Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë një ditore në Bruksel me qëllim firmosjen e marrëveshjes COSME, programi që synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit të bizneseve të vogla dhe të mesme.
Ministri Ahmetaj u takua me Komisioneren Europiane për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe SME-të Elżbieta Bieńkowska, me të cilën nënshkruan marrëveshjen që formalizon hyrjen e Shqipërisë në Programin për Konkurrueshmërinë e Sipërmarrjeve dhe Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (COSME).
Pas firmosjes së Marrëveshjes, Komisionerja Bienkowska i uroi mirëseardhjen Shqipërisë në grupin e vendeve që mund të përfitojnë nga fondet e Programit COSME. Sa i përket programit dhe politikave të SME-ve, Bienkowska shtoi se “Aksesi në financë mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballen SME-të. Unë dëshiroj që të përdorim mundësitë për financim që ky program ofron, në mënyrë sa më eficente për të mbështetur SME-të dhe në të njëjtën kohë, të marrim ide prej vetë bizneseve lidhur me mënyrën më të mirë për t’i promovuar ato”.
Ministri Ahmetaj e vlerësoi këtë si një mundësi shumë të mirë për sipërmarrjet shqiptare që të aplikojnë për rritjen e konkurrueshmërisë, inovacionit dhe zhvillimin e tyre.
“Sot firmosëm një marrëveshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë që quhet COSME. Është një instrument financiar që Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian e kanë krijuar për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme brenda Bashkimit Europian dhe jashtë tij në vendet kandidate. Rëndësia për ne është që nga fondi i cili në total arrin në 2.3 miliardë euro, sigurisht që Shqipëria ka pjesën e vet proporcionale dhe është një sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetet shqiptare, për administratën shqiptare dhe për sipërmarrjen shqiptare që të përfitojë nga këto fonde, nga ky financim qoftë përsa i përket inovacionit, qoftë përsa i përket strukturimit të ndërmarrjeve për të përballuar një konkurrencë akoma dhe më intensive në të ardhmen dhe për të thithur atë që e quajmë “ekonomia e dijes”, në mënyrë që të kalojnë në nivelin tjetër të zhvillimit ekonomik. Është sfidë e drejtpërdrejtë për ne që të arrijmë të thithim sa më shumë fonde në ndihmë të sipërmarrjes shqiptare dhe të përgatisim sipërmarrjen shqiptare që të aplikojë suksesshëm për fondet nga ky program” – u shpreh Ministri
COSME është programi i BE që synon forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërinë e SME-vë, program i cili është në fuqi nga viti 2014-2020 me një buxhet prej 2.3 miliardë euro në total. Vendet mund të aplikojnë me projektet e tyre për të përfituar nga fondi i programit.
Shqipëria është vendi i pestë jo-anëtar i BE-së që i bashkohet dhe kontribuon në program, pas Malit të Zi, Maqedonisë, Moldavisë dhe Turqisë.
Më herët gjatë paradites, Ahmetaj takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian z. Christian Danielsson, me të cilin diskutuan për Programin Kombëtar të Reformave Ekonomike NERP, dokument të cilin Shqipëria e ka dorëzuar në Komision në 31 janar 2015 dhe që përbën planin konkret të masave që do të ndiqen në kuadër të Strategjisë për Zhvillim dhe Integrim 2020.
Ministri Ahmetaj e njohu z. Danielsson me zhvillimet kryesore të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2014, reformat e ndërmarra në sektorin energjetik, pensione, reformën administrativo-territoriale si një reformë që garanton administrim më të mirë, më eficent dhe zhvillim të integruar ekonomik të rajoneve, reformën në klimën e biznesit etj.
Nga ana e tij z. Danielsson përgëzoi Shqipërinë për punën shumë të mirë të bërë për përgatitjen e Programit të Reformave Ekonomike dhe garantoi mbështetjen e tij për vendin tonë në kuadër të integrimit europian. Procesi i iniciuar në Berlin me fokus konektivitetin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, projektet e përbashkëta rajonale dhe roli koordinues i Shqipërisë në këtë proces ishte një pikë tjetër e rëndësishme e bisedës. Komisioni Europian ka një rol të rëndësishëm në proces sa i përket mbështetjes financiare që do të ofrojë për projektet rajonale, të cilat do të prezantohen në Konferencën e radhës që do të mbahet në Vjenë në muajin gusht.
“Procesi i iniciuar ne Berlin me fokus konektivitetin mes vendeve te Ballkanit Perndimor…”
E shkeputa kete paragraph per te kuptuar,seriozitetin dhe kapacitatin e gazetarit.Kujt ja shet z. gazetar kete shkrim,po kush te paguan ty gazetar te sakatosh gjuhen shqipe?Perse na e shkaterron kete pasuri qe na e kane lene te paret?Sa per permbajtjen e shkrimit,tregojua shqip shqiptareve,se ministri Ahmetaj ka vajtur ne Bruksel per te marre kredi,me kaq perqind,per kaq vjet,qe do te perdoret per kete ceshtje(sepse Europa na detyron qe kredine ta perdorim sipas planeve te saj.NERP).Thuaj shqiptareve se sa pjese nga kjo kredi do perdoret per reklama dhe seminare(pjese qe e hane ekspertet qe dergon Europa),dhe sa per rinovim teknologjie.
Cuditem.Jane ca gazetare qe shkruajne pastaj mendohen,por mendohuni nje here,pastaj shkruani,pra konsideroni dhe lexuesin te cilit i drejtoheni.Kur gazetari nuk i ka te qarta gjerat qe shkruan per veten e tij,si mund t’i beje te qarta per te tjeret?
Po behet nje pune e mire ne zhvilllimin ekonomik edhe kjo gje po duket. Gjithashtu vendet e bashkimit europian po japin nje mbeshtetje me shume drejt zhvillimit ekonomik te vendit tonr me programe edhe projekte financiare.
Eshte nje mundesi shume e madhe per bizneset shqiptare qe vendi jone eshte pjese e ketij programi. Kjo ndihmon drejt perdrejt ne financimin e biznsseve per te hapur vende pune edhe pwr te rritur ekonomine
Po tregoher qe vendi jone po shihet me nje sy tjetere. Po behet pjese e programeve financiare edhe ekonimike duke rritur konkurencen qe i sherben shume tregut shqiptare.
Eshte nje plus i madh qe shqiperia behet pjese e kwtij programi. Duke pare qe nuk eshte vend i bashkimit europian. Kjo tregon qe politikat edhe reformat e ndjekura nga qeveria po ngjallin besimin e humbur ne bashkimin europian.
Nje rritje e madhe e konkurushmeris ne treg do sjell nje rritje te shpejte ekonomike. Nje plus i madhe per ne qe u bem pjese e ketyre programeve qe ndihmojn kryesisht po jo vetem ne rritjen e konkrushemrise te bizneseve.
Futja e Shqiperise ne grupin e vendeve qe perfitojne nga fondet e programit CSME eshte nje hap shume i rendesishem per sipermarrjet shqiptare. Gjithashtu kjo eshte nje sfide per sipermarrjet shqiptare nga performanca e te cilave varet edhe perfitimi i fondeve.
Perfitimi nga fondet e programit COSME
tregon qe shtetet e fuqishme kane besim tek projektet tona. Kjo do te co te ne nje rritje ekonomike te Shqiperise = me shume mireqenie per shqiptaret
Jemi ne rruge te mbare. Te gjitha keto por edhe marreveshjet e nenshkruara me pare nga Ministria e Ekonomise jane katalizator per permiresimin e ekonomise. Zbatimi i projekteve te shumta qe prekin Ballkanin njekohesisht edhe vendin tone, padyshim qe do reflektoje per mire ne Ekonomine shqiptare.
Marreveshje te tilla vetem sa ndihmojne zhvillimin ekonomik te Shqiperise. Besoj se keshtu jemi ne rrugen e duhur ne ndertimin e nje shteti qe gjithmone kemi dashur
BE dhe KE po na japin mbeshtetje te madhe ashtu si edhe marreveshja e sotme. Kjo na jepe nje ndihme te madhe ne integrimin e vendin tone ne BE
Financimi i drejtperdrejte i bizneseve shqipetare dhe tregut te brendshem sjell rritjen e vendeve te lira te punes qe eshte ajo cka me shume kemi nevoje
Fakti qe projeke te tilla te financuara nga BE dhe KE tashme i ofrohen dhe vendit tone tregon se vendet e zhvilluara kane besim tek shqiperia ne rrugen e saj drejt integrimit
Keto nisma jane me rendesi per faktin se ndikojne drejteperdrejte ne ekonomine Shqiptare. Fondi prej 2.3 milione eurosh nga i cili proporcionalisht perfitojme edhe ne, pra sipermarrjet Shqiptare, eshte nje nga perfitimet qe sjell kjo marreveshje e nenshkruar.
Me ne fund mund te themi qe vendet e medha tashme e shohin me sy te mire shqiperine. Kane besim dhe mbeshtesin projektet e vendit tone dhe kjo do te thote qe dite me te mira po vijne per shqiperine
Zhvillimi i tregut te brendshem eshte nje rruge e veshtire per shqiperine. Projekte te tilla cojne ne nje rimekembje ekonomike dhe fakti qe BE na ofron nje mbeshtjetje te tille tregon se ne tashme ofrojme kushtet per zhvillimin e politikave te reja ekonomike ashtu si edhe cdo vend tjeter pjese e BE
Projekte te tilla i japin mundesi te medha zhvillimi te tregut te brendshem qe do te conte ne mundesi te reja punesimi per te gjithe shqiptaret
Financimi i metejshem e tregut te brendshem sipas politikave te reja te miratuara dhe nga BE do te na sillte nje funskionim me te mire te bizneseve qofte te medha apo te vogla dhe kjo ka efekt te drejtperdrejte tek te gjithe shqiptaret
Marreveshje te tilla jane mundesi shume e mire per zhvillimim e metejshem te ekonomise tone. Si vend kanditat per ne BE hapa te tille jane pozitive per integrimin tone