BERZH, 290 mijë euro për planin e transportit në Shqipëri

2 Mars 2015, 11:27Ekonomia TEMA

Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka akorduar Qeverisë shqiptare një fond granti prej 289.383 eurosh për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri (PQT).

Në komisionet e përhershme të Kuvendit po shqyrtohet sot marrëveshja e grantit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe BERZH, ky i fundit në cilësinë e administratorit të fondeve grant për këtë sektor.

Granti prej 289.383 eurosh do te jetë një dokument kyç per Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës(MTI) ne përmbushjen e qëllimit për kursimin e energjisë për sektorin e transportit në Shqipëri dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të rrjetit të transportit.

Për transportin kombëtar, objektivi kryesor është të përgatisë një plan pragmatik, duke vendosur objektiva për zhvillimin e qëndrueshëm të rrjetit multimodal të transportit, ndërsa për transportin urban/qytetas, t’i sigurojë MTI-së politikat e praktikave më të mira, të cilat mund të zbatohen në nivel vendor. Për këtë qëllim do të përgatitet edhe një plan veprimi. /gj.k/

1 komente në “BERZH, 290 mijë euro për planin e transportit në Shqipëri”

  1. Albani says:

    Keta 300.000 euro jane vetem per te pregatitur planin nga qeveria.
    I bie te punojne 30 specialiste per nje vit,te marrin rroge 840 euro ne muaj,gjithe keta para te marra borxh per nje mut plani qe ne fund te fundit kurre ska per tu bere,ose do te behet me 30.000 euro dhe te tjerat do ti haje ministri,20% dihet kush do i marre.
    Faturat e borxhit do ti paguajme ne me taksat,ulje rrogash,ngritje cmimesh dhe shume masa kursimesh te tjera dhe vetem e vetem qe te hane bark derrat qe mos u fryfshin as me mut ishalla…….,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje