Zhgënjimi nga “Crown Agents”, Qeveria: Nuk realizuan të ardhurat që prisnim

3 Mars 2015, 14:06Ekonomia TEMA

Qeveria ka pranuar për herë të parë publikisht se kontrata 8 milionë euro me “Crown Agents” për asistencën në dogana nuk dha efektet që priteshin në mbledhjen e të ardhurave.

Në letrën e mirëkuptimit që i dërgon Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria vë në dijeni Fondin se puna me konsulentin e jashtëm në administratën doganore do të vazhdojë. Por siç shkruan vetë qeveria, rritja e madhe e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende dhe, sipas saj, problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, por edhe informalitetit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga doganat ishin 5.5 miliardë lekë ose 3.5 përqind më të ulta se plani i parashikuar në buxhet. Zëri më ecurinë më të dobët ishte akciza, pikërisht taksa ku qeveria shpresonte të merrte përfitimet më të mëdha nga marrëveshja me “Crown Agents”.

Në kohën kur nënshkroi marrëveshjen, qeveria e lidhi një pjesë të shpenzimit prej 8 milionë euro me performancën e të ardhurave në dogana. Si objektiv u vendos rritja e tyre me 1 përqind ndaj Prodhimit Kombëtar.

Të dhënat tregojnë se, krahasuar me vitin 2013, të ardhurat në dogana u rritën me 10.9 miliardë lekë. Kjo është sa 0.8 përqind e Prodhimit Kombëtar, por sërish edhe kjo shifër nuk vjen e gjitha nga përmirësimi i administrimit dhe lufta ndaj evazionit fiskal.

Një pjesë e saj është rezultat i rritjes së drejtpërdrejtë të taksave mbi qytetarët, siç ishte rasti i akcizës së cigareve, e cila e vetme e shtoi barrën për vitin 2014 mbi 3.5 miliardë lekë./TCH

5 komente në “Zhgënjimi nga “Crown Agents”, Qeveria: Nuk realizuan të ardhurat që prisnim”

  1. anticensurë 211 says:

    nuk ka mundësi të kenë kaluar më pak mallra se kishte parashikuar qeveria??

    1. kujtesa says:

      Mos u nxitoni. Ketu behet fjale per krahsim shifrash me planin e qeverise sepse po te behet fjale krahsimi me realizimin e qeverise qe iku,ndryshimi eshte shume i madh.

      1. anticensurë 311 says:

        kujtesë
        ndoshta nuk jemi kuptuar!!
        nuk tem se sa është ndryshimi mes qeverive,them vetëm kaq:qeveria në fillim të vitit ka PLANIFIKUAR të marrë tot milionë lek,por parashikimi dhe realiteti nuk janë të njëjtë!!nuk dua të them se këta crown agents janë pastërtia e pastërtisë,por nuk mund të thuash për faj të tyre nuk u realizua ajo që ne mendonim,parashikonim!në mosrealizimin e parasikimit ka shumë faktorë!!
        i pari parashikim euforik
        i dyti import më i reduktuar
        i treti mallra më të lira të importuara
        e kështu me radhë!!

  2. lol says:

    Kur qévérité shqiptare te mesojne me bâ nje kontrate ku keto Crown agent paguhen vetem kur permbushin objektivate apo sipas objektivete e arritura,ate here do kemi performa ça korrekt!

  3. andri says:

    Po si nuk e kapen ata te Crown Agents ate pluhrin qe erdhi nga kuba apo Venezuela ,,,Do ta kishin realizuar planin,,,Po mos ta kapnin Gjermanet keta do ta kaptin heren e shtate….
    Kjo ishte per ti bere nje sherbim mikut ….dhe godit kundershtaret….
    Jane rrit te ardhurat,,,,,dy here u rrit aksiza e cigars dhe dy here nga 10 + tvsh nafta,,,,Ju kujtoni se populli eshte si Pal Vata….
    Qeveria me keqe ne 103 histori Shqipetare,,,Pa timon,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje