Ahmetaj- biznesmenëve gjermanë: Është momenti ideal për të investuar në Shqipëri

27 Shkurt 2015, 20:16Ekonomia TEMA

Vëmendja e Gjermanisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila nisi me Konferencën e Berlinit, organizuar gushtin e vitit të kaluar nga Kancelarja Merkel, është kthyer në një aksion të përbashkët të vendeve të rajonit për prezantimin e projekteve me impakt rajonal.

Takimi i djeshëm i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj me Zv. Kancelarin Gabriel, është takimi i dytë më i rëndësishëm mes dy vendeve tona pas atij të zhvilluar mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel dhe është njëkohësisht hapi më konkret në kuadër të procesit të Berlinit.

Numri dy i Europës, Sigmar Gabriel konfirmoi se Autostrada e Kaltër, një projekt tejet i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin, jo vetëm për konektivitetin por edhe për dimensionin e ri që i jep zhvillimit ekonomik dhe të turizmit në rajon, do të ketë të gjithë mbështetjen e Qeverisë Gjermane për të marrë financime nga Komisioni Europian. Autostrada e Kaltër, ose Adriatiko- Joniane lidh disa shtete si Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria e deri në Greqi dhe konsiderohet një urë tejet e rëndësishme lidhjeje e rajonit me Bashkimin Europian.

Pas takimit me zv. Kancelarin gjerman, Ministri Ahmetaj vizitoi një nga landet më të industrializuara të Gjermanisë, atë të Nordrhein-Westfalen (NRW) ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me qëllim tërheqjen e investimeve gjermane në Shqipëri.

Në takimin me Ministren e Punëve të Jashtme të Landit Schwall Duren, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe sistemet duale. Ministri Ahmetaj kërkoi ndihmën e palës gjermane për të ofruar ekspertizë dhe trajnime në shkollat profesionale në vend.

Ministri Ahmetaj takoi gjithashtu Sekretarin e Shtetit për Ekonominë, Energjinë, Industrinë, Biznesin e Mesëm dhe Profesionet e Landit, Dr. Günther Horzetsky, i cili përgëzoi qeverinë shqiptare për rrugën e reformave dhe theksoi se reformat, së bashku me sigurinë dhe shtetin e së drejtës janë thelbësore për krijimin e besimit të investitorëve gjermanë për të ardhur në Shqipëri.

“Interesimi i kompanive gjermane për Shqipërinë është gjithnjë në rritje në sektorët e energjisë, turizmit, manifakturës. Mosha e re e forcës punëtore dhe kualifikimi janë ndër të tjera avantazhe të rëndësishme që ju keni” – tha Horzetsky.

Në muajin Mars Sekretari i shtetit planifikon të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri në të cilën do të diskutohen më konkretisht marrëveshjet e bashkëpunimit në sektorët e lartpërmendur.

Vizita u mbyll me forumin e biznesit me kompanitë shqiptare dhe gjermane të Landit, ku Ministri Ahmetaj prezantoi para bizneseve të pranishme mundësitë dhe avantazhet e investimit në Shqipëri. Një forum i ngjashëm, me një pjesëmarrje të gjerë biznesesh gjermane do të zhvillohet në Tiranë në muajin shtator.

Vizita e Ministrit Ahmetaj në Gjermani konsiderohet e rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe intensifikimin e bashkë[punimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve në një kohë kur vëmendja e Gjermanisë ndaj rajonit është tejet e madhe edhe për shkak të rolit të Shqipërisë si vend koordinator i procesit të Berlinit.

42 komente në “Ahmetaj- biznesmenëve gjermanë: Është momenti ideal për të investuar në Shqipëri”

  1. Muhamet Demaj says:

    popo tnavin

    1. Lira says:

      Suksese per te dyja palet

      1. toni says:

        Shume mire per kte shqiperi, u shtofshin kto investiret e huaj se vetem lek e pune eshte per ne.

        1. UG says:

          Gjermania po e shikon shqiperine si nje partnere strategjik duke pare gjithe pasurite ujore qe i ka fal zoti. Nje investim ne sektorin e energjise ndihmon shume shtetin tone duke rritur punesimin edhe ekonomine shqiptare.

      2. andia says:

        Plane edhe projekte konkrete qe ndihmojne ne rrritjen edhe zhvillimit ekonomik shqiptare Edhe te rajonit. Investimet nga investitoret gjerman duhet te jenw te mirpritur te investitoj duke marre parasyh potencialin e tyre edhe mundesite e pa numerta qe jep shqiperia ne fushen energjitike.

      3. gjyshi says:

        Realizimi i projekteve qe pritet te kryhen ne rajonin e Ballkanit si p.sh “Koridori blu” sherbejne si ure lidhese Europe Qendrore-Ballkan, krijojne tregje te reja, hapin vende pune, zhvillojne turizmin etj. Ardhja e investitoreve te huaj ne Shqiperi ndikon per mire ne ekonomine Shqiptare.

      4. erdohan says:

        Duhet tu krijohen lehtesirat e nevojshme ne menyre qe ne Shqiperi te vijne investitore te huaj te vendeve te zhvilluara. Nje klime e tille po krijohet. Te gjitha investimet sjellin zhvillim per vendin tone!

    2. alma says:

      Besimi qe shtetet e fuqishme si Gjermania kane tek projektet e qeverise tregon qe ne jemi ne rruge te mbare

    3. Zami says:

      Shume pozitive dhe me perfitim bashkepunimi per palen shqiptare, bravo

    4. objektivi says:

      Thithja e investitoreve te huaj sjell zhvillim per vendin tone, ndikon pozitivisht ne ekonomi, jap vende te reja pune etj. Kjo sjell rritje te ekonomise per vendin tone.

      1. janaq says:

        Investimet e huaja ndikojne dretperdrejte ne ekonomi. Me rendesi eshte fakti se biznesit te huaj i eshte hapur rruga qe te investoje ne Shqiperi. Krijimi i ketij terreni te favorshem lind si shkak i eleminimit te burokracive.

    5. ori says:

      Fakti qe nje qeveri kaq e fuqishme sa ajo e gjermanise ka besim dhe mbeshtesin projektet tona tregon se ata tashme e shohin me sy tjeter Shqiperine tone

    6. Xheni says:

      Super lajm per sektorin ekonomik.

    7. elona says:

      Hape te tille,projekte te tille dhe nje mbeshtetje nga Gjermania e ndihmojne shume Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit ne BE. Eshte koha ti tregojme te gjitheve qe Shqiperia nuk eshte me shteti i hajduteve dhe te pabeseve

    8. ermir says:

      Ballkani eshte ure lidhese mes Europes perendimore dhe asaj qendrore
      Fakti qe Shqiperise i besohet ne projekte kaq te rendesishme tregon se vendi yne eshge drejt nje te ardhmje premtuese

    9. kevin says:

      Nje bashkepunim nderqeveritar mese i nevojshem per shtetin tone. Gjermania tashme eshte nje partnere strategjike e jona dhe kjo na krijon besim se edhe shqiperia vertet po ndryshon

    10. Lindi says:

      Vendi eshte ne rrugen e mbase persa I perket nxitjes se ekonomise kjo marredhenie me Gjermanine do nxiste dhe do zhvillonte me tej ekonomine shqiptare.

    11. shoku T says:

      Lobimi qe po bën ministri i Ekonomise me qellim sjelljen e sa me shume investitoreve te huaj ne vendin tone eshte per tu pershendetur. Kujtojme qe investitoret italiane kane gjetur treg ne Shqiperi. Ardhja e investitoreve gjermane do nxiste edhe investitore te vendeve te tjera qe te vinin ne Shqiperi.

    12. lisi says:

      Gjermanet per te ber nje investim serioze si thote ajo fjala popullore ta qesin tamlin e nanes keta kerkojn shum shum kushte te cilat fatkeqsish shqiperia njeher per njeher nuk i ploteson. Mirpo kur te investojn edhe investimi eshte 99% i sigurte dhe produktiv per shoqerin dhe shtetin.

    13. KONICA says:

      PERSE DO VIJE NJE INVESTITOR GJERMAN NE SHQIPERI Z. AHMETAJ??

      1. PER KRAHUN E LIRE TE PUNES QE E KEMI DEMBEL DHE TE PAKUALIFIKUAR?
      2. PER TAKSAT QE I KEMI ASPAK ME TE MIRA SE RAJONI?
      3. PER INFRASTRUKTUREN QE E KEMI PER FAQE TE ZEZE?
      4. PER ZONAT EKONOMIKE QE I KEMI INEGZISTENTE?
      5. PER QENDRUSHMERINE POLITIKE, QE E KEMI ME TERMETE CDO 2-3 MUAJ?
      6. PER RRITJEN EKONOMIKE, QE E KEMI MINUS ZERO E SPO BENI ASGJE?

      PERSE??

  2. Irsa says:

    Ka ardhur vertet momenti. Ka ndryshuar Shqiperia ka filluar nje epoke e re. Deutschland uber alles.

    1. kujtesa says:

      A ka mundesi qe Gjermania te jete protektori yne?
      Kjo do te ishte fantastike!

  3. Alina says:

    Bashkepunimi me Gjermanine sjell rezultate positive ndaj vazhdoni keshtu

    1. Eri says:

      gjermania eshte nje model per tu ndjekur ne shume fusha dhe ministria e zhvillimiit ekonomik ka bere zgjedhjen e duhur ne lidhje me vendosjen e marredhenieve bashkepunuese miidis dy vendeve

  4. nadiate says:

    gjermania eshte nje partner shume strategjik per zhvillimin ekonomik shqiptare. Pa permendur edhe kompanite qe operoj atje do i sjelllin shume perfitime shtetit shqiptare duke rritur punesimin edhe duke ndihmuar ekonomine shqiptare ne investimin e tyre ktu te ne.

    1. jonida says:

      Nje autostrad qe lidh gjith rajonin me bashkimin europian ndihmon shume vendet e ballkanit te rriten ekonomikisht duke e kthyer rajonin ne nje fuqi ekonomike te europes.

  5. guarin says:

    Epo te thithesh investitor Gjerman, sna e kishte marre mendja se mund te ndodhte dhe ne shqiperi. Bravo ministrit!

  6. Blendi Malinj says:

    Shqiperia eshte me te vertet vend ideal sepse nuk ka sindikata, ka taksat e larta, siguria eshte absolute, sa here nderrohen qeverite e fillojme nga zero,domethene rilindim,politikanet nuk njohin ligjet dhe shtetin ligjore,licensen apo biznesin ta jep dhe merr partia, duhet te marresh ne pune ose motren e Taulant Balles ose Zenin dhe per prognozat ekonomike duhet te keshillohesh me Bracen.

  7. Bato says:

    Mendoj qe ky Ahmetaj nuk dubet te premtoje qiellin se dojcat nuk jane tope dhe e dine situaten. Problemi eshte qe kur te vijne e te shohin realitetin do zhgenjehen e nuk i sjell dot me per 100 vjet. Me mire pak nga pak se o burra e pasraj me gisht ne bithe.

    1. stela says:

      Pse o Bato vertet mendon, se ato investitore bazohen vetem te premtimet e Ahmetaj ose cilido ministri tjeter??? Gjermanet nuk hedhin asnje cent, po nuk paten siguri dhe seriozitet. Mos ia qaj hallin, se ato marin infomacion nga ambasada e tyre ne Shqiperi + edhe prej zyrave private gjermane ne shqiperi, te calat kane vite qe bejne studim tregu.

  8. Patriot says:

    Nje tufe servilash te paguar shkruajne bravo ministri etj….! Eshte e turpshme qe keta minjte e gjirizit si Ahmetaj,Veliaj etj tentojne me te gjitha format te disinformojne publikun. Keta nuk e thone ne asnje moment se perfaqesuesit e Qeverise Gjermane jane te mireinformuar per korrupsionin galopant qe u trashegua nga PD dhe po vazhdon me ritem me te larte ne qeverisjen e PS. Kjo eshte arsyeja sepse nuk ka asnje investim nga pala Gjermane ne Shqiperi. Tregoni te verteten mor bukeshkelurit e Rilindjes.

  9. Shteti e populli Gjerman eshte dashamiresi i vendit tone kjo dhe per gjenezen historike te trungut te races Arjane me ate Ilire eshte mbase fat per ne kjo lidhje me shtete dhe popuj dinjitoze e vitale .

  10. Malua says:

    Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje lume i tere.

  11. psevertete says:

    pupupu e paska mbushur Ahmetaqi me komente ketu, ja ben gruaja te gjitha me duket se i vjen ndoresh per ca gjera asaj

  12. Bashkim says:

    Nuk e dija qe Gjermanet jan aq Mazokiste qe te investojne ne nje shtet te korruptuar, pa drejtesi, pa te drejta njeriu, me burokraci e me nje krim te organizuar i jashtzakonshem, dmth i falimentuar. Pa u pastruar Shqiperia nga keto elemente me siper, skeni per te pare njererz serioze per te investuar, ata qe interesohen per ktu ber te bere biznsese jan ne moment kryesiht kriminelet, sa atyr u leverdis

  13. kuq e zi says:

    Pa koridorin blu gjermania e ka te pamundur te investoioje ne shqiperi prandaj ata mbeshtesin kete koridor qe duhej te ekzistonte prej vitesh

  14. ELTONI USA says:

    Hajduti me imadh i qeverise me hajdute,o zot sa te peshtire keto komentues .

  15. Sapa says:

    Prisni se po vijne gjermanet tek vendi i korruptuar i planetit ku nje prone ka disa pronare!po te ishin aq budallenj nuk do ishin aty ku jane!tashme i njohin shqiptaret se kush jane dhe a jane ne gjendje te bejne shtet!

  16. Kokëboshi says:

    “Numri dy i Europës” zv. Kancelari i Gjermanisë…???!!! Pika bythës për gazetarët analfabetë e të papërgjegjshëm…!!!

  17. Tepelena says:

    Ky komenti i psevertetë shumë i fortë, të gjitha komentet i njëjti stil përveç këto të fundit, apo jo djali bido Bonit

  18. Rroku says:

    Skisha pa nje ushtri kaq te disiplinuar per te bere komente te porositura. Hahaha ti kishin bere pak me me lezet tpakten. Ben ahmetaj nje injorant ne ekonomi, edhe anglishten per te cilen beri shkolle duhet ta ket harru tani

  19. deser says:

    Te vijne gjermanet ne Shqiperi thjeshte me enderuar. Nje fllad qeveritar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje