Banka Botërore aprovon një hua prej 32,1 milionë eurosh për sektorin e shëndetësisë

28 Shkurt 2015, 10:33Ekonomia TEMA

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) prej 32.1 milionë Euro për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri. Kostoja totale e projektit është 36.1 milionë Euro dhe pjesa tjetër bashkë-financohet nga Qeveria shqiptare. Projekti do të mbështesë përmirësimin e efikasitetit të kujdesit në disa nga spitalet në vend, atë të menaxhimit të informacionit në sistemin shëndetësor si dhe rritjen e aksesit financiar për shërbimet shëndetësore.
Treguesit kryesorë që lidhen me sistemit shëndetësor në Shqipëri flasin për rezultate të ndryshme. Ndërsa disa prej tyre janë të relativisht të mira sipas standardeve rajonale, cilësia e kujdesit përbën një shqetësim domethënës. Sektori vuan nga mungesa e efikasitetit dhe nga pabarazitë. Shpenzimet nga xhepi të pacientëve përbëjnë më shumë se gjysmën e shpenzimeve në shëndetësi. Vetëm gjysma e të varfërve janë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore dhe shpenzimet në rritje për shëndetin kanë çuar më shumë familje drejt varfërisë. Pagesat nën dorë mbeten të zakonshme, sidomos në spitalet publike.
“Reformat e sektorit shëndetësor janë komplekse dhe ende ka shumë punë për t’u bërë”, tha Tahseen Sayed, Drejtore e Bankës Botërore për Shqipërinë. “Qeveria ka treguar angazhim të madh për të ndërmarrë reforma në disa fusha kyçe duke përfshirë këtu përmirësimin e sistemeve të financimit të shëndetësisë dhe shërbimeve spitalore, reformën në sektorin farmaceutik dhe zgjerimin e mbulimit nga sigurimet shëndetësore. Projekti i ri do të mbështesë reformat në sektorin shëndetësor duke synuar përmirësimin e aksesit dhe të efikasitetit në shërbimet e kujdesit shëndetësor”.
Projekti është në vazhdën e angazhimeve të mëparëshme të Bankës Botërore në këtë sektor. Aktivitetet e projektit do të mbështesin reformimin e sektorit spitalor, përmirësimin e monitorimit dhe menaxhimit të cilësisë dhe efikasitetit të shërbimit përmes krijimit të një sistemit të menaxhimit të informacionit shëndetësor dhe reformimit të sistemit të financimit duke përfshirë këtu vlerësimin e alternativave për të zgjeruar mbulimin nga sigurimet brenda hapësirës ekzistuese fiskale.

E gjithë popullsia e Shqipërisë do të përfitojë në përgjithësi nga projekti, sidomos nga përmirësimet në efikasitetin e shërbimeve të kujdesit spitalor” tha Lorena Kostallari, Drejtuese e Lartë e Projektit. “Nga fundi i projektit pritet të racionalizohet me 800 numri total i shtretërve në spitale të vogla në rrethe, sipas Masterplanit Spitalor, duke përmirësuar paralelisht shërbimet në spitalet kryesore rajonale. Si rezultat i reformës në sektorin farmaceutik, parashikohet një ulje prej 25 përqind i çmimit mesatar për 10 barnat më të përdorura me recetë dhe për 10 barnat më të shtrenjta spitalore. Kjo do të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen financiare nga shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Projekti do të mundësojë një rritje deri në 65 përqind të mbulimit nga sigurimet shëndetësore të të varfërve“.

Gjithashtu, grupe specifike të popullsisë, si ata me sëmundje kronike prioritare do të përfitojnë nga përmirësimi i kujdesit parësor dhe nga pagesat e ulura me bashkëfinancim për barna kryesore. Kjo do të ulë shpenzimet për pagesat nga xhepi për pacientët. Edhe aktorë të tjerë të sektorit shëndetësor do të përfitojnë nga përmirësimi i kapaciteteve: rreth 700 punonjës të institucioneve të kujdesit shëndetësor, përfshirë këtu edhe Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) dhe spitalet rajonale do të përfitojnë nga trajnime dhe veprimtari për ngritjen e kapaciteteve.

Që prej antarësimit të Shqipërisë në Bankën Botërore në vitin 1991, vendi ka përfituar 84 projekte me vlerë mbi 2.1 miliardë USD në kredite të IDA-s dhe grante e hua të IBRD-së.

3 komente në “Banka Botërore aprovon një hua prej 32,1 milionë eurosh për sektorin e shëndetësisë”

  1. Muhamet Demaj says:

    ato uhate ebankes botrore ipaguajm ne populli me taksat tona dhe jemi tebindur se tegjitha ato euro dotijepen pere barnna formacis se Sajmir Tahirit iduhen perdy gjera pere te deme shperblyer babajn etina pere Eksplozivin qe sajuen vete sine Ambasaden Sovjetike ne kohen XHaxhit Enver edyta iduhen partis perte bler votat qe seshpejti jan zgjedhjet lokale kjo eshte historia ekerdis per mjeksin

  2. tomorri says:

    Perseri me doli perpara idjoti “muhamet demaj” idjoti,po shko more ne shkolle se le name po nuk di te shkruashe more njeri dhe kete ti nuk e pranon por kjo eshte realiteti dhe ti nuk ke se çfar te beshe duhet bshkolle mor idjot qe te shkruashe dhe te lexoshe.Te pakten mos u ekspozo kaq keq se eshte shume turpe.

    Per kete te shkrete mjekesi qe na hengri shpirtin flitet projekte,projekte etj me ne fund mjekesi nuk ka se na cilesuane si te fundit ne renditje ,por spo e marrim veshe kaq e veshtire qenka te menazhoshe mjekesine ne shqiperi,kjo nuk me besohet kurre.
    Ketu ku jetoje me ka rene disa here rasti te shkoj neper spitale por tu themi shkurte futesh me mend dhe del pa mend mga ato qe shikon dhe nga ai sherbim qe te bejne.Konkretishte une per çdo vizite,ilaçe,konsulta dhe çdo gje qe i takon shendetit tim une nuk paguaj asnje leke.Mire qe jam te rreth te shtatedhjetave por kete mjekesi falas nuk e imagjinoja dote edhe nuk e konceptoja dote.Me vjen shume keq per kete moshe ne shqiperi qe vuajne nga mjekesia dhe qeveria paguan borxhet e Sali kreminelit,kjo eshte e pa faleshme per kete qeveri qe kemi votuare me gjithe shpirt dhe zemer.Ne shqiperi te gjithe ata mbi 65 vjeç duhet te kene mjekesi falas kur themi falas edhe te nje cilesije te larte.Nje nderhyrje te vogel bera une ketu ,mire kujdesi puna dhe mjekimin falas por trupa mjekesore ketu me te vertete jane humane se si e bejne keta nuk e kam zbuluare akoma edhe pse kam 15 vjet qe jetoj.Kur ishja ne shqiperi pyeta per kete nderhyrje dhe me thame mbi 3 mije euro tek privati vura duarte ne koke dhe mbylla gojen.
    Nga ana tjeter shikoj dhe lexoj qe miljona vine nga jashte dhe kushedi sa vijne nga brenda dhe mjekesia jone per toke me pak ndryshime keto kohet e fundit por te pa perfilleshme.Si i behet kesaj pune ne si popull nuk e kuptojme fare.Aty po s pate lek vdes dhe kjo eshte e tmerrshme sote ne vitin 2015.Shikoj 2.1 miljard me luan mendja e kokes ku shkojne keto para.

    1. Krenar says:

      Pershendetje.
      Problemi nuk eshte se mjekesia shqiptare eshte me pak e afte se mjekesia bashkohore se ne fund te fundit teknollogjia ne vija te pergjithshme eshte futur dhe ne Shqiperi.kjo ne menyre me te theksuar ne spitalet private por eshte te sistemi shendetesor dhe pothuaj ne te gjitha sistemet e shoqerise shqiptare.
      Nuk existon mjekesi falas ne asnje vend te botes por mjekesi falas per shtresat me dobeta te shoqerise se sistemi i mjekesis eshte i financuar nga taksa specifike qe cdokush eshte ne marrdhenie pune eshte i detyruar ne menyre te drejt apo te terthorte ti paguaj.
      Ne pjesen derrmuse keto te ardhura vilen qe ne burim dmth i paguan punedhenesi ne emer te cdo te punesuari cdo muajpagese rroge.
      Ne kete menure eshte krijuar dhe financuar nje mjekesi universale per te gjithe dhe spitalet private ashtu si dhe ato publike jane te futura ne kete sistem dhe qe te dy keto institucione ja faturojne vleren e cdo sherbimi mjekesor siguracionit shoqeror (sistemit te siguraciont shoqeror te krijuar nga shteti)
      Shteti si rregullator ka percaktuar limetet e tarifave per cdo sherbim te marre nga pacientet ne spitale (qofte keto private apo shteterore)dhe spitalet jane ne nje fare konkurrence dhe spitalet private nuk kane shume interes te punojne me tarifa me te larta se spitalet shteterore.Pra spitalet ne pergjithesi funksionojne si cdo nderrmarje tregetare(qofte ato private apo shteterore)dhe cdo nderrmarrje tregetare eshte gjithmon e prirur te investojne ne zhvillimin e teknollogjise ,te imazhit,servisit qe u ofron klienteve te saj.
      Shteti per ti pergjegjesuar pak qytetaret e vet i detyron te paguajne nje tarif te vogel plus qe te mos abuzojne me spitalet dhe me ilacet se gjithmon do kete njerez qe me apo pa deshire abozojne me mjekime dhe vizita te panevojshme
      Ne shqiperine tone do te mund te rregullojme sistemin tone shendetesor vetem diten qe do perqafojme kete menure te funksionari dhe besoj se eshte akoma e larget fatkeqesishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje