Marrëveshja me Max Streicher/ Reuters: Projekt me interes për BE

26 Shkurt 2015, 18:37Ekonomia TEMA

Marrëveshja e nënshkruar ditën e djeshme mes Ministrisë së Energjitikës së Shqipërisë dhe kompanisë prestigjioze gjermane Max Streicher për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Itali 200 milion euro ka tërhequr edhe vëmendjen e Reuters.

Në një artikull nënvizohet marrëveshja e firmosur nga Ministri Gjinkuri dje në Mynih, dhe ku në bazë të së cilës, Max Streicher do të investojë 200 milionë euro për linjën energjetike me Italinë.

Reuters citon edhe deklaPratën e bërë nga ministri Gjiknuri sipas së cilës, “realizimi i këtij projekti krijon mundësi të mëdha për investime të tjera në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht energjisë së rinovueshme”.

Po ashtu Reuters citon edhe fakti se “ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integrimin e rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.”

Në përfundim të artikullit, Reuters thekson se marrëveshja e djeshme është në vijimësi të reformave të ndërmarra nga ana e qeverisë, mes të cilëve projekti i gazsjellësit TAP si dhe aksioni kundër vjedhjes së energjisë dhe humbjeve në rrjet.

Sipas Reuters, marrëveshja me Max Streicher vjen pas Gjermania financoi, gjysmën si kredi dhe gjysmën si grant, të ndërtimit të linjës së transmetimit 400-kV në 2013 që lidh rrjetet e Shqipërisë dhe Kosovës.

2 komente në “Marrëveshja me Max Streicher/ Reuters: Projekt me interes për BE”

  1. kuq e zi says:

    ne te gjithe perendimin elita e sipermarresve jane kranar per ate qe jane dhe ate qe kane
    kurse ne shqiperi jane nje skuader fantazmash ku ato vete mund ta financionin keta dy projekte dhe fitimet te ngeleshin ne shqiperi pra atyre ndersa koha po ndryshon kolloset e medhej po zbarkojne dhe ketyre ashtequajturve biznesmene shqiptar do i ngelen vetem kockat

  2. stela says:

    Booo Max Streicher ne Deggendorf ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje