Kreu i ALUIZN-it Artan Lame ka deklaruar hapjen e afateve për blerjen e truajve nga ana e qytetarëve në zonat turistike.
Në një dalje për mediat Lame tha se deri tani kanë aplikuar 91 subjekte për 1200 apartamente.
Po ashtu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë blerë në bregdet apartamente dhe nuk kanë pronësi mbi truallin të paraqiten në zyrat e ALUIZN-it.
“Sot do të dalim përpara publikut për të deklaruar hapjen e afatit të ri për paraqitjen e kërkesave për blerjen e truallit nga ana e qytetarëve, që do mundësonte më pas regjistrimin në zyrat e regjistrimit të pasurive të pronës së tyre si të ligjshme.
Nga evidentimi faktik rezulton që deri tani kanë aplikuar pranë nesh 91 subjekte për rreth 1200 apartamente të përfshira në këtë kategori, që i kanë blerë qytetarë e nuk mund t’i regjistrojnë në hipoteka.
Por nga ana tjetër janë disa qindra subjekte të tjera, me rreth 4-5 mijë apartamente të ndërtuara e të shitura qytetarëve, të cilët nuk mund t’i regjistrojnë këto prona sepse nuk kanë mundur t’i deklarojnë me ligjin e 2009-s.
Këto apartamente gjenden të ndërtuara kryesisht në plazhet e Velipojës, në zonën e Gjirit të Lalzit, dhe pjesa masive e tyre në zonat e plazhit të Golemit, Shkëmbit të Kavajës dhe Malit të Robit.
Të gjithë qytetarët që kanë blerë në bregdet apartamente nga subjekte ndërtues që nuk kanë pronësi mbi truallin, të paraqiten në zyrat tona për të aplikuar për këtë qëllim”, tha Lame. /gj.k/
o lame, rregulloni faqen online te aluizni se sju punon
o LAme ti je fiks per kete pune
http://cutt.us/SexAtWork
Pallatet e shitura kane pronaret !
Ata duhet te paguajne leket e truallit,jo te kompesohen nga “buxheti” !
O Lame,
Para se te shisni regulloni problemet me pronaret, ne doni vertet te beni shtet duhet ta filloni nga A-ja.
O zoteri qe del ne Tv dhe je gati te zihesh me shkop me perversin Fevzo.
Perse nxirni ne shitje tokat turistike dhe i bleni po ju vete me emra te tjere?
Perse nuk KOMPENSONI pronaret qe kane pronat e tyre ne zona ku Tirana ka nevoje te kete nje park per femijet e mjere te popullit, per nenat qe dalin me foshnjet e tyre per pak ajer jashte burgjeve prej BETONI qe ndertoi politika e mprapsht dhe perverse?
Kijt i hyjne ne pune ato ulurimat tuaja neper emisione televizive se nuk jeni ju qe betonizuat Tiranen por saliu dhe lulushi?
Do jeni pergjegjes para historise per krimet qe po beni jo vetem per mjedsin por per depresionin social.
Ketu burgoset nje i mjere se nuk paguan dot dritat dhe hajnat e Bankes se Shtetit bejne sikur i denojne.
Bisneset e vogla qe mezi sigurojne buken e gojes nuk u japin leje mjedisi se duhet te jene pro edhe qente edhe macet e mehalles.
Ndersa per PERBINDSHA BETONI, Institucioni i Ministrise se Mjedisit mbyll syte dhe veshet sepse natyrisht eshte partia qe mbulon kete institucion qe ka dhebe OK per kete pisllek.
Z.LAME ME VJEN SHUME TURP DHE KEQ QE JU KAM MBESHTETUR, KAM LOBUAR ME SHPIRT DHE KAM VOTUAR PER rilindjen!
Spo e rrujn per ne! Thjesht po legalizojn vilat e veta qe kan ne gji te lalzit apo vilat e tjera ne keto zona.