Ndërtimi i Unazës së Madhe, Lame e Majko takohen me banorët/ Dëmshpërblim për shpronësimet

21 Shkurt 2015, 12:24Ekonomia TEMA

Drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, dhe deputeti i PS-së i qarkut Tiranë, Pandeli Majko, u takuan me banorë të njësisë nr. 5 të Tiranës, të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Një pjesë e banorëve i përkasin komunitetit rom. Problematika e tyre është shumë komplekse pasi banesat janë ndërtuar para vitit 1993 dhe nuk përfshihen në ligjin për legalizimet, ndërkohë që Lame premtoi se qeveria po punon për të gjetur një formulë kompensimi për prishjen e tyre.

“Problematika juaj është e ngjashme me banorët që preken nga ndërtimi i rrugës transballkanike në Vlorë, u bënë disa vendime qeverie për t’i zgjidhur.

Të njëjtën skemë mendon qeveria të ndjekë edhe tek ky projekt, që do të thotë se familje që kanë ndërtime të vjetra me leje, që kanë pronë të ligjshme të regjistruar në hipotekë, hyjnë në vendimin e shpronësimit normalisht pa problem.

Por kategoria tjetër janë ato ndërtime pa leje që kanë aplikuar për legalizim, një pjesë as nuk kanë aplikuar madje, dhe për këtë kadegori po punohet për të gjetur një zgjidhje”, tha ndër të tjera Drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame banorëve.

Zgjidhja e problematikës që prek këto familje nga ndërtimi i Unazës se Madhe ka disa vite që zvarritet. Këto ndërtime ndahen në dy kadegori; për objektet e ndërtuara para vitit 1991, të cilat janë ndërtuar me leje, por që nuk janë pajisur ende me dokument pronësie do të përfshihen ne VKM e shpronësimit pasi të kenë siguruar certifikatën e pronësisë dhe të regjistrohen në hipotekë.

Për ndërtimet që rezultojnë si subjekte vetedeklarues, ose jo, për legalizim, do të merren masa për sigurimin nga EKB të qerasë për çdo objekt të kësaj kategorie, për një periudhe 2 vjeçare. /gj.k/

3 komente në “Ndërtimi i Unazës së Madhe, Lame e Majko takohen me banorët/ Dëmshpërblim për shpronësimet”

  1. adi says:

    si nuk keni turp po ku i gjeten jevgjit tokat ne tirane qe i solli turku c leke duan ata le tju japi atdheu tyre INDIA para por jo ketu ne toke ilire ky eshte nje turp cfar kompesimi duan gabelt, jevgjit se kuptoj .kurse shqiptaret vuajne per t ble i shpi e i toke dhe jevgjit e ardhur nga india jetojne e jane me te favorizuar TURP.

  2. kastriot says:

    cdo rilindje do vendosmeri por dhe qendrim njerzor.Boll me qendrimet e te gjitha qeverive paguajne ata qe vjedhin e shkaterojne .
    hajduti nuk duhet te ligjerohet perkundrazi duhet ti jepet mesim atij dhe te tjereve qe kur vjedh dorezon ate qe ke vjedhur plus demin qe ke bere.Perse duhen te paguhen per nje prone te vjedhur.
    siguroi nje vend banimi me qera dhe kalo tej .Boll 25vjette paligjshim eri
    Ta bejme te ligjshem duke dhuruar interest e komunitetit hajduteve.Le te shkojne ne shtepite e tyre.Asnje shtet normal nuk shperblen hajdutin

  3. Berisha Strazimiri says:

    Ooooooopaaaaaa! Do ta hakan edhe tironsit siç e hengren vlonjatet e Shetitores dhe te Trans Ballkanikes qe nuk kane pare nje lek me sy. Skelaret dhe Ujiftohte kane nje vit.Edhe Enveri kur do prishte diçka me pare te fuste ne shtepi…bile shume mernin me teper sesa kishin. Pastaj nisnin prishjet. Nuk besoni? Pyetni ne çdo qytet qe te doni . Kurse keta ta bejne me keq se Gjermanet…….dua te kujtoj nje shprehje nga nje patriot ne KUC te Vlores ne vitin 1942…TANI QE MU PRISH SHTEPIA, DO TE BEHET SHQIPERIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje