Këshilli Mbikqyrës i BSH/Prifti: Kod moral dhe etik për punonjësit

25 Shkurt 2015, 13:40Ekonomia TEMA

Kandidatja e Këshillit të Ministrave për anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Denada Prifti paraqiti   në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave objektivat e saj në bordin drejtues të Bankës së Shqipërisë.

Gjykoj se duhet një kod moral dhe etik për të gjithë punonjësit e Bankës së Shqipërisë, deklaroi Prifti para deputetëve të komisionit gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore.

“Punoj në Komisionin Europian për bankat dhe stabilitetin financiar. Kam një karrierë 20 vje]are në sistemin bankar të Gjermanisë dhe Belgjikës. Për 5 vite me radhë kam punuar në sistemin bankar gjerman. Nuk kam lidhje politike dhe gjithçka e kam arritur me punë”, deklaroi Prifti.

Denada Prifti është emri i përzgjedhur nga qeveria për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Karriera e saj është zhvilluar në Gjermani dhe Belgjikë.

Denada Prifti është konsideruar nga qeveria si një zonjë me eksperiencë të gjatë në botën financiare, që ka shërbyer në këto institucione dhe aktualisht vazhdon të shërbejë për BE.

“Një kandidaturë shumë e mirë, jashtë politikës, që ka shprehur gatishmërinë të shërbejë përtej interesave të karierës për Bankën e Shqipërisë, në këtë moment të vështirë të saj”, ka deklaruar kryetari i Komisionit të Eknomisë Erjon Braçe, pak muaj më parë./gj.k/

9 komente në “Këshilli Mbikqyrës i BSH/Prifti: Kod moral dhe etik për punonjësit”

  1. Dreni says:

    Ne qofte se behet kodi etik, duhet te largohen menjehere nga Keshilli i Mbykqyrjes Dhori Kulo dhe Petraq Milo

    1. Bankieri says:

      Edhe Z.ARDIAN FULLANI kishte kod etik se askush nuk mund tja mohoj kete dhunti qe e kish si pasoj e 2 prinderve te nderuar por ja qe Z.EDI RAMA nuk e la te punoj dhe organizoj vjedhjen e BSH se i duheshin leket per kokainen e kapur ne mal te zi.A e lexuat kryeartikullun e nje gazete dje ku thoshte shfryhen si tullumbace akuzat per Z.FULLANIN per tenderat.Pse duhet te vidhte ARDIAN FULLANI kur ne ate poste te nderuar do rinte deri ne prag pensioni.Jo duhej te sajojej dicka ta denigronin dhe me burg se nuk ju bind EDI RAMES dhe mund te pesonte fatin e ARTAN SANTOS.E verteta po del dhe populli do ta mare vesh kush e vodhi BSH.Kodi etik e moral kan te gjitha ne cdo lloj banke ketu vetem KRYEMINISTRI ska as kod moral e as etik .Kujtoni si e kercenoj PRESIDENTIN .

  2. anannananan says:

    Nje lajm qe nuk eshte lajm! Propagande, injorance, fasade, mediokritet!

  3. drejtesia says:

    O Bankier, ja ke fut si kau peles. Duket se je i punesur ne bashkine e Lulush bibilushit.

  4. Banke Zeza says:

    E paska shndrit kjo zonja e importuar nga edi rama. Dmth e zbuloi ameriken me kodin e moralit dhe kodin e etikes se askush nuk e ka ditur me pare kete. Bravo edi tashti do u mesohet punonjesve te bankes se eshte e pamoraleshme te vjedhesh banken. Keshtu po ka lezet… Lume ne per Enaden dhe lum ne per edi ramen

  5. Alphade says:

    O ”bankier” ! Valle kaq idiot apo i indoktrinuar te jesh qe ta mbeshtetesh kaq hapur servilin besnik
    te Vicidolasit hajn ! Banka eshte vjedhur nga dy veta : Berisha nepermjet Fullanit ! Kete o ”bankier ”
    e dine me kuc e me mac ,i gjithe populli shqiptar vetem Ti nuk e ”ditke” ! Sa keq !
    Greku i lashte ka thene : shpif, shpif se dicka do te mbetet ” . Edhe zotrote ate pune te ka ngarkuar
    Saliu bashke me banden e tij krimenele,mafioze,vrasese, pjese e se ciles je edhe Ti ….!!!!!!

  6. prasi says:

    kur qenka kaq e afte per bankat gjermane dhe belge pse nuk

    rri atje por vjen ketu? dihet se ketu eshte me palle se atje

    ketu ke se cfare fiton ne te gjitha drejtimet prasi

  7. Roland says:

    Zonja ja ka fut teresisht kot pasi Banka e Shqiperise e ka Kodin e saj te Etikes qe ne vitin 2002. E ka madje te vecante per punonjesit dhe te vecante per Keshillin Mbikeqyres. Madje ai kod parashikon edhe penalizime per ata qe e shkelin. Mbase edhe Fullani eshte propozuar per tu shkarkuar nga Keshilli Mbikeqyres bazuar ne ate Kod. Zonja para se te kujtoje se ka zbuluar Ameriken duhet te informohet e ta dije se Amerika eshte zbuluar qe ne 1492.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje