3 qe eshte vlera perkundrejt Euro, del se paguhet 2.28 Euro, hajde Shipni hajde

  13. zoro says:

    bukur , te paguajne ne qoftese qahen kosovaret mos te vine ne shqiperi. eshte mbushur tirana me injoranter verior

    1. Dardan says:

      Zoro, haaaa ju do qmendi nje dite nga injoranca, cili kosovar do lere prishtinen dhe do veje ne tiran ne mos me mire se tirana si tirana e kemi prishtinen ore kokerra e injorantit ca dobejn kosovaret ne tiranen e perbalture te mbushure me injorante e katunar nga te gjitha cepat e shqiperis ‘mjafton ti shikosh vetem si i ngasin makinat ne tiran per te kuptuar sa kultur ka aty’. ne qofte se nuk e din ti mor injorante prishtina eshte shum me urbane me moderne me e kulturuar me e qytetare se tirana. Ikni ore injorante dilni ndonjeher nga izolimi e shikoni edhe vendet tjera te rajonit SE mjafte jetuar me stereotipe ne ato mahalla te perbaltura duke masturbuar ne vete knaqesi.

      E dine ti zoteri se ku i bie prishtina e Kosova si teritore e dine ti se kosova respektivishte prishtina eshte qendra e ballkanit e jo periferi e izoluar e ballkanit si tirana jote e dine ti se prishtina eshte ne mes te te gjitha qendrave dhe kryeqytetve me te rendesishme te ballkanit

      Distanca e prishtines me qendrat e ballkanit dhe evropes me lidhje me autostrade me te gjitha keto qendra ndersa Tirana pervece distances se madhe nuk ka ase lidhje me autostrad me keto vende.

      Prishtine Wien 9 ore distanc
      Prishtine shkupe 40 minuta distanc
      Prishtine Beograd 3 ore distanc
      Prishtine Podgorica 3 ore Distanz
      Prishtin Zagreb 6 ore distanc
      Prishtine lubjan 7 ore distanc
      Prishtine stamboll 8 ore distance
      Prishtine Sofie 6 ore distanc

      Moni ore quna se na mbytet me keto pordha ne qielle te hapur pa baze reale. Mesonu ta shikoni realitetin ne sy se nuk jetohet ter jeten ne injorance e egoizem.

      1. Albani says:

        Dardan i Dardanise.
        mos u merzit kaq shume dhe mos u deshpero qe gjysma e Shqipetareve jane idiote dhe injorante,por gezohu dhe ji krenar qe gjysma tjeter jane patriote dhe krenar per Kosovaret.
        Mos u merzit dhe mos e prish gjakun nga ‘zoro’-t Shqipetare,ata nuk duan vellane,nenen,babane,veten e tyre,do te duan Kosovaret?
        zoro-t Shqipetare pranojne tu q… nena e tyre,vetem qe Kosovaret te paguajne 5 euro per ne Tiranen e tyre te felliqur.
        nga ana tjeter jane injorante sic e the se ardhja e Kosovareve ne Shqiperi vec nder na ben.
        Ti lejme zorot ne injorancen e tyre,ne shpellat ku jetojne,Tiranen po na e paraqesin si metropol boteror ku cdo njeri deshiron ta vizitoje,por si suvenir do te marrin kancerin.Tirana dhe ne Shqipetaret jemi nja dy dhjetevjecare prapa Prishtines dhe Kosovareve.
        ‘zoro’injorantet veriore nuk jane kosovaret por Shqipetaret veriore.
        Po ti ‘zoro’cfare injoranti je,Tiranas,jugor apo bregdetar ?
        Te pjerdhsha Tiranen tende.

  14. sokol says:

    shqiptaret sduan te paguajne o vlla .cdo gje e duan falas si ne kohen e dulles korentin e taksat sduan ta paguajne po edhe rruget e mira per mercedesat i duan .celularet nga 800euro kafen birren po taksa jo…se ku do i gjeje shteti parate pa vjel taksa.thone skemi rroga aq sa jane me perqindje ne baze te rrogave paguani..

  15. Treviso says:

    Rruga e kombit eshte bere me djersen e taksapaguesve shqiptare, dhe pse nuk eshte me standartet nderkombetare, do ta quajme autostrade. Kjo rruge ka kushtuar sa te bente edhe autostraden nga Mali Zi ne Korçe. Qveria duhet te punoje per te gjetur leket e humbura nga rruga e Kombit dhe te vendosi çmimin e kalimit te autostrades me nje çmim qe ti pergjigjen te gjithe, te varfer dhe te pasur. Duke qene djersa e popullit kjo autostrade duhet te paguhet jo me shume se 50 çentes per 30 km. Vendosja e çmimit 5 euro per mbikalimin e autostrades do te pengoje dhe turizmin.

  16. Lori says:

    I eshte dhene LSI-se kjo qe kur u arrit marreveshja PS-LSI ne darken e ngjalave ne 2013. Keshtu qe kjo eshte thela qe LSI e ka kerkuar qe ne ndarjen e mandateve qeveritare.
    Shqiptaret duhet te paguajne taksen me te madhe qe ka ndonje vend europian per nje autostrade. Nuk ka vend ne bote me kete pagese kaq te madhe, pa permendur te ardhurat per fryme ne Shqiperi qe jane me te uletat ne kontinent.

  17. A says:

    Cdo rruge ndertohet me projekt dhe jo me RRUGA e KOMBIT qe lidh SHQIPERINE me KOSOVEN eshte ndertuar pa asnje projekt, gjoja per te kursyer paret, ne realitet ka kushtuar mbi 3(TRE) FISH nga vjedhjet dhe shperdorimet. Ku vetem nga keto pare LULEZIM BASHA pervetesoj 250 MIJELION EVRO, nga kjo shume i vjehrri hudhi ne det ne VLORE mbi 6 MIJELION EVRO per te ndertuar nje pallat jashte te gjithave kritereve urbanistike dhe arkitekturore.
    Mbi te GJITHA RRUGA e KOMBIT eshte NDERTUAR nga paret e TAKSAPAGUESIT SHQIPTAR duke filluar me taksen MAJKO qe u vendos per kete projekt. Edhe ti merr paret dhe te thote qe per cdo kalim do te paguajsh 5(PESE) EVRO, kur cdo person ti ka dhene njehere paret.
    Pra, vjedhje e DYFISHTE per te njejtin problem.
    Ku eshte EDI RAMA dhe QEVERIA e TIJ e pjerdhur qe na trumbetoj per nje lufte “frontale” kundrejt abuzimeve, pervetesimeve, vjedhjeve dhe shperdorimeve marramendese te pushtetareve shqiptar te te gjithave niveleve. Deri tani asnje fjale e mbajtur nga NGJYRA MAVI nje ngjyre e shkartisur me ngjyra te tjera mbrenda saj dhe RILINDJA nuk po shihet ne horizont duke lene te livalidhisit te gjithe shkelesit e ligjit. Tung.

  18. bekim says:

    pse cudi o komentus deri dje ja benit hallall koston kujtoni se qeveria pjell leke harroni se qeverit thjesht perdorin leket e taksapaguseve ne mynyre qe tju sherbejne atyre sesi perdoren keto leke eshte pjese tjeter ,D m th deri dje beme hero Salen dhe Lulin qe ben kete rruge dhe nuk na interesonte kostoja sot po shajme Ramen se na intereson kostoja Ta punoni gezuar RRugen e kombit superstraden qe faktikisht ne perendim eshte thjeshte nje rruge as autostrad nuk quhet (duhet te kete 3 korsi te pakten)

  19. Taulanti says:

    S’keni pare asgje akoma?! Prisni, prisni – ky vend do jete totalisht prone e sheikeve te LSI-se dhe cunave te bllokut.

  20. ss says:

    He crendesi kane komentet!! ajo q

  21. United Kingdom says:

    Juge/Lindje dhe Veri/Perendim Anglia i ka te tera autostradat PA LEKE.

    Thjesh paguajme vetem tax rruge (road tax) nje her ne 6 muaj ose 1 here ne vite.

    Taksa eshte sipas makines.

    Une qe kame nje E-class te 2012-s paguaj £120 ne vite. Nje qe ka nje ford fiesta te 2010 paguan £20.00 ne vite.

    Llogarisni rrogen, per mua ketu eshte pa leke rruga (1 dite e gjysem pune per te paguar taxen per te tere vitin) Kuptohet kur ke makin lluksoze, se po te kesh makine fiest eshte vetem 1 ore pune!

    Klm Albania politician qe na trajtoni si skllever. Bastarda

  22. kushtrimi says:

    5 eu ne rregull por per nje jave APO nje muaj. me keto para te rregullohen edhe ato ura qe kane mbetur duke i vjedhur luli me salen.
    dhe ndonje rruge alternative nuk do ishte keq se kam friken qe heredokur do kete rreshqitje dheu dhe do bllokohet rruga.
    Dardanit: sa per prishtinen nji mut eshte. jetoj ne fshat jo larg dhe nuk vij kurre aty ne prishtine.qka natyrisht me vjen keq se eshte ne vendin tim.

    1. Albani says:

      Po te ishte sic thua ti,mire do te ishte,por problemi eshte qe taksat e rruges do te fryjne xhepat dhe do te ndertojne dhe mirembajne vilat e politikaneve tane shkerdhata.
      RRuget dhe urat,prape do te ndertohen dhe mirembahen me kredi dhe para borxh qe do te na e nxijne jete ne Shqipetareve.
      Qe ne kohen qe kur Majko ishte kryeminister kukull dhe per nja dy-tre vjet te tjera ne vazhdim u aplikua taksa e rruges se kombit,10 dollare ne vit per drejtuesit e makinave dhe 10 dollare per kedo sa here kalonte kufirin per te ikur nga Shqiperia,leket ti merrnin ne dogane,vetem une kam paguar nja 50-60 dollare,deri ketu mire,por problemi eshte se kjo nisme nuk ishte mafioze dhe jo transparente dhe si perfundim fati i ketyre miliona eurove nuk dihet akoma se ne cllogari private te bastardeve tane politikane kane perfunduar dhe si perfundim rruga eshte bere me kredi qe do te na marre shpirtin per shume vite akoma dhe ne menyre skandaloze per nga cilesia dhe kostoja e ndertimit.
      Duke e ditur se per cfare shteti halabak behet fjale,koncesioni privat qe do marre ne dorezim rrugen,jo vetem qe nuk do i investoje parate e mbledhura,nuk do te paguaje taksa,por ai dhe me keq akoma do te subvencionohet nga shteti sepse koncesioni do te deklaroje humbje.
      Shembull konkret eshte konsorciumi(hollandez me duket)qe shfrytezon fushen nafte-mbajtese te Patoz-marinzes,i cili duke deklaruar humbje nuk paguajne asnje takse,e pakuptimte se si dikush qe na mbledh naften dhe nuk ben dhe investime na dilka i humbur,keshtu ndodh dhe me koncesionet e minierave.
      Shikoni te ndertoni Kosoven kushtrimi,se Shqiperia nuk behet me,te pakten per sa kohe do te qeveriset nga Shqipetaret qe vetem Shqipetare nuk mund te jene,pajtohem me ‘tfgs’kur thote qe ata qe qeverisin Shqiperine jane pjelle e Erdoganit,sepse ne damaret e tyre gjak Shqipetari nuk mund te kete,por vetem Turko-Mongol

  23. geni says:

    Jo mo jo ska mundesi duhet tket fajjn sala

  24. lol says:

    A vetem kjo rruge do behet me page se apo edhe rruget ne jug?
    Kuksianet duhet te pa vuajne 10 euros per me ardh ne Tirane,nga mungesa e rruges alternative,e kjo eshte antikushtetuese,deshti s’deshti ministri i jone!
    OK per 5 euros per te Huajt,po jo per vendoret te cileve iu morr toka,iu shkaterruan shtepite,edhe prape duhet te vuajne,Kurse ne boten normale nje perqindje e kesaj taxe i kallon pushtetit lokal pikerisht si nje ‘rroge’ and vitam eternam per demin e shkaktuar atyre fshatareve.
    Po njerezet qe vine ne tiranes per nje semundje duhet tash te vdesin?
    Cohuni shqiptare,bre,se nuk ndalen horrat!
    Konecesion pa asnje euro te investuar ,do me thane fitim i master per horrat me djersen tone!pse shteti nuk e bene kete Pune,apo shteti jone definitivisht ka vendosur mos me existuar per qytetaret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje