Mbikalimi i Shkozetit do të jetë i përfunduar brenda muajit mars. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit të punimeve në një prej nyjeve rrugore më të rëndësishme në qytetin e Durrësit.
Sipas Ministrit Haxhinasto, përfundimi i mbikalimit do t’i japë rrjedhën e duhur qarkullimit, ndaj u kërkoi të gjithë kontraktorëve të punojne me ritme të shpejta për të qenë gati në sezonin turistik.
Por për banorët që jetojnë pranë rrethrrotullimit të Shkozetit, ky investim ka bërë që të shkaktohen përmbytje.
Për Ministrin Haxhinasto zgjidhja mbetet në kompetencë të Ujësjellësit.
Ndërtimi i mbikalimit të Shkozetit është pjesë e investimit që parashikonte ndërtimin e trasesë rrugore me gjatësi 7.5 km nga mbikalimi pranë autostradës Durrës-Tiranë deri në zonën e Plepave.
Sëbashku me mbikalimin, investimi kap vlerën e 12.9 milion eurove.
O haxhinost tutkuni:ke afro 2 vjet NE qeveri,she nuk ke here akoma as she 2 metra rruge.minister qinglash…
Ky Haxhinasto nuk ka asnje bese! Para disa muajve premtoi se autostrada Tirane – Elbasan do mbaronte ne pranvere te 2015! Po ti hedhesh nje sy kantiereve te kesaj rruge, nuk sheh asnje duke punuar! Ministri me i paafte ne kete qeveri!
Pse shani pa baza. ky investim me siguri perfundon brenda marsit. E shikoj per dite si dhe sa punohet sepse e bej 4,5 here ne dite kete segment per aresye pune. Thini nje fjale te mire se ju mbiu sharja ne goje., se shikoni jabahsaliun c’do dite qe vetem shan e pergojon si e ema zeqos ne maje te thanes.